Ligjet sipas Raportit të progresit – deri në qershor
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1

Prishtinë, 3 mars - Ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë raportuar sot para kryeministrit Hashim Thaçi për të arriturat e tyre gjatë kësaj periudhe për hartimin e legjislacionit, të rekomanduar nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian për vitin 2009/2010. Ndërsa kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e kryeministrit Thaçi për emërimin e Ylber Hyses, si këshilltar i Strategjisë për veriun, si dhe një shumë prej 50 mijë eurosh për organizimin e manifestimit të Epopesë së UÇK së.
Kryeministri Thaçi, sipas RTV21, ka thënë se sfidat që dalin nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Qeverinë e Kosovës janë shumë të rëndësishme dhe janë pjesë e planit të punës së saj. Ai ka vlerësuar se është bërë një progres i madh që ka ndikuar në thellimin e reformave, ndërkohë që u ka kërkuar ministrave që ligjet e kërkuara t’i procedojnë në Kuvend më së largu deri në qershor të këtij viti.
Raporti për të arriturat në fushën e hartimit të legjislacionit, që del si obligim nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian ka nisur nga Zyra e kryeministrit, për të cilën ka folur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ndërkohë drejtuesit e të gjitha ministrive kanë paraqitur legjislacionin që kanë hartuar në përputhje me sfidat që paraqet Raporti i progresit i KE së.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka theksuar se janë pesë sfida për të cilat MEF i ka marrë të gjitha masat që disa nga ligjet, që kanë të bëjnë me këto sfida, të procedohen sa më shpejtë në Kuvend, kurse ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka thënë se si prioritet të kësaj ministrie janë pesë ligje, pako kjo e cila është përfunduar, ndërkaq ka theksuar se janë edhe disa ligje të tjera që janë identifikuar si të nevojshme në Raportin e progresit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka thënë se në përputhje me planin e veprimit për partneritet evropian dhe liberalizimin e vizave MPB-ja ka obligim që gjatë kësaj periudhe t'i procedojë 8 projektligje. Edhe ministrat e tjerë, Arsim Bajrami, Lutfi Zharku, Alush Gashi, Sadri Ferati, Justina Shiroka - Pula dhe zëvendësministrat Gjergj Dedaj e Emin Krasniqi, kanë raportuar për punën që kanë bërë zyrat e tyre ligjore për përgatitjen e ligjeve që janë identifikuar në Raportin e progresit të Komisionit Evropian.
Kryeministri Thaçi ka thënë se janë një sërë ligjesh që janë në përgatitjen finale të tyre, ndërkaq ka kërkuar nga ministrat që të angazhohen maksimalisht që të punojnë për plotësimin e sfidave që dalin nga ky raport. Sipas Thaçit, afati kohor për hartimin dhe procedimin e ligjeve është data 30 dhjetor, por ka kërkuar që të bëhet maksimumi i mundshëm që kjo të plotësohet edhe më herët.
Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e kryeministrit Thaçi për emërimin e Ylber Hyses si këshilltar për Strategjinë për veriun, si dhe një shumë prej 50 mijë eurosh për organizimin e manifestimit të Epopesë së UÇK së.

Li12i-GG ARMY- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 283
Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
Mosha : 33
Vendbanimi : ItAlY
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi