Kuvendi i Maqedonisë refuzoi debatin rreth Marrëveshjes së Ohrit
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Kuvendi i Maqedonisë refuzoi debatin rreth Marrëveshjes së Ohrit
Shkup, 1 mars - Shumica parlamentare refuzoi sot kërkesën e DR që të debatohet rreth dinamikës së realizimit të Marrëveshjes së Ohrit ku një nga konkluzionet e debatit do të ishte edhe sugjerimi për formimin e një komisioni anketues parlamentar për vlerësimin real të realizmit të këtij dokumenti, informon Alsat. Kundër kësaj ideje për hapje të debatit në seancë plenare, votoi edhe BDI me arsyetimin se iniciativat e ndryshme e në veçanti kur behët fjalë për Marrëveshjen e Ohrit kërkojnë qasje më serioze. Megjithatë Marrëveshja e Ohrit, javën e ardhshme do të jetë temë debati në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike.“Kemi të bëjmë me një marrëveshje të fshehur mes VMRO-DPMNE dhe BDI, apo më mirë thënë për një agjendë të përbashkët antishqiptare”, tha Flora Kadriu deputete e DR-së. Ndërsa deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi tha se nuk i komentoj kualifikimet e opozitës, por porositi që ajo të jetë më serioze kur propozon iniciativa.
Li12i-GG ARMY- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 283
Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
Mosha : 33
Vendbanimi : ItAlY
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi