Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Capello nuk e do Terryn kapiten

Shko poshtë

Capello nuk e do Terryn kapiten Empty Capello nuk e do Terryn kapiten

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 5:43

Capello nuk e do Terryn kapiten 23hx7vm


Londër, 1 mars - Trajneri italian i Përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka hedhur poshtë mundësinë që qendërmbrojtësi i Chelseat, John Terry, të rifitojë shiritin e kapitenit tek "albionët", shkruan "News of the World" të dielën.
Capello ia ka marrë shiritin e kapitenit Terryt, pas skandalit seksual në të cilën u përfshi ky i fundit. Në mediumet angleze doli në shesh afera e Terryt me ish-të dashurën e bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge, Vanessa Perroncelin.
"Derisa të jem unë trajner i Anglisë, nuk besoj se do të jetë e mundur që Terry të jetë kapiten. Unë pres që kapiteni i skuadrës sime të jetë i përgjegjshëm dhe i besuar për fëmijë dhe për tifozë. Unë ia kam thënë atij të gjitha këto", ka thënë Capello.
Kjo është goditja e radhës që ka pësuar Terry, pas aferës së publikuar. Të shtunën, në ndeshjen e zhvilluar në "Stamford Bridge" mes Chelseat e Manchester Cityt, Bridge refuzoi t'ia shtrëngonte dorën Terryt. Këta dy më herët ishin shokët më të mirë. Madje shkaku i aferës, Bridge edhe është larguar nga Përfaqësuesja e Anglisë.
"Më është dashur të marrë këtë vendim hatri i birit tim, Jaydon. Pas dhjetë viteve si do të mund ta shihja atë në sy dhe t'i thosha 'Po, ai është njeriu që ka tentuar të na shkatërrojë jetën...por, prapë kam luajtur në një skuadër me të'? Më shumë do të preferoja të mbahesha në mend si një baba i mirë, sesa si një futbollist që ka luajtur në Botëror. Njerëzit presin nga unë që të lë këtë pas dhe të ec përpara. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua. Si do të mund t'ia shpjegoja gjërat Jaydonit kur të rritet", i ka thënë Bridge një shokut të tij.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi