Rifillon lundrimi në liqenin e Komanit
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Rifillon lundrimi në liqenin e Komanit
Tropojë, 1 mars -Shkarkimet e ujit në HEC-in e Fierzës janë ndëprerë, ndërkohë që ka rifilluar lundrimi në liqenin e Komanit. Siç njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Tropoja, pas rreth pesë ditësh shkarkimesh të ujit nga HEC-i i Fierzës, në orët sot është mbyllur tuneli dhe ndërprerë shkarkimet nga baseni mëi madh në kaskadën e Drinit. Ndërkohë shkarkimet vazhdojnë ende në Koman dhe në Vaun e Dejës.
Sipas KESH-it, hidrocentrali i Komanit po shkarkon aktualisht me 200m kub/ sekondë, ndërsa hidrocentrali i Vaut të Dejës shkarkon 300 metër kub/sek.Kështu që në lumin Drin në Vaun e Dejës dhe fushat e Shkodrës derdhen 300 metër kub ujë nga portat, dhe rreth 350 metër kub të tjera nga turbinat. Specialistët thonë se këto sasi uji do të lejojnë disi uljen e nivelit në fushat dhe shtëpitë e përmbytura.
Sipas të dhënave nga Prefektura e Qarkut të Shkodrës , sipërfaqja e përmbytur llogaritet në 5700 hektarë tokë. Por, përmirësimi i kushteve të motit dhe ndërprerja e shkarkimeve ka bërë që situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës të jetë e qëndrueshme. Ndër të tjera KESH njofton se edhe hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës pritet të mbyllin së shpejti portat e tyre të shkarkimit. Ndërkohë prodhimi i energjisë vijon të jetë maksimal nga pesë hidrocentralet, përfshi edhe ato mbi lumin Mat, që kap një fuqi rreth 1200 mega vat.
Mbyllja e tunelit të shkarkimit në HEC-in e Fierzës ka bërë të mundur edhe rifillimin e lundrimit në liqenin e Komanit. Lundrimi në këtë liqen është ndërprerë më fillimin e shkarkimit të ujit nga baseni i Fierzës. Rritja e menjëhershme e nivelit të liqenit të Komanit nga derdhja e ujit dhe rrymat e rrezikshme të ujit të krijuara nga derdhjet , kanë detyruar pronarët e dy trageteve të ndërpresin lundrimin për të mos rrezikuar jetën e pasagjerëve, për shkak të rrezikshmërisë së lundrimit, Gjatë katër ditëve të ndërprerjes Pasagjerët e rajonit Tropojës së bashku me automjetet e tyre kanë lëvizur nëpër aksin rrugor të Qafë-Malit.
Li12i-GG ARMY- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 283
Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
Mosha : 33
Vendbanimi : ItAlY
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi