Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Strellc të Epërm dhe Drenoc hapen zyrat e gjendjes civile

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Në Strellc të Epërm dhe Drenoc hapen zyrat e gjendjes civile Empty Në Strellc të Epërm dhe Drenoc hapen zyrat e gjendjes civile

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 5:26

Në Strellc të Epërm dhe Drenoc hapen zyrat e gjendjes civile 1215ukw


Deçan, 1 mars- Kuvendi Komunal i Deçanit, më saktë Drejtoria e Administratës së përgjithshme, ka filluar të zgjerojë shërbimet e gjendjes civile për banorët edhe në fshatra. Të hënën në drekë është bërë përurimi i dy ndërtesave për shërbime të banorëve të fshatrave Strellc i Epërm dhe Drenoc. “Më qëllim të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve dhe shtimit të efikasitetit të dikastereve të DAK, Komuna e Deçanit, ka filluar të hapë zyra për shëbim të gjendies civile edhe në disa fshatra. Kështu sot po bëjmë hapjen e zyrave në Strellc të Epërm dhe Drenoc”, ka thënë Bashkim
Ramosaj, drejtor i DAP. Sipas Ramosajt, paraprakisht në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për to nga komuna dhe ministria përkatëse janë bërë investimet e duhura , ndërkohë që të dielën është bartur nga Deçani i tërë dokumentacioni përkatës , në mënyrë që qytetarët që gravitojnë rreth tyre nga e hëna nuk kanë nevojë që dokumentet e tyre t’i kërkojnë në Deçan. Sipas zyrtarëve administrative prej të hënës në Strellc të Epërm, mund të marrin dokumentet e gjëndjes civile banorët e fshatrave, Strellci Epërm, Strellc i Ulët, Lëbush, Belle, Isniq, Prapaqan, Dubovik dhe Papiq. Ndërkaq , në zyrën tjetër e cila është hapur në ,,Polana’’, dokumentet e tyre duhet t’i kërkojnë banorët e Drenocit, Vokshit, Sllupit, Pobergjës, Hulaj, Lloqanit dhe Prejlepit. Ndryshe, zyre të tilla së shpejti do të hapen edhe në Irzniq dhe Isniq.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi