Big Brother, Klodi: Jam homoseksual
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Big Brother, Klodi: Jam homoseksual
Big Brother, Klodi: Jam homoseksual
Emocione të forta në natën e spektaklit të Big Brother. Për herë të parë në historinë e spektakleve televizive shqiptare, një konkurrent ka deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij.
Ai është Klodi, i cili faktin e bëri të ditur nëpërmjet letrës që i kishte shkruar nënës së tij. Le të kalojmë tek Enxhi, banorja e infiltruar e Big Brother, që javën e kaluar prishi ekuilibrin e tashmë ish- çiftit Domenika-Seldi. Shënjestra të saj të ardhshme janë Jetmiri dhe Rezarta. Për sa i përket të eliminuarit të javes- ishte Graciela.
E gjendur jashtë shtëpisë, tashme ajo mendon se duhet te kishte zgjedhur taktikat për të qëndruar brenda. Emocionet kanë vazhduar përgjatë mbrëmjes. Hakiu u takua me të shoqen, ndërsa Jetmiri, njëri nga konkurrentët me karakter më të fortë, shpërtheu në lot kur lexoi letrën e motrës, të cilën e takoi me pas.
Procedura e kandidimit këtë javë ishte ndryshe. Big Brother kishte vendosur në dispozicion të konkurrentëve dy zarfe, që përmbanin dy vendime të kundërta. Në njërin shkruhej se të kandiduarit duhet të ishin vetëm meshkuj, në tjetrin vetme femra.
Rastësia e zgjedhjes së Klodit, deshi që zarfi i tij të përmbante vendimin se të kandiduarit këtë javë duhet të ishin vetëm meshkuj, çka u dha imunitet femrave. Të kandiduarit janë, Bledari, Hakiu dhe Jetmiri. /
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi