Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çorapet me erë të mirë, hiti më i ri

Shko poshtë

Çorapet me erë të mirë, hiti më i ri Empty Çorapet me erë të mirë, hiti më i ri

Mesazh nga BeLti Sun 28 Feb 2010 - 0:29

Çorapet me erë të mirë, hiti më i ri

Nxënësit e shkollave të mesme në Sarajevë kanë shpikur dhe patentuar çorapet me erë të mirë – zgjidhje për të gjithë ata që kanë probleme të zbathen para të huajve, për shkak të erës jo të këndshme të çorapeve të tyre.
Kjo ide u ra në mend nxënësve të shkollës së mesme, në kuadër të projektit të biznesmenëve të rinj, ata duhej të shpiknin ndonjë prodhim i cili duhej edhe të futej në treg, ndërsa njërit prej nxënësve i ra në mend prodhimi i ri, çorapet me erë të mirë, njofton Deutsche Welle.
Ekipi i tij punoi në detajet tjera për realizimin e këtij produkti, sepse qëllimi ishte që era të mos i zhduket pas larjes së parë, por të zgjaste së paku tre muaj.
“Kemi marrë leshin, ose një pe më të trashë, e kemi futur në vaj eterik dhe e kemi thurur në pjesët e trasha të çorapeve, siç janë gishtat, thembrat dhe pjesën e çorapes në nyjën e këmbës. Në bazë të kësaj na është njohur patente, sepse era shumë e koncentruar e vajit eterik s’mund të hiqet për së paku tre muaj”, thotë Emina Zunic, njëra prej zbuluesve dhe nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ën Sarajevë.
Në njërën prej panaireve jashtë shtetit, për këto çorape me erë janë interesuar njerëz nga British Airways dhe dëshiruan ta blejnë licencën në mënyrë që tua dhurojnë nga një palë të tillë udhëtarëve. /
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi