Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesëvjeçari theu rekordin e “pompave në ajër”

Shko poshtë

Pesëvjeçari theu rekordin e “pompave në ajër” Empty Pesëvjeçari theu rekordin e “pompave në ajër”

Mesazh nga BeLti Fri 26 Feb 2010 - 23:28

Pesëvjeçari theu rekordin e “pompave në ajër”

Pesëvjeçari nga Rumania, Giuliano Stroe theu rekordin në performimin e të ashtuquajturave “pompa në ajër”.

Stroe, të cilin e ka stërvitur i ati i cili po ashtu merret me gjimnastikë, ka lënë pa mend shikuesit e televizionit shtetëror kur gati dyfish mposhti rekordin aktual prej 12 “pompave ajrore”.
Djaloshi bëri 20 pompa gjatë të cilave këmbët nuk guxojnë të prekin tokën. Giuliano u bë I njohur në mbarë botën pasi që xhirimi i thyerjes së rekordit është publikuar në “Youtube”.
Gjatë vitit të kaluar, ai hyri në librin e rekordeve Guinness pasi në largësinë prej dhjetë metrave eci shumë shpejtë me duar derisa mbante një top të rëndë ndërmjet këmbëve.
“Ai vjen me mua në sallën e gjimnastikës prej se ka lindur. Gjithmonë ka ardhur me mua në stërvitje. Megjithatë, ai është vetëm një fëmijë dhe kur lodhet dhe mërzitet nga ushtrimet atëherë thjeshtë dalim të luajmë”, tha babai i Giulianos. /
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi