Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimbja emigranteve!

Shko poshtë

Dhimbja emigranteve! Empty Dhimbja emigranteve!

Mesazh nga Geri Fri 26 Feb 2010 - 7:45

....po behej gati
te ikte larg. Ishte vetem 19 vjec. Ishte zbehur, nuk nxirrte fjale nga
goja. Syte e tij me te thelle
se deti ishin krejtesisht te humbur, kthjellesia e tyre ishte
turbulluar. Me shterngonte fort, sikur donte ta ngrinte ne perjetesi
perqafimin tone!
Shpirti me ishte ndare ne mijera copeza, secila me e pervuajtur se
tjetra. 'Kujdesu per prinderit' - me tha tek po me perqafonte deri ne
mekat. Mezi u
largua, duart nuk i shkepuste dot nga te miat. U degjua thirrja e fundit
per nisje, sikur ra gongu!! Dalengadale u zhduk ne qiell, duke lene pas
trishtimin, mallin...

Kaluan shume dite, shume muaj. Ai po behej i gjalle cdo dite e me pak.
Jeta po e terhiqte zvarre. Ia kishin futur tmerrin ne palce. Frika e
kishte
ushqyer cdo qelize te trupit te tij. Malli me mbyste shume e me shume,
atij ia kishte marre shpirtin qysh moti...
E kishin gjetur ne gjume, mbase po enderronte shtepine, familjen,
femijerine e cila duhet t'i jete bere nje jete e larget. Shume here ia
lane ne
gjysme endrrat, deshirat... Shume here e bene te qante, edhe pse po
behej burre e bukuria e tij te vriste syte! E derguan t'i bente shoqeri
krimineleve, te semureve psiqik, te varferve, te cmendurve!!!
'Me ka zene policia' - u degjua dritherime e tij, qe nga largesia e
madhe qe na ndante sikur u shua ngadale, mezi arriti deri tek veshi
im... E kishin
zhveshur, duke analizuar cdo pjese te trupit te tij. Mbi nje tavoline te
zeze, kishin bere ekzibicione me zingjirin e tij. 'E kam nga nena ime,
te
vetmen gje!' - u kishte thene.
Ankthi po shtohej. Ai nuk behej i gjalle. Netet nuk u ngjanin me neteve!
Cdo ze, cdo thirrje me pushtonte trupin. Doja te ishte ai! Malli dhe
nevoja
per te po me corodisnin! Po dilja nga vetja ime. Ai vuante tmerrin.
Ndonjehere i bija me grusht kokes time, e cila padashje mendonte qe ai
nuk jetonte
me. Ne mendje e kisha te ngrire imazhin e tij. Doja ta thyeja ate imazh,
ta prekja me duart e mia e ta zbusja mllefin qe po zgjeronte horizonte
ne
shpirtin tim. Ku ishte, valle?!
...jam une... vellai yt... po kthehem - nuk u besoja vesheve te mi!!! Ai
po vinte. Ishte pune ditesh, tha ai. "Pune ditesh!!!", cfare ironie.
Dite, qe
sado te vogla te jene, ndryshojne jetera njerezish. Koha s'te fal! Nuk e
fali as ate. Akoma e pres kthimin e tij. Duhet te jete lodhur shume nga
rendesa e bagazhit mall! Vazhdon te me mungoje tmerrsisht. Gjysmen e
zemres time vazhdon ta kete me vete! Cdo mbremje lutem per te, qe
mengjesi te ma
sjelle prane. Cdo mengjes lutem, qe perendimin e diellit ta presim
bashke. Dielli lind e perendon, atje larg, sa ne njerin kend te qiellit
ne tjetrin,
duke shetitur horizontet... e jeta vazhdon te na terheq zvarre... te
dyve!!!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi