Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Revulocioni i Vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

Shko poshtë

"Revulocioni i Vonuar" dhe Ahmet Krasniqi Empty "Revulocioni i Vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:43

VRASJA E AHMET KRASNIQIT PATI PASOJA TË RËNDA PËR KOSOVËN DHE
PËR SHQIPTARINË

PSE DHE KUSH E VRAU AHMET KRASNIQIN
?


--------------------------------------------------------------------------------

Njëra
ndër periudhat më të vështira të popullit tonë, që i kalojë me pasoja shumë të
rënda, ishte periudha kur dy të tretat e Atdheut dhe më shumë se gjysma e
popullit shqiptar ra nënë robërinë serbo-jugosllave-greke.

Vështërësitë
dhe pasojat u shumfishuan kur gjithë kombin tonë e përfshiu robëria sllavo
-komuniste. ‘’Fara ruse’’ e mbjellur me mjeshtri në të gjitha trojet tona nga
emisarë të pansllavizmit rus, të maskuar me ‘’lëkurë të qengjit’’, dhe ushqimi i
gjeneratave të reja me ‘’egjrën komuniste’’, i sjelli kombit tonë tragjedinë më
të rëndë gjatë gjithë historisë së tij. Kjo ‘’farë’’ e djallit të mallkuar,
nepërmjet ‘’egjres komuniste’’ bëri që ishte e mundur për t’i keqpërdorë dhe për
t’i shkatrruar vlerat tona kombëtare, që u krijuan me shekuj nga populli ynë siç
ishin: mikëpritja, bujaria, trimëria, solidariteti dhe Besa Shqiptare.


Bajraktarët e ‘’farës ruse’’ duke u mbështetur në tri shtylla të faqeve
të zeza : në diktaturën e proletariatit, në luftën e klasave, në
internacionalizmin proletar, dhe në ushqimin shpirtërorë të shumë gjeneratave me
‘’egjrën komuniste’’, krijuan ‘’njeriun e ri’’, një krijesë hibride, gjysmë
njeri- gjysmë robot. Ajo far krijese, nga përdorimi i egjrës komuniste si ushqim
të përditshëm shpirtëror, humbi aftësinë për të menduar dhe për të gjykua. Zot
nuk ka. Fjalë jep shumë por nuk i mban. Rrena, shpifja dhe krimi i flejnë në
zemër. Për partinë dhe për kryepartiakun japin çdo gjë që kanë.

Urdhërat
për shpifje, kërrcnime dhe krime i kryjnë me përpikëri duke u mbështetur në
parimin se ‘’qëllimi i arsyeton mjetet’’. Për ta gënjeshtra, shpifja dhe
tradhtija janë vyrtyte. Prijsit e tyre me gjkftoftësinë e një kasapi me përvojë
të gjatë në profesion, ju japin urdhëra bajraktarëve të farës ruse për të vrarë
me tradhti nacionalistë, veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare,
kundërshtarë politikë, shpianikë dhe bashkëkombas, kur nuk arrijtën t’i bëjnë
argatë të pa gojë, apo nuk arrijnë t’i bëjnë ‘’të vdekur për së gjalli’’, që të
mos u ndihet kund zëri, nga dëshira e sëmuar për tu bërë ‘’të parë’’, nga lakmia
për të zënë pozita udhëheqëse, nga kajta për t’u bërë pasanik duke plaçkitur
pasuri të huj.

Siç dihet ‘’fara ruse’’ e ushqyer me ‘’egjrën
komuniste’’në trojrt tona krijoi lugetër, vampir, ‘’njerëz’’ zemërgurë,
‘’njerëz’’ faqezi, dyftyrësh, që u vuan në shërbim të kryedjajve komunist të
Beogradit, Moskëves, Pekinit dhe në kohën e fundit u vuan në shërbim të
vampirëve të Athinës dhe të kriminelëve të Beogradit me qëllim që ata të ju
ndihëmojnë të bëhën ‘’sundues’’ të shqiptarëve.

Këta të gjorë janë bërë
dorë e zgjatur e të huajve kur po i detyrojnë mjeranët zemër gurë, për të
ngritur dorë mbi burrat më të mirë të kombit. Dhe, a ka dëm më të madh për një
popull, a ka fatkeqësi më të madhe për një komb, kur ai në momentet vendimtare
të historisë së tij mbetet pa udhëheqje të aftë, mbetet pa dietarë dhe trima që
do të dinin t’i shfrytëzonin rrethanat e përshtatshme për realizimin e
aspiratave të popullit të tij.

Fatkeqësishtë, në gjitha periudhat e
rëndësishme historike, kur çështja kombëtare mund të zgjidhej drejtë në dobi të
interesave tona, agjenturat serbo-sllavo-greke kanë arrijtur ta bëjnë të pa aftë
klasën tonë politike, për të mos i realizuar synimet shekullore të popullit
tonë. Ata i kanë përdorë të gjitha mjetet për ta bërë parinë tonë ’’të vdekur
për së gjalli’, me shpifje të llojllojshme, apo duke’’e blerë me pare’’.


Ndërsa ata më të aftit, Burrat e Mëdhenj të Kombit, që nuk arrijtën dot
t’i bëjnë ‘’të vdekur për së gjalli’’ me kurrëfarë mënyre, i vranë me dorën e
tradhtarëve shqiptarë, që i përkisnin fundrinës së popullit tonë. Vrasja e Haxhi
Zekës nga një dorë e zgjatur e Serbis u bë për shkak se ai ishte një atdhetar i
kulluar, strateg dhe largëpamës, që dinte se kush mund të bëhën aleatë të
shqiptarëve.

Vrasja e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit dhe Isa
Boletinit u bë nga sigurimi i msheft i Serbisë me qëllim që shqiptarëve t’ua
varrosin shpresen e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Vrasja e Jusuf Gërvallës,
njërit ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Nacional çlirimtare të Kosovës dhe
Viseve tjera Shqiptare me atentatin e Shtutgardit, ku u vranë edhe Bardhosh
Gërvalla vëllau dhe bashkëveprimtari i tij i ngusht, dhe Kadri Zeka, njëri ndër
udhëheqësit e OMLK-së, u bë nga UDB-ja e Beogradit dhe nga UDB-ja e Tiranës, me
qëllim që të mos rritet dhe forcohej rrezistenca jonë kombëtare kundër robërisë
serbo-jugosllave në baza të shëndosha kombëtare, ashtu qysh e parashihnin
udhëheqësit e shquar të LNÇKVSHJ, Metush Krasniqi dhe Jusufi Gërvalla, por ajo
të ndahet dhe të përçahet në baza ideologjike dhe regjionale, duke ditur se si e
tillë ajo nuk do të ketë mundësi të ju nxirrte probleme ndërshtetërore.


Vrasja e Ahmet Krasniqit pati dhe ende do të ketë pasoja të rënda për
Kosovën dhe për shqiptarinë. Me këtë vrasje armiqët tanë shekullor dhe forcat
kundrainstiticionale të Kosovës, që me vetëdije dhe pavetëdije u bënë vegla në
duar të kriminelve të Beogradit, të pansllavistëve të Moskvës dhe të
shovenistëve të Athinës, kanë arrijtur shumë qëllime, por më kryesorët ishin :


1.U bë pengimi i bashkimit të faktorit ushtarak të Republikës së
Kosovës.

2.U bë i pamundshëm rritja dhe forcimi i FARK-ut, që u krijua
në bazë të Marrëveshtjes së Osllos.

3. U pengua institicionalizimi dhe
profesionalizimi i UÇK-së, që ishin dy faktorët kryesor për formimin e një
Ushtrie Kombëtare të Republikës së Kosovës që shumë shpejtë do të shëndrrohej në
Ushtri Kombëtare Shqiptare.

4. Rriten dhe thellohen përçarjet
ndërnjerëzore dhe ndërshqiptare.

5. Hapi rrugën e vrasjeve tjera
politike të veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, veprimtaria e të
cilëve shkonte në dëm të interesave serbo-greke dhe të kompllotistëve kokëkrisur
të Kosovës.

6. U bë i pamundshëm çlirimi i Kosovës dhe Viseve tjera
shqiptare nga vet shqiptarët

7. Si rrjedhim i të gjitha këtyre që u
përmendën më lartë serbët arrijtën shumë lehtë ta realizojë skenarin e tyre për
pastrimin etnik të Kosovës, në saje edhe të ndihmës së madhe të forcave
kundrainstiticionale të Kosovës, dhe të spiujve dhe vazalëve të tyre që kanë
zënë pozita udhëheqëse në institicionet shtetrore të Shqipërisë.

Populli
ynë, nga përvoja e tij e hidhur, e din se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë
gisht të hujtë, sikur që kanë pasur gishtë edhe në vrasjen e Burrave të Dheut,
që punuan me përkushtim për interesa madhore kombëtare, por nuk e kanë
plotësishtë të qartë pse në vrasjen e tij muarrën pjesë një numër i madh i
personaliteteve publike, që patën dhe kanë pozita udhëheqëse në subjektet
politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësishtë të Kosovës. Për
t’i pasur të qarta shkaqet e verasjes së Ahmet Krasniqut, duhet pasur të qartë
situatën politike që mberetnonte në gjithë hapsirën tonë kombëtare : ndasitë,
përçarjrt dhe grupimet dhe aleansat politike që bëheshin dhe ç’bëheshin për
qëllime karrjeriste.

Kështu klasa politike e Kosovës pas të
ashtuquajturut ‘’revolucion i vonuar demokratik’’i Shqipërisë ishte i rreshtuar
në katër grupime.

Grupimin e parë e drejtonte kryepehlivani i Nanosit
Xh.Halit, përgjegjës i Sektorit të Rëndësisë së Veçantë dhe antarë i Kryesisë së
LPK-së, me këshilltarët që i kishte në SHIK-un e Shqipërisë,( njëri ndër
kryesorët ishte Shaban Braha). Ai me A.Sylën bëri përvehtësimin e njësive
guerile të Republikës së Kosovës me mjetet e marjes së ‘’kalas nga mbrenda’’ dhe
kështu arrijti të manipulojë në shumë drejtime me SHP të UÇK-së, që e përbënin
argatët e tij më të besueshëm.

Grupimin e dytë e drejtonte R.Qosja që i
kishte futur nën këmbë klanet e H. Hysenit dhe të B. Kosumit. Ky grupim në saje
të ndihmës së A.. Sylës, Nanosit, Mejdanit dhe Klosit u bë artak me grupimin e
Xh.Halitit për të manipuluar me SHP të UÇK-së, që përbëhej nga argatë të
Xh.Halitit dhe argatë të R.Qosjes. Me çlirimin e Kosovës nga NATO-ja dy palët e
ndanë pushtetin duke formuar të ashtuquajturën ‘’ Qeverinë e Thaçit’’.


Grupimi i tretë e drejtonte B.Bukoshi i cili në fillim të viteve
1990-tave ishte me forcat institicionale të Republikës së Kosovës, pastaj bëhet
i ‘’pavarur’’, dhe kur duhej me të gjitha forcat t’i ndihmonte forcat
institicionale, bëhet me Qosjen. Me këtë grupim bëjnë aleancë të mësheftë klani
i H.Hysenit, që kishte pozita udhëheqëse në LDK-në, disa komisione të ‘’Tre
përçindshit’’, klani i Ibrahim Kelmendit i cili përpos që e kishte nën kontroll
kryesinë e LPK-së, i kikishte nën urdhërat e tij edhe një grup ushtarakësh që i
kishte dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut me detyra
speciale për ta penguar kërë subjektë ushtarak të Republikës së Kosovës, në
mesin e të cilëve ishin : Xhafer Jashari, Halil Bicaj, Fadil Demiri etj.


Grupimin e katërt e përbënin forcat institicionale të Republikës së
Kosovës,( LDK-ja NDSH-ja, PSHDK-ja, PLK-ja, PSDK-ja) nën udhëheqjen e kryetarit
të Republikës së Kosovës dhe kryetarit të LDK-së Dr.Ibrahim Rugovës dhe
veprimtarëve tjerë të subjekteve politike që i përkisnin këtij grupimi.( Mark
Krasniqi, Rexhep Avdullahu, Xhergj Dedaj, Kaqusha Jashari etj).

Ky
grupim politik organizoi dy herë zgjedhje nacionale të pavarura nga Beogradi,
krijoi institicione shtetrore në bazë të votës së lirë të popullit dhe i vuari
bazat e shtetësisë së Republikës së Kosovës, bëri ndërkombëtarizimine e çështjes
së Kosovës, krijoi miq dhe aleatë në të gjitha anët e botës, krijoi lidhje
komunikimi me shtetet e Bashkësisë Evropiane dhe në veçanti krijoi lidhje
bashkëpunimi me SHBA-të, krijuan njësitë e para guerile dhe bënë përgaditjet e
nevojshme për fillimin e luftës çlirimtare.

Pse nuk filloi lufta në
Kosovë për shkatrrimin e Jugosllavisë, që do të kishte pasoja shumë të rënda për
Kosovën dhe kombin shqiptar, marita kryesore u takon diplomatëve të shquar të
SHBA-ve që ishin miqë të kombit tonë, që kërkuan nga Ibrahim Rugova dhe Salih
Berisha që të mos e fillojnë luftën me Jugosllavinë deri sa’’ tu vie shteku’’.
Këto subjekte politike e kanë përkrahur luftën çlirimtare me mjete materjale,
ndërsa pjesa dërmuese e ushtarëve të UÇK-së i përkiste antarësisë së gjërë të
këtyre partive.

Fatkeqësishë njësitë guerile u përvehtësuan nga LPK-ja
me fajin e Qeverisë së Kosovës, në veçanti të kryeministrit Bukoshi, pasi që nuk
u përkrahën me mjet finansiare. Riformimi i Ministrisë së Mbrojtjes të
Republikës së Kosovës në mars të 1998 krijoj kushtet për institicionalizimin dhe
profesionalizimin e Luftës çlirimtare, por spiujtë serbo-sllavo-grek arrijtën ta
bindin pararojen staliniste të LPK-së për t’i krijuar kushtet e fillimit të
luftën frontale para kohe me Serbinë, dhe shkeljen e Marrërveshtjes së Osllos
për të penguar forcimin e FARK-ut.

Siç dihet, lufta për pushtet, i futi
në shamakun e tradhtisë kombëtare forcat kundrainstiticionale, kur në vend se të
kontribojnë në bashkimin e të gjitha forcave politike dhe ushtarake të
Republikës së Kosovës, për realizimin e synimeve tona kombëtare, ato tërë
veprimtarinë e tyre e drejtuan në luftë kundër institicioneve shtetërore të
Republikës së Kosovës dhe subjekteve politike që i krijuan ato institicione.


Duhet cekur se subjektet politike dhe klanet e individëve që i përbënin
forcat kundrainstiticionale, edhe pse kishin mosmsrrëveshtje të thella në mes
tyre për shumë çështje, në lidhje me luftën dhe ndarjen e pushtetit, ato kur
ishte çështje e luftimit të forcave institicionale ishin sëbashku në të gjitha
veprimet e tyre mafioze dhe kriminale. Por kur ishte në pyetje ndarja e pozitave
udhëheqëse dhe marrja e pushtetit u treguan të pamshirëshëm ndaj njëri tjetrit.


Bëheshin dhe ç’bëheshin lloj-lloj aleancash jo parimore në mes
individëve dhe klaneve me ndikim që e përbënin LPK-në dhe LBDK-në. Në këso
aleancash prin Grupimi i dytë që udhëheqej nga R.Qosja. Ky grupim politik edhe
pse ishite në aleancë të haptë me klanin e Xh.Halit, lidhi aleancë të mësheftë
me Qeverinë e Bukoshit ku bënte pjesë edhe klani i Ibrahim Kelmendi, që kishin
për qëllim për të ndarë në mes tyre pushtetin e Kosovës, ndërsa Xh.Halitin &
Kompani ta lanë me ‘’gishta në gojë’’ por siq dihet ajo nuk ndodhi sepse në
komplote dhe ndërskamsa ishte më i zoti Xh.Haliti, por dhe kishte përkrahjen e
Nanosit, Mejdanit, Klosit.

Të gjithë ata që i kanë përcjellur rrjedhat e
ngjarrjeve në Kosovë, Shqipëri dhe në botë, gjatë dhjetvjetshit të fundit të
shekullit 20, dhe e kanë lexuar feltonin tim’’Pse jemi kështu siç jemi’’ të
botuar në ‘’Bota sot’’më 21 maj- 19 qershor 2001 e kanë të qartë pse dhe kush e
vrau Ahmet Krasniqin. Në këtë shkrim nuk mund t’i përsërisim gjërat që janë
thënë në atë felton, por dua ta përsërisë një fakt se të gjitha të ligat dhe
tragjeditë që e gjetën Shqipërinë dhe Kosovën në vitet e fundit të shekullit 20,
janë pasojë e Marrëveshtjes së Zyrihut, që është lidhur në pranverë të 1993 në
mes PSSH dhe LPK-së. Prandaj edhe vrasjet politike që u bënë dhe po bëhën në
Kosovë dhe Shqipëri janë pasojë e asaj marrëveshtjeje.

Siç dihet ajo
marrëveshtje i detyronte të dy palët ta ndihmojnë njëra tjetren për të ardhur në
pushtet në të dy anët e kufurit, duke i përdorë të gjitha mjetet e lejueshme dhe
të pa lejueshme. Stalinistët e Shqipërisë duhej ta rrxonin nga pushteti Salih
Berishën, ndërsa stalinistët dhe kuqaloshët e Kosovës duhet ta largojnë nga
skena politike Ibrahim Rugovën dhe ta shkatrronin LDK-në. Këto synime
nënshkruesit e marrëveshtjes së Zyrihut mendonin t’i realizonin në rend të parë
duke u mbështetur në parimin se ‘’qëllimi i arsyeton mjetet’’, prandaj edhe vuan
kontakte me fqinjët tanë për të kërkuar ndihmen e tyre.

Në bazë të asaj
Marëveshtjeje është përgaditur i ashtuquajturi’’ revolucioni i vonuar demokratik
i Shqipërisë’’ dhe të gjitha të zezat që e gjetën Shqipërinë janë pasojë e asaj
Marrëveshtjeje. Kuptohet që edhe Kosovës i erdhën shumë të liga nga ajo
marrëveshtjeje, duke filluar nga tentimi për shkatrrimin e LDK-së në Kuvendin e
saj të Tretë, mosnjohja e zgjedhjeve të dyta parlamentare, mosnjohja e
institicioneve shtetërore të dala nga zgjedhjet parlamentare, që u bënë në
Kosovë pa kontrollin e Beogradit, përvehtësimi i njësive guerile të Republikës
së Kosovës me mjetet e ‘’marjes së kalasë nga mbrenda’’, pengimi i formimit të
Qeverisë së Kosovës nga të gjitha forcat politike dhe ushtarake, që e kërkonin
diplomatët e shquar të SHBA-ve ; pengimi dhe mos lejimi i bashkimit të forcave
ushtarake në një subjekt të vetëm komandues, në FARK ; krijimi i ‘’Qendrës’’ për
përpilimin e ‘’listave të zeza’’ për lëshimin e ‘’vendimeve’’ për shpifje,
kërrcnime dhe për vrasjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, që
nuk pranonin të bëhën argat të pagojë të tyre ; vrasjet politike që u bënë para
lufte, gjat lufte dhe pas luftës ; formimi i Qeverisë së Thaçit në Tiranë ;
krijimi i mafisë së kuqe pas çlirimit të Kosovës ; krijimi i kushteve për
enklavizimin e disa teritoreve të Kosovës ; tentimi për destabilizimin e Kosovës
dhe të Ballkanit ishin fryte të Marrëveshtjes së Zyrihut, etj.

KUR DHE
SI FILLUAN KOMPLOTET KUNDËR AHMET KRASNIQIT

Rikrijimi i Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në marsin e 1998, edhe pse me vonesë të
madhe, krijoi bazën e një organizimi institicional të luftës çlirimtare të
popullit tonë që ishte nënë robërinë serbo-jugosllave. Ardhja në krye të
Ministrisë së Mbrojtjes të një atdhetari, që rrjedhte nga një familje me tradita
të larta të atdhedashurisë dhe të trimërisë, të kolonel Ahmet Krasniqit, njërit
ndër ushtarakët shqiptarë me përgaditje të lartë profesionale, që i kishte të
kryera dy akademi ushtarake : Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore dhe
Akademinë Komanduese të Shtabit të Ushtrisë Tokësore, bëri që të alarmohën
armiqët tanë shekullor nga droja se krijimi i Forcave të Armatosura të
Republikës së Kosovës, për të cilat punonte me përkushtim Ahmet Krasniqi, do
t’ua prishnin planet dhe skenaret që i kishin thurë për ‘’zgjedhjen e çështjes
shqiptare’’ siq ua donte interesi i tyre kombëtar.

Edhe forcave
kundrainstiticionale të Kosovës, që me vetëdie apo pa vetëdie ishin vu në
shërbim të çakajve të Ballkanit, nuk ju shkonte në interes krijimi i Ministrisë
së Mbrojtjes, dhe i FARK-ut, prandaj i vuan në veprim të gjitha mjetet për ta
penguar krijimin e një Ushtrie Kombëtare të institicionalizuar dhe të
profesionalizuar, për të cilën punonte Ahmet Krasniqi, nga friga se do të vinin
në pushtet forcat institicionale, ndërsa Marrëveshtja e Zyrihut nuk do të
realizohej.

Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për bashkimin e
faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, që ishte kushti i parë
për të ju kundërvy me sukses maqinerisë ushtarake të Serbisë, në realizimin e
aspiratave të saja antishqiptare. Bashkimi i Grupit ushtarak të Deçanit me
Ministrinë e Mbrojtjes i parapriu takimit të Osllos që u mbajt në maj të 1998 në
mes përfaqësuesëve të UÇK-së dhe përfaqësuesëve të Ministrisë së Mbrojtjes në
krye me Adem Demaçin dhe Ahmet Krasniqin, që solli marrëveshtjen për formimin e
Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Sipas marrëveshtjes,
FARK-u do të komandohët nga Shtabi i Përgjithshëm, ndërsa Komandant Shtabi u
caktua Ahmet Krasniqi. Ajo marrëveshtje ia mundësoi Ahmet Krasniqit dhe
Ministrisë së Mbrojtjes formimin e Pjesës së SHP të FARK-ut në Tiranë, siç e
parashihte Marrëveshtja e Osllos.

Formimi i Pjesës së SHP të FARK-ut në
Tiranë ; formimi i qendrave për stërvitjen dhe përgaditjen e ushtarëve dhe të
kuadrit ushtarak në afërsitë kufirit Shqipëri-Kosovë ; dërgimi i ushtarakëve në
Kosovë për forcimin e njësive të UÇK-së ; trajnimi i ushtarakëve për komandantë
të brigadave (në Bosne dhe Hercogovinë) ; arrijtja e marrëveshtjeve ushtarake me
kreun ushtarak të Kroacisë, të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të disa shteteve
mislimane për ndihmë ushtarake dhe teknike, ku një pjesë e atyre marrëveshtjeve
filluan edhe të realizohën ; formimi i Brigadës 134 dhe bërrthamave të brigadave
131 dhe 133, dhe dërgimi i tyre në frontin e luftës në Kosovë, krijimi
bataljanit Diverzanto Vëzhgues edhe i disa brigadave tjera siç ishte Brigada
‘’Skënderbeu’’, brigadat 141, 142, 132 që bëheshin gati të hynin në frontin e
luftës në Kosovë dhe sukseset që i arrijti komandant Tahir Zemaj me 22 ushtarakë
që e shoqëronin, dhe disa të tjerëve që ju bashkangjitën në Kosovë, kur e
krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit sëbashku me
kuadrin komandues të forcave teritoriale të komanduara nga Ramush Hajradinaj,
dhe pastaj suksesi i FARK-ut në Betejën e Logjës, etj. Këto suksese të Ahmet
Krasniqit dhe SHP të FARK-ut, që u krynë mberenda një kohe të shkurtër, i vuan
në veprim qendrat e agjenturave serbo-sllavo-greke në Shqipëri dhe në Kosovë,
dhe forcat kundrainstiticionale të Kosovës për ta penguar Ahmet Krasniqi me SHP
të FARK-ut, në veprimet e tyre që kishin për qëllim forcimin dhe konsolidimin e
FARK-ut.

(-3.)Ngjarrjet e mëvonshme, që ndodhën në Pjesën e SHP të
FARK-ut në Shqipëri, në diasporë, dhe Kosovë, tregojnë se në pengimin dhe
eliminimin fizik të Ahmet Krasniqit përpos qarqeve më të larta
politiko-ushtarake të Beogradit, Athinës, dhe Tiranës vazale, janë marrë edhe
krerët e forcave kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës. T’i shiqojmë
faktet :

1.Siç dihet, kur Ahmet Krasniqi ndodhej në garnizonin e FARK-ut
në Papaj afër kufirit Shqipëri-Kosovë në qershor të vitit 1998, dhe i bënte
përgaditjet e fundit për dërgimin e brigadave të para operative të UÇK-së për në
Kosovë, pat ardhur një zyrtarë i komesariatit të Policisë së qytetit Baram Curri
për t’ia përcjellë vendimin e Fatos Nanosit se Garnizonin e FARK-ut në Papaj dhe
‘’Qendrën për Regrutim, Stërvitje dhe Përgaditjen e Kuadrit Ushtarak’’ në
Vuqidol duhet ‘’sa më parë të mbyllën’’.

2. Dy ditë më vonë kur Ahmet
Krasniqi këthehet për Tiranë Sigurimi i msheft i Shqipërisë ia përgaditi atij
një pritë. U sulmua me armë zjarri, por fatmirësishtë askush nuk pësoi nga ai
sulmm i papritur. Plaçkitet kombi i SHP të FARK-ut, me gjithë dokumentacionin e
brigadave që murën Urdhërin Luftarak nga Ahmet Krasniqi për të hyrë në Kosovë.
Me këtë akt terrorist të agjenturave serbo-sllavo-greke, që kishin depërtuar në
SHIK-un e Shqipërisë, ia bënë me dije Ahmet Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të
tij të ngushtë se do të vriten po qe se punojnë me përkushtim për forcimin e
Ushtrisë Kombëtare të Kosovës -FARK-ut.

3.Agjentura serbe në Dizendorf
të Gjermonisë organizoi një takim me një numër ushtarakësh shqiptarë në krye me
Xhafetr Jasharin dhe Halil Bicën për të nënshkruar peticione, me kërkesen për
ndërrimin e Ahmet Krasniqit nga posti i Krysit të Detyrës së Ministrit të
Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Vetë fakti se peticioni i është dërguar
Qeverisë së Bukoshit për ndrrimin e Ahmet Krasniqit, kur ai në bazë të
Marrëveshtjes së Osllos ia vuri themelet Ushtrisë Kombëtare të Republikës së
Kosovës, me krijimin e Pjesës së SHP të FARK-ut në Tiranë, dhe në Kosovë i futi
njësitë e para operative të UÇK-së nën komandën e Tahir Zemës, tregon se
agjenturat serbo-sllavo-greke kishin ndikim në të gjitha strukturat udhëheqëse
të shqiptarëve dhe se kishin mundësi të pengonin çdo veprimtari të mbarë që
shkonte kundër interesave serbo-sllavo-greke.

Prandaj, nuk është
vështirë për të kuptuar se për hesap të kujë kërkohej dorëheqja e Ahmet
Krasniqit, nga një grup ushtarakësh që i drejtonte I.Kelmendi. Forcat
kundrainstiticionale me vetëdije apo pa vetëdije qonin ujë në mullinin e serbit
kur nuk pranonin bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së
Kosovës, për të cilin luftonte me mish dhe me shpirtë Ahmet Krasniqi dhe shumë
burra të fortë të Atdheut, diplomatët e shquar të SHBA-ve dhe miqtë e nderuar të
kombit tonë. Prandaj është plotësishtë e kuptueshme pse pengohej Ahmet Kraniqit
nga agjenturat serbo-ruso-greke, nga pehlivanart e Nanosit, nga bajraktarët e
‘’farës ruse’’ si dhe nga argatët e Qosjes dhe rrogtarët e Xh.Halitit
&Ibrahim Kelmendit.

4.Në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare
pehlivanat e Nanosit dhe bajraktarët e ‘’farës ruse’’ filluan një fushatë të
gjërë shpifjesh të liga kundër Dr.Ibrahim Rugovës, kolonel Ahmet Krasniqit,
ushtarakut madhor Tahir Zemës dhe FARK-ut, gojarisht dhe nepërmjet gazetës së
tyre poçavër ‘’Zëri i Kosovës’’. Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj shpifën dhe
akuzohën se në ‘’marrëveshtje me Jugosllavinë e mbetur’’kanë krijuar ‘’forca
paralele me ato të UÇK-së’, qëllimi i të cilëve është që ‘’sëbashku me APJ’’të
bëjnë shkatrrimin e UÇK-së me një ‘’sulm të përbashkët’’.

Nga ushtarakët
e Kosovës askush nuk e mbrojti Ahmet Krasniqin dhe Tahir Zemën nga shpifjet kaq
të ulta, përpos njërit ushtarak i cili e bëri shkrimin por u pengua nga
kompetentët ku ai punonte për ta botuar atë punim në ndonjë gazetë apo revisë
shqiptare që botoheshin në Kosovë apo në diasporë. Ndërsa Bukoshi akuzohet nga
klani i Emrush Xhemajli & Gafurr Elshanit se nuk po e ndihëmon UÇK-në me as
një metelik nga ‘’Fondi i Qeverisë së Kosovës’’, edhe pse Bukoshi ju kishte
dhënë tëhpolla gjatë vitit 1996 në emër të UÇK-së, edhe pse me pëlqimin e
Bukoshit Ministria e Mbrojtjes nga fondi i saj ia kishte dhënë afër 8 miljan DM
përfaqësuesëve të UÇK-së në periudhën prill-gusht 1998. Forcat
kundrainstiticionale të Kosovës dhe spiujtë serb mundoheshin t’ia përgadisin një
kurthë të rrezikshme Republikës së Kosovës kur bënin shantazhe ndaj Kryetarit të
saj Dr.Ibrahim Rugovës, për t’i pranuar grupet ushtarake(UÇK-në), që i kishin
përvehtësuar me anë të komploteve, si Ushtri të Rregullt të Republikës së
Kosovës.

Rugova kishte informata të mjaftueshme për nivelin e
organizimit të njësive guerile, prandaj e dinte se do të ishte fatale për
Republikën e Kosovës të pranohën ato si Ushtri e Republikës së Kosovës. Ai e pat
përkrahur Analizën Ushtarake të kolonel Ahmet Krasniqit që i është dërguar atij,
Bukoshit dhe S.Berishës në janar të vitit 1997, dhe më vonë e pat përkrahur edhe
Marrëveshtjen e Osllos, që parashihte formimin e FARK-ut. Dhe me siguri po të
mos ishte shkelur marrëveshtja e Osllos, dhe të ishte bashkuar faktori politik
dhe ushtarak i Republikës së Kosovës, Rugova do ta pranonte të bëhej Komandant
Suprem i FARK-un, kuptohet kur do të aftësohej për të kryr operacione operative,
ashtu siç planifikonte Ahmet Krasniqi, me analizizën e tij ushtarake të shkruar
më 1996 ( është botuar në Bota sot më 19 qershor - 4 korrik 2001 më titull
:’’Vlerësim i situatës ushtarake në Republikën e Kosovës –janar 1997’’).


Fatkeqësisht Marrëveshtja e Osllos u shkel nga forcat
kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës ; UÇK-ja nuk u institicionalizua
por u përvehtësua nga LPK-ja dhe LBDK-ja, prandaj zotëri Rugova nuk ra në
grackën që ia kishin përgaditur kokëkrisurit shqiptarë dhe armiqët tanë, për të
rrahur gjoks se ‘’UÇK-ja është Ushtria e Republikës së Kosovës’’, dhe, se ai
është ‘’Komandant Suprem i saj’’, kur e dinte se UÇK-ja me organizimin që e
kishte nuk ishte e zonja t’i qëndronte sulmeve të ushtrisë serbe. Dhe çfarë
tragjedie do ta gjente kombin tonë, po sikur Kryetari i Republikës së Kosovës
Dr.Ibrahim Rugova do ta pranonte UÇK-në për Ushtri të Republikës së Kosovës, kur
në fakt ajo ishte ‘’ushtri’’ e Xh.Halitit dhe e R.Qosjes,( pas shkeljes së
Marrëveshtjes së Osllos).

Siç dihet pas dështimit të përpjekjeve
amerikane dhe të Parlamentit të Kosovës, për formimin e një Qeverie të
përbashkët prej të gjitha forcave politike dhe ushtarak të Republikës së Kosovës
(korrik -gusht 1998, forcat serbe fituan dritën e gjelbërtë nga faktori
ndërkombëtarë për fillimin e ofanzivës kundër UÇK-së. Nga kjo ofanzivë njësitë e
UÇK-së nuk patën sukses t’i përballojnë makinerisë ushtarake të okupatorit, që
kishte armatim të rënd dhe u detyruan për tu larguar për në Shqipëri, jo vetëm
shumica e popullësisë të komunës së Deçanit por edhe ‘’komandantët’’ dhe
ushtarët e UÇK-së. Edhe në Drenicë dhe gjetiu njësitë e UÇK-së u detyruan ta
lëshojnë’’teritorin e çliruar’’pasi që ishte e pamundur të mbrohen nga tenkat
dhe njësitë e blinduara serbe me pushë gjysmautomatike 10-she, dhe
kallashnikovë.

Fillimi i shtatorit të vitit 1998 ua bëri me dije
argatëve të XH.Halitit dhe rrogtarëve të R.Qosjes që e përbënin SHP të UÇK-së se
nuk e kishin çliruar as një kilometër të teritorit të Kosovës, por Serbia për
qëllime stratrgjike i kishte lënë të bëjnë parada dhe të rrafin gjoks se e kanë
çliruar 60% të teritorit të Kosovës, për të fituar të drejten të bënte pastrimin
etnik të Kosovës me preteks se po e ndjek UÇK-në.

Vetëm të marrët,
analfabetët politik dhe tradhtarët e kombit edhe sot shpifin shpifje debile, kur
e akuzojnë Rugovën se ‘’nuk e ka njohur UÇK-në për ushtri të Kosovës’’, dhe nuk
e dijnë apo nuk don ta dijnë se po të kishte ‘’rrafur gjoks’’ Rugova se ‘’UÇK-ja
është Ushtri e Republikës së Kosovës’’ dhe se ai është ‘’Komandant Suprem’’ i
saj, me humbjen e ‘’teritoreve të lira’’ që i kishte ‘’çliruar’’ UÇK-ja,
Republika e Kosovës dhe Kryetari i saj do të detyroheshin t’i fillonin bisedimet
për paqe me Serbinë-Jugosllavinë. Dhe sipas rregullave ndërkombëtare, kur dy
ushtri të dy shteteve luftojnë në mes tyre dhe lufta përfundon, organizohen
bisedat për paqë. Në tavolinën e bisedimeve fituesi gjithmon i parashtron kushte
hupsit, dhe në rastin e Kosovës, pala serbe si fituese e luftës, do t’i
parashtronte kushte delegacionit të Republikës së Kosovës për paqe.


Akademia e Shkencave Serbe e kishte përgaditur planin për ndarjen e
Kosovës dhe e kishte publikuar ende pa filluar lufta. Ja pra ç’far humnere ia
përgaditën Kosovës forcat kundrainstiticionale. Po Rugova tregoi zgjuarësi dhe
largëpamësi kur për UÇK-në dha deklarata diplomatike dhe reale, se janë
‘’fshatarë’’ që po e mbrojnë ‘’pragun e shtëpisë’’ dhe ‘’nderin e familjes’’dhe
gjithnjë kërkonte angazhimin e forcve të NATO-s, për një fazë kalimtare deri sa
Kosovës t’i njihet subjektiviterti ndërkombëtar, pasi që e njihte shumë mirë
situatën politike, ushtarake dhe ekonomike të Shqipërisë, Kosovës dhe Viseve
tjera shqiptare, që shkonte më tepër në favor të çakajve të Ballkanit se sa të
shqiptarëve. Pra politika e urtë dhe e zgjuar e kryetarit të Republikërs së
Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës sjelli intervenimin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj
ushtarakisht në Kosovë për t’i djegur planet dhe skenaret serbo-ruso-greke që i
kishin thurë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar.

-----(4)5. Edhe në
Kosovë të njëjtat shpifje i bënte gazeta e studentëve kuqalosh’’ Bota e re’’,
emisarët e LPK-së dhe një numër i vogël i ekstremistëve kokëkrisur të LKÇK-së,
që e kishin shpallur veten komandantë të njësive të UÇK-së.

6. Pas
sukseseve të e rëndësishme të Ahmet Krasniqit dhe ushtarakëve të FARK-ut në krye
me Tahir Zemën, që i treguan në frontin e luftës në Kosovë, veçmas pas fitorës
së Betejës së Logjës, dhe sidomos pas realizimit të Marrëveshtjes së Osllos edhe
në teren, kur Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj me bashkëpunëtorët e tyre në
Propoçan krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit,
alarmohet Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, dhe shumë
shpejtë e shkatrruan atë organizim të mbarë, duke e bindur Ramush Hajradinajn të
pendohet që kishte marr pjesë në krijimin e Shtabit sëbashku me Tahir Zemën, dhe
t’i hajë fjalët e dhëna me rastin e formimit të Shtabit se edhe si ‘’ushtarë do
t’i kryej detyrat që do t’ia caktonte Tahir Zemaj’’.

7.Argatët e
Xh.Halitit në krye me H. Thaçin pasi e shkatrruan Shtabin e Zonës së Tretë
Operative të Rrafshit të Dugagjinit dhe krijuan armiqësi në mes Tahir Zemës dhe
Ramush Hajradinajt, kërkuan takim në Tiranë me Bujar Bukoshin dhe Ahmet
Krasniqin. Takimi zgjati disa ditë me ndërprerje , dhe si përfundim i atyre
bisedimeve Bukoshi dual me një komunikatë se Qeveria e Kosovës nuk e ka krijuar
FARK-un dhe se përpos UÇK-së nuk ka kurrfarë forcash tjera ushtarake.

Me
këtë deklaratë Ahmet Krasniqit ju bë tradhtia e parë publike nga Kryeministri i
Kosovës Bujar Bukoshi, i cili në vend se ta njoftonte opinionin për
Marrëveshtjen e Osllos apo ta lejonte Ahmet Krasniqin të flas për atë
marrëveshtje, pasi që u pa se Marëveshtja u shkel nga forcat
kundrainstiticionale, dhe se nuk kishte pse ta ruante më si sekret ushtarak, ai
krijoi huti dhe përçarje edhe në forcat e shëndosha kombëtare, të cilat ishin në
dijuni të arrijtjes së marëveshtjes së Osllos në mes Ahmet Krasniqit dhe Adem
Demaçit, që parashihte që dy subjektet ushtarake : UÇK-ja dhe Ministria e
Mbrojtjes do t’i formojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës(FARK-un)
që do të përbëheshin nga UÇK-ja (njësi operative të FARK-ut), Aviacioni
Luftarak, Mbrojtja Teritoriale, dhe njësitë e Ministrisë së Mbrendshme.


8.Edhe LPK-ja, ( të dya klanet : klani i Xh.Halitit edhe klani i
I.Kelmendit) e penguan punën e SHP të FARK-ut në Shqipëri nepërmjet emisarëve të
tyre, duke ju krijuar probleme të mëdha eprorëve të FARK-ut, që merreshin me
logjistikë në Shqipëri, nepërmjet Polisisë rrugore dhe Policisë Finansiare, duke
ua plaçkitur armatimin që e blenin në Shqipëri, apo e sillshin nga jashtë.
Shpeshëherë burgoseshin eprorët ushtarak, rojet e Ministrisë dhe shoferët e
kamionëve, që banin armë për FARK-un.

9.Edhe forcat kundrainstiticionale
të Kosovës në krye me Qosjen muarën detyra konkrete për pengimin e Ahmet
Krasniqit dhe FARK-ut. H. Hyseni luajti rrolin e falltorit kur dual jashtë
Kosovës me qëllim të bashkimit në veprim të të gjitha klaneve dhe individëve me
ndikim që i përbënin forcat kundrainstiticionale, për pengimin dhe eliminimin e
Ahmet Krasniqit nga skena politike dhe ushtarake të Kosovës.

10.Ndërsa
Gani Syla, njëri ndër argatët më të besueshëm të H.Hysenit, dhe Shaip Bilalli
ish udhëheqës i Partisë së Prosperitetit të Maqedonisë, ia përgaditën një kurthë
të rrezikshme Ministrisë së Mbrojtjes, kur luajtën lojën e ndërmjetësit në mes
Ministrisë dhe tre tregëtarëve me nënshtetësi turke, për lidhjen e një
marrëveshtjeje për blerjen e armatimit moderrn për njësitë operative të UÇK-së,
në një vleftë prej 49 miljan DM.

Tregtarët e muarën një kopare prej 8
miljan e 700 mij DM. Sipas marrëveshtjes armatimi duhej të dorzohej në fund të
korrikut 1998 Tahir Zemës dhe njësive tjera operative të UÇK-së në Kosovë por më
vonë u kuptua se në faktë ajo marrëveshtje nuk ishte asgjë tjetër përpos ishte
një kurrthë e ngrehur nga karrjeristët e sëmuar për pushtetë të LBDK-së, qëllimi
i të cilëve ishte për ta penguar armatosjen dhe forcimin e FARK-ut, dhe të bëjnë
përvehtësimin( vjedhjen) e një shume të konsiderueshme të mjeteve që i kishte
caktuar Qeveria e Bukoshit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Tregtarët turq i
muarën tëhollat nga Ministria e Mbrojtjes por armatimin nuk e dorzuan, ndërsa
Bukoshi ,, hidhërohet’’ që Ministria ishte tradhtuar, dhe më nuk derdhi tëholla
për armatimin e njësive të UÇK-së. Ndërsa me tregtarët turq e angazhoj të mirret
njreriu i tij i besueshëm që punonte në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në
Shqipëri zotëri Kadri Balën. Fatmirësishtë veprimtarë të dalluar të çështjes
kombëtare dhe aktivistë të LDK-së, çdo ditë sillnin ndihëma finansiare dhe mjete
ushtarake në Pjesën e SHP të të FARK-ut në Tiranë, dhe në këtë mënyrë zbutej
deri dukund kriza finansiare e FARK-ut.

Duhet theksuar se Ahmet Krasniqi
dhe SHP i FARK-ut çdonjërit që ka sjellur ndihma me vleftë prej 100 e deri me
një miljan e më tepër DM, apo valuta tjera i kanë regjistruar dhe i kanë dërguar
në Bankën e Kosovës ‘’Dardania’’në Tiranë, dhe donatorëve ju kanë lëshuar
vërtetime dhe falenderime për ndihmat që ia kanë sjellur Ministrisë së
Mbrojtjes. Pra, mosrealizimi i marrëveshtjes për blerjen e armatimit ishte
tradhtia e dytë, pas asaj të Osllos, që ia bënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe
FARK-ut përfaqësuesit e LPK-së-UÇK-së dhe krerët e LBDK-së nepërmjet
Xh.Halitit&kompani dhe Gani Sylës dhe Shaip Bilallit& kompani.


Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetëdijshëm se kundër tij dhe SHP të
FARK-ut po bëhën komplote të rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinë e tij për
bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, duke u
mbështetur në parimet e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe vëllazëror, tolerancës,
mirëkuptimit dhe tejkalimit të problemeve në mënyrë vëllazërore.

Ai dha
shemmbull konkret se shqiptarët duhet harruar mosmsrrëveshtjet, gjelozitë dhe
hasmëritë që i kishin në mes vedi përshkak se ishim në luftë me Serbinë. Kështu
ai edhe pse ishte në dijuni se Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari ishin nënshkrues
të peticionit, që kërkonin dorëheqjen e tij nga Kryesi i Detyrës së Ministrit të
Mbrojtjes, ndaj tyre pati qëndrim vëllazëror, kur u paraqitën në SHP të FARK-ut
në Tiranë për sistemim. Ai duke u mbështetur në traditën dhe trashigiminë tonë
kombëtare, se kur fillon lufta me të huajin, falën apo pushojnë hasmëritë.
(ngatrresat, hidhërimet, gjaqet etj), Halil Bicën e caktoi Kryeshef të SHP të
FARK-ut, duke u mbështetur në aftësitë dhe përvojën luftarake që kishte fituar
në luftën serbo-boshnjake, ndërsa Xhafer Jasharin e caktoi Kryeshef të SHP të
FARK-ut për Logjistikë dhe Zëvendës të Ministrit për logjistikë në bazë të
aftësive profesionale që i kishte fituar gjatë shkollimit.

(5)---Ahmet
Krasniqi nuk ishte prej atyre, që hjekin dorë nga synimet po sa të ju paraqitet
pengesa e parë. Ai ishte një personalitet me karakter të fortë. Pengesat që i
dilnin jo vetëm që nuk e dobësonin por e forconin dhe e bënin më këmbënguls në
realizimin e qëllimeve madhore kombëtare. Kështu ai edhe pse muar urdhërin nga
Nanosi për t’i mbyllur dy Qendrat e FARK-ut në Vuqidol dhe në Papaj, ai jo vetëm
që nuk i mbylli këto qendra por hapi edhe dy qendra tjera në afërsi të Kuksit,
në Kalimash dhe në Kolsh .

Se Ahmet Krasniqi nuk kishte synime
karrjeriste dëshmon fakti se ai pasi muar vesh për nënshkrimin e peticioneve në
Dyzendolf të Gjermonisë, ia ofroi dorëheqjen B. Bukoshit, por ai dorëheqjen e
tij nuk e pranoi pasi që ishte i vetëdijshëm se shumica e ushtarakëve do të
kundërshtonin një vendim të tillë, sepse ai kishte ardhë në krye të Ministrisë
së Mbrojtjes në mënyrë institicionale, me pëlqimin e përfaqësuesëve
(kordinatorëve) të grupeve ushtarake që ishin krijuar në shtetet e Evropës
Perendimore, të Kroacisë dhe të Sllovenisë, por edhe ishte kundër çdo logjike të
pranonte dorëheqjen e tij pas gjithë atyre sukseseve që i kishte arritur pas
Marrëveshtjes së Osllos.

Ndërsa pas fushatës së shpifjeve të kryedjajve
të LPK-së, që e bënin nepërmjet Zërit të Kosovës se Ahmet Krasniqi ka krijuar
‘’forca paralele’’ me ato të UÇK-së, dhe shpifjeve tjera debile, ai kërkoi nga
Bukoshi që të zbardhet Marrëveshtja e Osllos dhe të shpjegohet domethënia e
FARK-ut, por Bukoshi nuk dashti vetë të bëjë shpjegime të nevojshme dhe as Ahmet
Krasniqin nuk e lejoi të njoftonte opinionin për Marrëveshtjen e Osllos.


Ahmet Krasniqi si mbetet tjetër përpos t’i njoftonte personalitetet që
kishin ndikim tek faktori politik shqiptar për Marrëveshtjen e Osllos, për
ndihmat që i janë dhënë UÇK-së në të holla, dhe për pengesat që po i dalin në
forcimin e FARK-ut. Ai pat biseduar nepërmjet telefonit edhe me disa komandantë
të UÇK-së, që Xh.Haliti&kompani i fajsonin se ata po e kundërshtojnë
Marrëveshtjen e Osllos, me qëllim që tua shpjegonte shkurtimisht Marrëveshtjen e
Osllos dhe domosdonë e bashkimit të faktorit ushtarak, po qe se kanë synim
çlirimin e Kosovës.

Po e ceku një bisedë me telefon që e pati Ahmet
Krasniqi me Sami Lushtakun gjatë muajit gusht të vitit 1998. Atë bisedë e pata
dëgjuar unë dhe Hilmi Nebihu. Ai pasi i shpjegoi Sami Lushtakut se për bashkimin
e UÇK-së dhe të Ministrisë është arritur marrëveshtja, e luti si për gjak që të
ndikojë ku ka mundësi ta’’bashkojmë UÇK-së’’, ta ‘’trashim UÇK-në’’ dhe ta
‘’çlirojmë Kosovën’’

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Revulocioni i Vonuar" dhe Ahmet Krasniqi Empty Re: "Revulocioni i Vonuar" dhe Ahmet Krasniqi

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:58

Vazhdimi

Dhe në përfundim të bisedës i tha :’’Besen
po ua japi se pasi ta çlirojmë Kosovën kurrëfar detyre udhëheqëse nuk do të
marrë për veti ! Do të këthehëm të shes speca në Kroaci, ku pata shitur më parë,
vetëm të bashkohëm dhe ta çlirojmë Kosovën !’’. ( Ahmet Krasniqi pasi përfundoi
lufta serbo-kroate, edhe pse e pat ndihëmuar Ushtrinë Kroate me armatim dhe
mjete luftarake, qe burgosur dhe dënuar me dy vjet burg për shkak se pat
kundërshtuar për të marrë pjesë në luften kroato-serbe ushtarët shqiptarë, që
shërbenin shërbimin ushtarak në APJ, dhe i kishte zënë lufta në Kroaci. Pas
daljes nga burgu Ahmet Krasniqi për të siguruar kafshatën e gojës qe detyruar të
punonte si shitës i pemëve dhe i perimeve në Kroaci).

Ahmet Krasniqi
gjatë muajit gusht të vitit 1998, nepërmjet meje bëri përpjekje për tu takuar me
Adem Demaçin në Shqipëri apo dikund tjetër, duke shpresuar se me te do t’i
sqarojnë dhe do t’i largojnë shumë probleme që i vinin nga
Xh.Haliti&kompani, por Demaçi nuk pranoi takimin duke u arsyetuar se nuk ka
kohë të dal jashtë Kosovës( Në atë kohë ishte Zëdhënës i Përgjithshëm i UÇK-së
në Prishtinë.).

Ndërsa për t’i neutralizuar dëmet dhe pengesat e
mosrealizimit të marrëveshtjes për blerjen e armatimit prej 49 miljan DM me
tregtarë turq Ahmet Krasniqi e dërgoi një delegacion të SHP të FARK-ut në Bosne
dhe Hercegovinë me një porosi për blerjen e një armatimi moderrn për njësitë e
UÇK-së në Kosovë. Delegacioni ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes edhe pse e
arrijtën marrëveshtjen me palen boshnjake, se të hollat do t’i marrin vetëm
atëherë kur armatimi arrinë në vendin e duhur në Kosovë, Bukoshi e shkeli
marrëveshtjen, duke mos i dhënë tëhollat për blerjen e armatimit të kontraktuar.


Edhe delegacioni tjetër arrijti sukses me kreun ushtarak të një shteti
misliman të Azisë, kur premtuan t’ua sjellin armatimin e nevojshëm FARK-ut
falas, me një kusht që Shqipëria të mos u sjelli probleme ndërkombëtare, kur do
ta shkarkonte armatimin në ndonjë port të Shqipërisë. Po ku do të lenin
pehlivanat e Nanosit të futën armë moderrne nga jashtë, kur e kishin marrë
urdhërin nga Nanosi, Mejdani dhe Klosi, që vetëm kallashët e dalur nga përdorimi
të Shqipërisë të dërgohën në Kosovë.

Çështja e legalizimit të Ministrisë
së Mbrojtjes dhe Pjesës së SHP të FARK-ut ishte detyrë e Qeverisë së Bukoshit,
por kur Ahmet Krasniqi kuptoi se Bukoshi ishte kunder legalizimit të këtij
subjekti ushtarak të Republikës së Kosovës, si mbeti tjetër përpos vetë të bënte
përpjekje për legalizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut në
Shqipëri. Edhe pse kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e SHP të FARK-ut për
legalizim u bë në formën e shkruar, gjatë fundit të qershorit të 1998, Ahmet
Krasniqi nuk muarr kurrfarë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Edhe kërkesat tjera të Ahmet Krasniqit, që tu lejohet qarkullimi pa pengesa i
mjeteve të transportit të Ministrisë së Mbrojtjes nëpër Shqipëri, tu jipet leja
për mbajtjene e armëve ushtarëve të UÇK-së , që e kishin për detyrë të kujdesen
për sigurinë fizike të stafit udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të
FARK-ut, etj, Ahmet Krasniqi dhe SHP i FARK-ut nuk muarrën kurrfarë përgjigje
nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Siç po shifet Ahmet Krasniqi
pati shumë pengesa nga të gjitha anët, por pengesa më e madhe i erdhi nga
Bukoshi i cili nuk e bëri legalizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, të SHP të
FARK-ut dhe të Ahmet Krasniqit në organet përkatëse të Shqipërisë.

Pra,
sipas ngjarrjeve që u zhvilluan gjatë vitit 1998 Qeveria e Kosovës ishte në
hamendje se me cilën palë të bënte aleancë : me forcat institicionale apo me
forcat kundrainstiticionale. Më në fund Bukoshi me Qeverinë e tij bëri aleancë
të mësheftë me Qosjen dhe Ibrahim Kelmendin. Prandaj mospërkrahja e Ahmet
Krasniqit nga Qeveria e Bukoshit dhe nga vet Bukoshi sa duhet dhe si duhet,
ishte rrjedhim i veprimtarisë dhe bindjeve politike të Ahmet Krasniqit, i cili
nuk ra nën ndikimin e forcave kundrainstiticionale, por përkundrazi ai mundohej
për t’i bindur krerët e tyre se çlirimi i Kosovës nuk mund të arrihet duke i
luftuar institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës, por duke i përkrahur
ato që janë krijuar me mund të madh, dhe duke i krijuar sëbashku institicionet
shtetërore që ende nuk ishin krijuar.

Ahmet Krasniqi pasi muar vendimin
për formimin e Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës
së Kosovës, dhe dha urdhër për nxerrjen e organit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Drejtori i kësaj Qendre ushtaraku Rifat Haxhijaj i kreu me përpikëri detyrat dhe
brenda një kohe të shkurtër e bëri të gatshëm nr 1 të organit të Ministrisë së
Mbrojtjes’’Revistë ushtarake’’ për botim, por Qeveria e Bukoshit ndaloj daljen e
saj nga shtypi. Numri i parë i kësaj reviste u botua disa ditë para se të
vvritet Ahmet Krasniqi, ndërsa numri i dytë pas vrasjes së tij me urdhërin e
Ahmet Krasniqit, pa dijën dhe pëlqimin e Bujar Bukoshit dhe me punën e
palodhshme të Rifat Haxhiajt.

(7)Ahmet Krasniqu u pengua edhe nga një
numër i ushtarakëve që i përkisnin stafit udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe Pjesës së SHP të FARK-ut, të cilët ishin dërguar nga forcat
kundrainstiticionale të Kosovës me detyra speciale. Në rend të parë ata kishin
për detyrë të vëzhgonin dhe të pengonin punën dhe veprimtarinë e Ahmet Krasniqit
dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, në mënyrë perfide. Ata të shumtën e
rasteve nuk i kryenin detyrimet që i kishin ndaj subjektit ushtarak, ndërsa për
moskryetjen e detyrave gjithmonë gjenin një shkak të ‘’arsyeshëm’’, se ’’janë të
sëmuar’’, se ‘’kanë probleme familjare’’ etj, por qëllimi i tyre ishte pengimi i
Ahmet Krasniqit dhe i SHP i FARK-ut, në kryerjen e detyrave ushtarake për të
cilat ishin përcaktuar. Kështu Kryeshefi i SHP të FARK-ut H. Bicaj që kur u
caktua në atë pozitë udhëheqëse e deri sa u vra Ahmet Krasniqi vetëm një herë ka
shkuar në një Qendër stërvitore për vizitë, ndërsa A.Mehmeti që ishte Zv.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Zv.Komandant i SHP të FARK-ut nuk e pa të
udhës sëpaku një herë të shkonte në një Qendër stërvitore për të kontrolluar
nivelin e aftësimit të njësive ushtarake të UÇK-së për kryerjen e detyrave
luftarake, apo thjeshtë për ta bërë një revistë ushtarake.NdërsaXhafer Jashari
pengonte dhe sabotonte armatosjen e njësive operative të UÇK-së që i pat krijuar
Ministria e Mbrojtjes.

Pas gjithë këtyre pengesave që ju paraqitën Ahmet
Krasniqit nga të gjitha anët, atij nuk i mbeti tjetër përpos t’i luftonte të
gjitha këto forca të së keqes, këta dyftyrshë, që hanin me shumë lugë, këta
demagogë, që tjetër flisnin e tjetër vepronin. Ishte fundi i muajit gusht kur
Ahmet Krasniqi u bind plotësishtë se duhej ndrruar status-quoja në SHP të
FARK-ut dhe në Qeverinë e Bukoshit. Ai nuk ishte i knaqur me raportet Qeveri e
Kosovës-Ministri e Mbrojtjes- Pjesa SHP të FARK-ut, dhe as nuk ishte i knaqur me
raportet ndërnjerëzore në këto raporte. Ishte fundi i muajit gusht kur vendosi
të ‘’rrebelohet’’. Me Bukoshin vendosi të ndërroj formën e komunikimit.


Deri në takimin e fundit që ai e pati me Bukoshin (mesi i gushtit 1998 )
me te komunikonte vetëm gojarisht. Pas atij takimi ku merrnin pjesë : Bujar
Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Agim Mehmeti, Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, Ahmet
Krasniqi vendosi të komunikoj edhe me shkrim, pasi që e kuptojë se kundër tij
luhej një lojë e rrezikshme, për t’ia ngarkuar në shpinë fajet e Qeverisë së
Bukoshit dhe fajet e një numri të caktuar të ushtarakëve që mbanin pozita
udhëheqëse në Pjesën e SHP të FARK-ut në Tiranë. Ai në fund të gushtit ia shtroi
me shkrim këto kërkesa Bujar Bukoshit :

1.Të finansohën Forcat e
Armatosura të Republikës së Kosovës nga Fondi i Qeverisë sipas parallogarisë që
i duhën për armatim, veshmbathje, dhe ushqim, të mbështetur në standarde
ushtarake. 2. Të legalizohet Ministri i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe
Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, në organet përkatëse të
Shqipërisë.3. Të bëhën ndryshime në Ministrinë e Informatave dhe në TV-në e
Kosovës. 4. Të bëhën sqarime të nevojshme me përfaqësues të UÇK-së, për t’i
bindur se është në të mirën e Kosovës rrespektimi i Marrëveshtjes së Osllos. 5.
Po qe se përfaqësuesit e UÇK-së edhe mëtutje nuk e rrespektojnë Marrëveshtjen e
Osllos, të dilet në opinion me sqarime të nevojshme për zbardhjen e kësaj
Marrëveshtjeje. Ahmet Krasniqi ia doezoi Bukoshit me shkrim edhe llogarinë e të
gjitha hargjimeve që i kishte bërë Ministria e Mbrojtjes në periudhën kohore
mars-gusht 1998.


SI U BËNË PËRGADITJA PËR VRASJEN E AHMET KRASNIQIT


Kreu ushtarak serb i dinin shumë mirë aftësitë ushtarake të Ahmet
Krasniqit dhe të ushtarakëve tjerë shqiptarë që i kishin kryer akademitë
ushtarake në Jugosllavi. Ata e dinin se po të lejohej të vepronte edhe mëtutje
Ahmet Krasniqi në forcimin e FARK-ut, dhe dërgimin e formacioneve ushtarake nga
Shqipëria në Kosovë do t’ua dëmtonte rëndë interesat e tyre
ushtarake-strategjike në Ballkan, dhe do t’ua bënte të parealizueshme skenaret
dhe planet që i kishin pergaditur kundër popullit tonë.

Edhe forcat
kundrainstiticionale në krye me Xh.Halitin& I.Kelmendin dhe
R.Qosjen&kompani, kur u bindën se nuk do të kenë sukses për ta bërë për veti
Ahmet Krasniqin, për t’i luftuar subjektet shtetrore të Republikës së Kosovës,
dhe se veprimtaria e tij po i dëmtonte interesat e tyre grupore dhe karrjeriste,
u pajtuan me përfaqësuesit e agjenturave serbo-sllavo-greke, që kishin zënë
pozita udhëheqëse në LPK-në dhe LBDK-në, dhe në udhheqjen e SHP të UÇK-së, ta
largojnë Ahmet Krasniqin nga skena politike dhe ushtarake e Kosovës.


Këto forca pastaj nuk e patën vështirë ta fusin në këto komplote Klosin
dhe SHIK-un për të ju ndihëmuar në organizimin e atentatit kundër Ahmet
Krasniqit, kuptohet me një pagesë të majshme nga fondet që janë mbledhur nga
qytetarët e Kosovës për ta ndihmuat luftën çlirimtare të Kosovës. Siq dihet
kriminelët i bënë parapërgaditjet, u caktua koha e egzekutimit dhe u caktua
vendi i pushkatimit.

Dhe nuk është rastësi që u zgjodh vendi në afërsi
të ‘’Shtëpisë së Partisë’’, aty ku më 1941 ishte formuar ‘’Partia Komuniste
Shqiptare’’ nga M. Popoviqi, D. Mugosha dhe E. Hoxha. Pra donin ta bënin
pushkatimin e Ahmet Krasniqit në afërsi të shtëpisë ku ishte lidhur aleanca në
mes çetnikve serbo-sllav me yllin komunist në ballë, dhe hiçkërkushëve-
mendjeshkurtëve të Shqipërisë, për tu treguar nacionalistëve shqiptarë kudo që
janë në botë, se fara ruse i ka të thella rrënjët në tokat shqiptare, dhe se
popoviqët dhe mugoshët kanë ndërtuar qerdhe të shumta nepër Shqipëri dhe trojet
tjera shqiptare, dhe se nuk është punë aq e lehtë, siç mendojnë shumë
‘’veprimtarë’’, se me propogandë dhe retorikë do të zhbihet nga trojet shqiptare
fara ruse dhe do të shkatrrohën qerdhet e agjenturave serbo-sllavo-greke.


Por para se t’i zbardhim përgaditjet për vrasjen e Ahmet Krasniqit duhet
të japim përgjigje në këto pyetje :
Pse armiqët tanë dhe vazalët e tyre të
Tiranës zyrtare, sëbashku me forcat kundrainstiticionale të Kosovës zgjodhën
vrasjen si mjet për largimin e Ahmet Krasniqit nga skena ushtarake dhe politike
e Kosovës, kur kanë mundur thjesht ta largojnë duke e pranuar kërkesen e tij për
dorheqje nga pozitat udhëheqëse që i mbante. ( Ahmet Krasniqi pat paraqitur
dorëheqje nga funksionet që i mbante njëherë në qershor dhe heren tjetër në
gusht të vitit 1998, por stafi udhëheqës i Ministrisë dhe B.Bukoshi nuk e patën
miratuar dorheqjen e tij). Për forcat antishqiptare ishin shumë faktorë që
ndikuan në marjen e vendimit për vrasjen e Ahmet Krasniqit, por ndër kryesorët
ishin :

1.Vendosmëria e Ahmet Krasniqit për jetësimin e Marrëveshtjes së
Osllos ; puna e tij këmbngulse për shpartallimin e pengesave, që i vinin nga të
gjitha anët, fatkeqësisht edhe nga nuk i kishte pritur ; hartimi i planit për
futjen e njësive operative të UÇK-së, Brigadën ‘’Skënderbeu’’, Brigadën 141,
142, 132 dhe Bataljanin Diverzanto-Vëzhgues në frontin e luftës në Kosovë gjatë
muajëve shtator-tetor 1998. Me Brigadën ‘’Skënderbeu’’ pat vendosur të futej
edhe vet në Kosovë.

Planet dhe përgaditjet e Ahmet Krasniqit ju kishin
ra në vesh argatëve të Xh.Halitit dhe të I. Kelmendit. Vetkuptohet që edhe
agjenturat serbo-sllavo-greke dinin për përgaditjet që i bënte Ahmet Krasniqi
për të hyrë në Kosovë. Prandaj dorheqja e Ahmet Krasniqit nga kreu i subjektit
ushtarak të Republikës së Kosovës, nuk do t’i bënte të parealizueshme planet e
tij. Të parealizueshme do t’i bënte planet e tija për futjen e brigadave
operative të UÇK-së në Kosovë vetëm vrasja e tij.

2. Mundësia për
përvehtësimin( vjedhjen) e mjeteve finansiare, që ishin paraparë për blerjen e
armatimit dhe materjalit ushtarak nga Qeveria e Bukoshit për njësitë operative
të UÇK-së. Po qe se merret në shqyrtim marrëveshtja që është lidhur në mes
Ministrisë së Mbrojtjes dhe tre tregëtarëve me nënshtetësi turke, për blerjen e
armatimit për njësitë operative të UçK-së me një vlerë prej 49 miljon DM dhe i
analizojmë detajet se kush e organizoj, ndërmjetësoj dhe e përgaditi takimin në
mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregëtarëve turq (në rangun e dytë të personave
që ua përgaditën kurrthën Ministrisë së Mbrojtjes ishin Gani Syla dhe Shaip
Bilalli) ; pse të hollat në një shumë prej 8 miljan e 700 mijë DM, në emër të
koparës ju kanë dhënë tregtarëve turq pa dijën e Ahmet Krasniqit ; kush vendosi
në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kush ua ka dhën tëhollat tregtarëve turq
; dhe së fundi si ka përfunduar ajo marrëveshtje dhe pse u caktua nga Bukoshi të
merret me atë marrëveshtje njeriu më i besueshëm i tij Kadri Balaj , të jepë të
kuptosh, se marrëveshtja për armatim, nuk ishte asgjë tjetër përpos se një
kurthë, e përgaditur nga kreu i forcave kundrainstiticionale, ( menjëherë pas
arrijtjes së marrëveshtjes së Osllos,) me të cilën donin t’i arrinin dy qëllime
:

a). Ta pengonin armatosjen e njësive operative të UÇK-së që
përgaditeshin në Qendrat e stërvitjes që ishin krijuar nga SHP i FARK-ut në
afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, dhe

b) Përvehtësimin(vjedhjen) e një
shume disa miljanshe të mjeteve finansiare të Ministrisë së Mbrojtjes për xhepat
e disa krerëve të forcave kundrainstiticionale të Kosovës.

3. Ta mohonin
Marrëveshtjen e Osllos. Forcat kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës
ishin të vetëdijshme se me zbardhjen (zbulimin) e Marrëveshtjes së Osllos nga
Ahmet Krasniqi, opinioni ynë do t’i konsiderojë fajtorë krerët e LPK-së dhe të
LBD-së, për shkeljen e Marrëveshtjes së Osllos, dhe më nuk do të pijnë ujë
shpifjet e tyre se Rugova dhe LDK-ja janë fajtorë për mosbashkimin e faktorit
ushtarak të Republikës së Kosovës. Se është kështu dëshmon fakti se edhe pse
Xh.Haliti dhe argatët e tij e mohojnë egzistimin e kësaj marrëveshtjeje, ende
nuk u zbardh ajo nga përgjegjësit e ish Qeverisë së Bukoshit dhe as nga
përgjegjësit e ish Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.


(8)Ishte gushti i vitit 1998, kur forcat serbe patën marrë një fushatë
të egër kundër njësive të UÇK-së dhe popullësisë civile të Drenicës dhe të
Dukagjinit, pas dështimit të diplomacisë amerikane që mundohej t’i detyronte
forcat politike (institicionale dhe kundrainstiticionale) për të bërë një Qeveri
të përbashkët. Siç dihet Mehmet Hajrizi e pranoi mandatin për formimin e
Qeverisë që ia dha Kryetari i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, por planin Amerikan për
krijimin e Qeverisë së Kosovës nuk e përkrahën : B.Bukoshi me ministrat e tij,
R.Qosja me LBDK-në, dhe A.Demaçi me Shtabin e Xh.Halitit që quhej SHP i UÇK-së.


Si rrjedhim i papërgjegjësisë së plotë të forcave kundrainstiticionale,
që ishin quar peshë ‘’për ta marrë pushtetin’’ mbi qytetarët e Kosovës, kur fuqi
dhe dije nuk kishin ta fitonin as një betejë kundër ushtrisë serbe, dhe çka
ishte më e keqja, nuk donin t’i dëgjonin as këshillat e miqëve të kombit tonë që
ishin vu në krye të diplomacisë së SHBA-ve. Siç dihet pas dështimit të
diplomacisë amerikane për formimin e Qeverisë së Kosovës, populli martir i
Kosovës mbeti pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, dhe kështu Serbisë i erdh
‘’langu në bisht’’ për të ju çepuar jo vetëm njësive të UÇK-së, por edhe
popullësisë civile. Drenica dhe Dukagjini u shkelën nga forcat serbe. Njësitë
teritoriale të Ramush Hajradinajt pa kurrfarë komande u larguan në Shqipëri.


Edhe njësitë operative të UÇK-së, që ishin nën komandën e Tahir Zemës, u
detyruan t’i lëshonin pozicionet që i mbanin dhe të mos e pranojnë luftën
frontale me ushtrinë serbe, në rend të parë se ishte grumbulluar një popullësi e
madhe civile në teritoret ku i mbanin njësitë operative të UÇK-së, që i
komandonte komandant Tahir Zemaj. Tirana dhe Durrsi ishin të mbushur me civil
nga Dukagjini dhe ushtarë e ‘’komandantë’’ të vetshpallur të UÇK-së, në mesin e
të cilëve ishte edhe Xh.Haliti, A.Syla, H.Thaçi, I.Kelmendi, R. dhe H.
Hajradinaj, komandant ‘’çorri’’ dhe shumë ‘’çorra’’tjerë me nofka të
llojllojshme. Këto kushte dhe rrethana shumë të vështira për shqiptarët, që
mbetën pa përkrahen e faktorit ndërkombëtarë dhe sulmoheshin nga forcat e
Kasapit të Ballkanit, në vend që të ndikonte në vetëdijësimin e krerëve të
forcave kundrainstiticionale për tu bashkuar me forcat institicionale për
krijimin e Qeverisë së përbashkët, që e kërkonte Parlamenti i Republikës së
Kosovës dhe aleatët tanë, ata bënë lista për pushkatimin e burrave më të mirë të
kombit, që nuk arrijtën t’i bënin argatë dhe skllevër të tyre.

Në këto
rrethana Ahmet Krasniqi pat kërkuar nga Salih Berisha të ndërrmerte që ishte e
mundur për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, ndërsa vet
bënte përgaditjet e fundit për t’i futur në Kosovë njësitë operative të UÇK-së,
që ishin përgaditur në Qendrat e stërvitjes të FARK-ut afër Tropojës dhe Kuksit.


Ishte fillimi i shtatorit të 1998 kur Komandanti i SHP të FARK-ut Ahmet
Krasniqi vendosi t’i vizitojë njësitë operative të UÇK-së : Brigadën
‘’Skënderbeu, Brigadat : 141, 142, 134 , Bataljanin Diverzanto-Vëzhgues, dhe
Bataljanin e Policisë Ushtarake. Me të patën shkuar disa anëtarë të Ministrisë
së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut. Gjatë vizitës Komandanti i SHP të i FARK-ut
kolonel Ahmet Krasniqi bëri vlerësimin e përgaditjeve të çdo njësie ushtarake
veç e veç, dhe konstatoj se të gjitha njësitë ushtarake janë në gjendje të
kryejnë akcione operative kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Pehlivanat e Nanosit,
agjenturat serbo-sllavo-greke, SHIK-u, dhe bajraktarët e farës ruse e përcillnin
me interesim veprimtarinë e Ahmet Krasniqit nepërmjet ushtarakëve që ishin hyrë
në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut me detyra speciale nga krerët e
LPK-ja dhe të LBDK-së.

Hyrja e Ahmet Krasniqit në Kosovë me njësitë
operative të UÇK-së, që planifikonte të bëhet gjatë gjysmës së dytë të shtatorit
dhe gjysmës së parë të tetorit të 1998 i alarmoi agjenturat serbo-sllavo greke
dhe forcat kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës dhe vendosën ta bëjnë
pengimin e një veprimi të tillë. ‘’Qendra e Krimit’’ e krijuar nga krerët e
LPK-së, LBDK-së, Shtabit të Xh.Halitit që quhej SHP i UÇK-së, dhe disa
individëve që kishin pozita të larta shtetrore në mesin e të cilëve kishte edhe
spiuj serb dhe grek, muarën vendimin për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Vendimi për
vrasjen e tij është bërë gjatë muajit gusht, por përgaditjet e përshpejtuara për
vrasjen e tij kanë filluar nga fillimi i shtatorit të 1998, ndërsa përgaditjet
përfundimtare në javën e dytë dhe javën e tretë të shtatorit, deri sa ai ishte
për vizitë në Qendrat e stërvitjes të FARK-ut afër kufirit Shqipëri-Kosovë.
Faktet dëshmojnë se në përgaditjen për vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marr pjesë
edhe disa ushtarakë që i përkisnin stafit udhëheqës dhe komandues të Ministrisë
së Mbrojtjes, dhe të SHP të FARK-ut, të cilët ishin bërë klysh dhe argatë të
Xh.Halitit, I. Kelmendit dhe të H. Hysenit. T’i shiqojmë faktet me radhë :


a). Ahmet Krasniqi banonte në një banesë që ia kishte siguruar Shaip
Muja, në qendër të Tiranës, ( afër Piramidës) që kur pat shkuar në Shqipëri me
stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të krijuar Pjesën e SHP të FARK-ut në
Tiranë. Të vritet Ahmet Krasniqi në qendër të Tiranës nuk ishte edhe aq lehtë,
prandaj ‘’Qendra e Krimit’’ju ka dhënë për detyrë argatëve të tyre që kishin
arrijtur të depërtojnë në stafin udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP
të FARK-ut, për t’ia ndrruar banesën Ahmet Krasniqit deri sa ai i vizitonte
Qendrat e stërvitjes të FARK-ut. ( java e dytë e shtatorit 1998). Këta tradhtarë
të kombit arrijnë ta bindin SHP të FARK-ut për të dhënë pëlqimin për t’ia
ndërruar banesën Ahmet Krasniqit, gjëja se për qëllime të ‘’ sigurisë’’së tij.


Shtrohet pyetja pse SHP i FARK-ut nuk e kundërshtuan propozimin e
klyshëve të I.Kelmendit, Xh.Halitit dhe të H.Hysenit, që Ahmet Krasniqit t’i
caktohet banesa në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut Shyqiri Toskës, që Ministria e
Mbrojtjes e kishte marrë me qira për nevoja të Drejtorisë informative ?


Po të ishte bërë propozimi për ndrrimin e banesës për qëllime të
‘’sigurisë’’ së Ahmet Krasniqit, do të ishte kontradiktore t’i caktohej banesa
në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut Shyqiri Toskës, kur ishte shtëpia tjetër e
Ministrisë së Mbrojtjes, që ishte marrë me **** për nevoja të Pjesës së SHP të
FARK-ut, dhe ishte në një vend më të përshtatshëm për t’ia siguruar mbrojtjen
fizike të Ahmet Krasniqit. Ajo shtëpi ishte në lagjën ku jetonte Azem Hajdari,
afër rrugës Tiranë-Elbasan dhe në afërsi me Ambasadën amerikane. Ishte e paisur
me dy kamera që e përcillnin çdo lëvizje në rrugën e lagjës nga shtëpia e deri
në rrugën automobilistike Tiranë-Elbesan ?

Por klyshët laramana, që
kishin pozita udhëheqëse në SHP të FARK-ut, ia caktuan banesën Ahmet Krasniqit
në shtëpinë e oficerit të SHIK-ut Shyqiri Toskës, ( se ashtu ju kishin thënë
patronët e tyre) që ishte afër Medresesë, në lagjën e ‘’Shtëpisë së Partisë’’.
Në banesën e re Ahmet Krasniqit i dërgohet garderoba personale, përfshir këtu
edhe një revolver me dy bomba dore dhe një kallashnikov, që i mbante në dhomen e
tij të gjumit.

b). Ahmet Krasniqit ia larguan njërin nga rojet më të
afta që i kishte SHP i FARK-ut, ushtarin me nofkën ’’Shpendi’’, në mënyrë shumë
të poshtur duke i ngjitur fjalë ( duke e shpifur), se ka bërë planë për ta vrarë
Ahmet Krasniqin. Se ishte shpifje tregon fakti se ‘’Shpendi’’ dërgohet në
garnizonin e FARK-ut në Papaj afër Tropojës, me qëllim që kur të bëhet atentati
ndaj Ahmet Krasniqit të mos gjindet në shërbimin e rojeve personale të Ahmet
Krasniqit dhe SHP të FARK-ut. Por kur vritet Ahmet Krasniqi ai prap sillet në
shërbimin e mëparshëm dhe bëhet përgjegjës për çështjen e sigurimit të kuadrit
komandues të SHP të FARK-ut.

Ahmet Krasniqi këthehet nga Veri i
Shqipërisë në Tiranë më 19 shtator 1998. Ai merr vesh për ndërrimin e banesës
nga kolegët e tij, por atij kjo gjë nuk i bëri përshtypje fare dhe nuk e
kundërshtoi vendimin e kolegëve, duke u mbështetur në Rregulloren Ushtarake se
çdo Organ ushtarak i kryen detyrat e tij në bazë të kushteve dhe rrethanave që i
krijohën ndërkohë. Ai natën e parë e kalon në banesën e re. Natën e dytë nuk u
kthye në banesë, si duket e kalon natën te ndonjë mik i tij në Tiranë. Të
nesërmën më 21 shtator 1998, e kalon tërë ditën në biseda të ndara dhe të
përbashkëta me një numër ushtarakësh të Brigadave 134, 131, dhe 133, që ishin
kthyer nga Kosova.

Pati biseda me Tahir Zemajn, Salih Çekun, Agim
Ramadanin dhe të tjerë. U diskutuan shumë çështje që kishin të bënin me
veprimtarinë e subjektit ushtarak që i përkisnin, sukseset, mossukseset dhe
pengesat që ju dualën në kryerjen e detyrave ushtarake. U fol edhe për masat që
duheshin ndërrmarrë për tejkalimin e pengesave dhe të vështërsive, që do të
mundësonte futjen me sukses të njësive operative të UÇK-së, që ishin bërë gati
për të marrë pjesë në frontin e luftës në Kosovë. Dikush nga ushtarakët i
propozon Ahmet Krasniqit ta kalojnë sëbashku një mbrëmje, që do të merrnin
vendime konkrete për punën e mëtutjeshme. Ky propozim përkrahet nga Ahmet
Krasniqi dhe ai e cakton takimin në Restoranin’’Nëna Mbretëreshë’’në Tiranë, që
ishte shumë afër nga selia e Pjesës së SHP të FARK-ut.

(9)Argatët e
forcave kundrainstiticionale që kishin depërtuar në pozita udhëheqëse në SHP të
FARK-ut i kryen detyrat e para që ua kishte caktuar Qendra e krimi. Radhën e
kishte SHIK-u, të tregonte se detyrën që e ka marrë për ta kryer do ta kryej me
përkushtim. Ishte nata e 17 shtatori i vitit 1998 kur forcat e policisë sëbashku
me pjestarë të SHIK-ut( afër 30 veta) kontrolluan shtëpinë e Shyqiri Toskes, që
ua kishte lëshuar me qira Ministrisë së Mbrojtjes për nevoja të Drejtorisë
Informative.

Shtrohet pyetja pse nuk u bë më heret kontrollimi i kësaj
Qendre, por u bë pasi Ahmet Krasniqit ju rregullua dhoma e gjumit në atë shtëpi?
Përgjigja është e qartë. SHIK-u dhe klyshët e I.Kelmendit , Xh.Halitit dhe të
H.Hysenit i bënin përgaditjet e fundit për pushkatimin e Ahmet Krasniqit. Dhe
per të qenë të sigurtë se do ta kryejnë detyrën me sukses që e kishin marrë nga
Qendra e krimit, donin ta çarmatosnin Ahmet Krasniqin. Ata e dinin se Ahmet
Krasniqi i mbante në dhomën e gjumit një kallashnikov, një rëvolver dhe dy bomba
dore. Duhet cekur dy fakte që dëshmon se Ahmet Krasniqi dhe SHP i FARK-ut ishin
nën mbikqyrjen e forcave kundrainstiticionale të Kosovës, të SHIK-ut dhe të
agjenturave serbo-sllavo-greke, kur çdo gjë që punohej në SHP të FARK-ut e
merrnin vesh kryepehlivanat e Nanosit.

Është e mjaftueshme të cekën
vetëm dy fakte, që do të vërtetonin pohimet e mia. Kur SHIK-u dhe policia
shqiptare e bëjnë kontrollimin e Drejtorisë Informative të Ministrisë së
Mbrojtjes, e kontrolluan edhe dhomen e gjumit të Ahmet Krasniqit. Ata kishin
informata të sigurta se Ahmet Krasniqi e kishte një revole personale dhe dy
bombe dore në ormanin e garderobës.

Pra, ata e thyen ormanin e
gardorobës për të marrë rëvolën dhe dy bombat personale të Ahmet Krasniqit. Kjo
dëshmon se klyshët e Xh.Halitit. I.Kelmendit dhe të H.Hysenit, që kishin
depërtuar të futën në SHP të FARK-ut i kryenin detyrat me përkushtim, por
shtrohet pyetja pse nuk ndërrmuarën asgjë kolegët e tij, pas këtij rasti të
çarmatosjes së SHP të FARK-ut, dhe të Ahmet Krasniqit, për të siguruar armë për
mbrojtjen e Ahmet Krasniqit dhe stafit udhëheqës të këtij subjekti ushtarak të
Republikës së Kosovës, kur në Shqipëri në çfardo kohe mund të siguroheshin armë
për mbrojtje personale : revolver dhe kallashnikov ?

Kjo ishte faza e
parë e përgaditjeve për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Faza e dytë fillon pasi
kthimit të Ahmet Krasniqi nga Veriu i Shqipërisë (ku i patë vizituar njësitë
operative të UçK-së, që duhej të hynin në Kosovë) në Tiranë. Edhe në këtë fazë,
në përgaditjet për vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë tri palë : 1.
Qendra e krimit, 2. SHIK-u dhe 3. Një numër ushtarakësh që i përkisnin stafit
udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pjesës së SHP të FARK-ut.


Qendra e krimit ashtu si në fazën e parë edhe në fazën e dytë të
përgaditjeve për vrasjen e Ahmet Krasniqit pati rolin vendimmarrës. Në këtë fazë
ajo e bëri edhe mbikqyrjen e përgaditjeve për kët krim, dhe bëri kordinimin e
punëve që i kryente SHIK-u dhe punëve që i kryenin ushtarakët e Ministrisë së
Mbrojtjes që ishin bërë argat dhe klysh të forcave kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës.

Sipas skenarit të përgaditur më parë nga Qendra e
Krimit dhe SHIK-u, Ahmet Krasniqi duhej të vritet në orët e vona të mbrëmjes kur
të këthehet në banesë. Vendi (lagjja)se ku gjendet shtëpia e Shyqiri Toskes (ku
duhej të banonte Ahmet Krasniqi) i përgjigjej të gjitha kushteve për ta kryer pa
vështërësi atentatin dhe pa pasoja të largohën kriminelët nga vendi i krimit.
Kriminelët ishin bërë gati ta ngrehin gishtin e krimit në çdo moment që urdhëron
Qendra e krimit. Çdo lëvizje e Ahmet Krasniqit vëshgohet nga klyshët e forcave
kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës që kishin arrijtur të hyjnë në
stafin e Ministrisë së Mbrojtjes. Mbrëmja e 21 shtatorit të 1998 ishte shumë e
përshtatshme për realizimin e planit dhe skenarit të Qendrës së krimit për
vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Në Restoranin’’Nëna Mbretëresh’’ ishte Ahmet
Krasniqi, Kryeshefi i SHP të FARK-ut, tre ushtarakë nga sigurimi, nga një
ushtarak nga Drejtoria personale, Drejtoria informative dhe Shërbimi i
finansave, dhe disa ushtarakë të brigadave 134, 131 dhe 133, që kishin marrë
pjesë në frontin e luftës në Kosovë. Takimi kishte karakter pune, por për nderë
të ushtarakëve që kishin marrë pjesë në frontin e luftës në Kosovë, Ahmet
Krasniqi shtroi një darkë për ta. Në pasdarken e asaj mbrëmje u shqyrtua situata
ushtarake në Kosovë dhe gjendja aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe në SHP të
FARK-ut. Në veçanti u rrafën çështjet e mosrealizimit të marrëveshtjes së
armatimit që u nënshkrua në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe tregëtarëve turq,
dhe shkelja e marrëveshtjes së Osllos nga forcat kundrainstiticionale të
Republikës së Kosovës. Më në fund u muarrën vendime të rëndësishme që kishin të
bënin me forcimin e UÇK-së.

Planet e Ahmet Krasniqit për futjen në
frontin e luftës në Kosovë të të gjitha njësive operative të UÇK-së, që ishin
bërë gati nepër qendrat e stërvitjes, u miratua edhe nga ushtarakët e brigadave
134, 131 dhe 133. Në atë takim është dashur të merrte pjesë edhe kolonel Tahir
Zemaj, por Ahmet Krasniqi nuk pat lejuar të vinte për shkaqe të sigurisë së tij
personale. Kjo tregon se Ahmet Krasniqi ishte i vetëdijshëm se në çdo moment
ishin të rrezikuar një numër i konsiderueshëm i ushtarakëve të FARK-ut, nga
forcat kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës, në mesin e të cilëve ishin
Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Salih Çeku, Agim Ramadani, etj. Atë natë Ahmet
Krasniqi donte që vet të kujdesej për sigurinë personale të kolonel Tahir Zemës,
kur i dha urdhër Hilmi Nebihut që personalishtë të kujdeset për sigurinë fizike
të kolonel Tahir Zemës.

Takimi ka përfunduar rreth orës 23.00, dhe të
gjithë kanë hypur në tri vetura. Në veturën e parë ishte Ahmet Krasniqi, tre
ushtarakë të brigadave operative 134, 131 dhe 133, një ushtarak nga Drejtoria
informative dhe shoferi i kombit. Në dy veturat tjera ishin të tjerët. Afër
pompes së benzinit veturat ndalën nga pjestarë të policisë dhe të SHIK-ut të
Shqipërisë, për ta bërë kontrollimin e dokumentacionit të ushtarakëve për të
ditur identitetin e tyre. Veçmas kontrollohet pasaporta e Ahmet Krasniqit nga
pjestarë të policisë dhe të SHIK-ut, dhe me radiolidhje e njoftojnë dikend për
identitetin e Ahmet Krasniqit. Kjo tregon se bëheshin pëgaditjet përfundimtare
nga kriminelët për ta kryer egzekutimin e pushkatimit të Ahmet Krasniqit.


Ende pa kaluar te ambasada amerikane zbresin nga kombi tre usharakët e
brigadave të lartëpërmendura, që aty pari banonin, dhe në veturë mbesin vetëm
Ahmet Krasniqi, ushtaraku i Drejtorisë Informative dhe shoferi. Vetura në të
cilën ishte Ahmet Krasniqi kishte marrë drejtimin e Medresesë sëbashku edhe me
një veturë tjetër në të cilën ishin ushtarakë të Ministrisë, por policia e ndal
për të dytën herë veturën e dytë që e shoqëronte kombin ku ishte Ahmeti
Krasniqi. Kombi arrinë shumë shpejtë para Medresesë dhe pastaj lakon rrugën
djathtas për të hyrë në rrugicën, që e shpinte para derës së shtëpisë së Shyqiri
Toskës.

Vlen të theksohet se rrugica ishte e pa ndriquar dhe shumë e
ngushtë, sa që kur kalon ndonjë veturë, këmbësori është i detyruar të pështetet
për muri, për të qenë i sigurt se nuk do të shkelet nga vetura. Vetura arrinë
para dyrëve të shtëpisë së Shyqiri Toskës, ku ia kishin përgaditur banesën Ahmet
Krasniqir tradhtarët. Zbresin nga vetura shoferi dhe ushtaraku për ta hapur
dyert e oborrit. Pa pritmas dëgjohet zëri i prer i një njeriu me maskë : ‘’Mos
luni!’’.

Kishin qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur me
kallashnikov dhe rovole. Një kriminel e kishte zënë kryqin e rrugicës që ishte
nja dhjetë metra larg shtëpisë së Shyqiri Toskës, dhe rrinte në gjendje
gadishmerie për të shtirë me kallashnikov kushdo që do të pengonte në realizimin
e krimit. Dy kriminel tjerë që u paraqitën papritmas para veturës. Ua drejtojnë
revolverët shoferit dhe ushtarakut që mundoheshin t’i hapin dyertë e oborrit.
Ahmet Krasniqi ende ishte mbrenda në veturë. Por kur e shef këtë skenë
trishtuese, zbret me shpejtësi për për ta mbrojtur usharin e tij, që ishte në
lulën e rinisë.

Por kriminelët ishin përgaditur për krim, nuk kishin
mëshirë ndaj askuj që donte tua prishte planet dhe t’i pengonte në kryerjen e
detyrës. Njëri nga dy kriminelët ia futë grykën e kallashit në fyt Ahmet
Krasniqit, ndërsa krimineli tjetër bëri kontrollin e shoferit dhe ushtarakut mos
kanë rastësishtë ndonjë armë dhe i detyroi të shtrihën në tokë.


Krimineli tjetër që e mbante Ahmet Kraniqin në thumb të kallashit e
pyste kriminelin tjetër se ‘’a është ky ‘’( nënkuptohet që e pyste për Ahmet
Krasniqin). Kur krimineli i këthen përgjigje se ‘’është vet ai’’, krimineli
ngreh gishtin e krimit dhe kështu përfundoi skenari i vrasjes së Ahmet
Krasniqit, i cili ishte përgaditur për një kohë të gjatë nga bisha-njerëz,
shpirtshitur, dyftyrsha, zemërgur dhe kriminel të regjur të profesionit për të
kryer atentate politike.

Pra siç po shifet në vrasjen e Ahmet Krasniqit
kanë marrë pjesë : Qendra e krimit, ushtarakë tradhtarë që ishin bërë argatë të
forcave kundrainstiticionale, pjestarë të policisë dhe SHIK-ut të Shqipërisë,
dhe kriminelë( atentatorët) të paguar nga Qendra e krimit, me paratë e fondeve
që ishin mbledhur për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë bërë shumë vrasje
politike në Shqipëri dhe në Kosovë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, por
kjo vrasje dhe vrasja e Azem Hajdarit janë vrasjet më monstroze nga të gjitha
vrasjet.

Mënyra dhe organizimi i vrasjes së Ahmet Krasniqi, tregon se ai
ka qenë i tradhtuar nga të gjitha drejtimet, edhe nga ata që kurrë nuk është
pritur. Por më së shumti dhembë tradhtia që i është bërë nga mbrenda nga disa
ushtarakë që ishin futur në stafiin e Ministrisë së Mbrojtjes. Dhe nuk është
rastësi që Ahmet Krasniqi natën e krimit është lënë pa kurrëfar mbrojtje.
Shtrohet pyetja ku ishte organi që ishte përgjegjës për mbrojtjen e Ministrit të
Mbrijtjes dhe Komandantit të SHP të FARK-ut ? Ku ishte stafi dhe bashkëuntorët e
tij të ngushtë. Në këto pyetje dhe në shumë pyetje tjera duhen të përgjigjen mos
sot, një ditë jo të largët gjithseqysh.

(10)Pas një distance trivjeçare
nga vrasja e Ahmet Krasniqit janë qartësuar shumë detaje të errta të atij krimi,
edhe në bazë të deklaratatve të personaliteteve dhe personave publik të jetës
politike të Kosovës dhe të pararojes staliniste të LPK-së. Vlenë të shënohet
deklarata e Zyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së zotëri Adem Demaçit, e cila
më 20 shtator të 1998 ( një ditë para vrasjes së Ahmet Krasniqit) njofton
opinionin e gjërë se Adem Demaçi ‘’për shkak të stërngarkimit me punë , mjekët
kanë konstatuar se ai ka një tendosje të tepruar të nervave dhe një keqësim të
diabetit(sëmundja e sheqerit). Për këtë arsye mjekët e kanë këshilluar zotëri
Demaçin që të deaktivizohet nga të gjitha punët e veta të përditshme dhe të
pushojë sa më gjatë .

Në njoftim, gjithashtu thuhet se të gjitha takimet
e parapara të zotëri Demaçit me miq të huaj dhe të vendit si dhe takimet e
caktuara me gazetarë shtyhën për nje afat të pacaktuar.’’ (Citati është marrë
nga shkrimi i botuar me titull : Adem Demaçi në pushim të gjatë mjekësor të
botuar në Bota sot, më 22 shtator 1998).

Shtrohet pyetja ishte rastësi
që përputhej ‘’pushimi mjekësor’’ i Adem Demaçit me vrasjen e Ahmet Krasniqit,
apo ishte një gjestë i Adem Demaçit që shprehu revolten dhe mospajtimin e tij me
Qendrën e krimit, që kishte vendosur për ta vrarë Ahmet Kraniqin. Koha do të
tregoi se ku është e vërteta, por nuk ka qenë normale që Adem Demaçi të mos e
gjykonte vrasjen e Ahmet Krasniqit, sëpaku pas kalimit të ‘’pushimit mjekësor’’,
kur dihet se ishin bashkëautorë të Marrëveshtjes së Osllos dhe ishin kryesues të
dy delegacioneve të subjekteve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të
UÇK-së.

Sa i përketë prononcimit të Xhafer Shatrit, ish ministër i
Informimit në Qeverinë e Bukoshit, në lidhje me vrasjen e Ahmet Krasniqit, vlenë
të citohën këto fragmente nga shkrimi i tij i botuar në revistën Pasqyra Nr.19
të 23-30/09/1999 me titull :’’Pse u vra Ahmet Krasniqi’’. Ai thotë : ‘’Pa hyrë
se kush janë dorasit, e përsërisim, kjo është qështje e gjygjit, shkaqet që quan
deri te vrasja e Ahmet Krasniqit dhe te mbajtja ose te vetëmbajtja peng e
oficerve duhet kërkuar bashkë me përgjegjësinë parasegjithash te institicionet e
Kosovës, të cilat dështuan, sepse, falë këmbënguljes së udhëheqësve të tyre me
vetëdije nuk përgaditën as luftën dhe as paqen ’’.

Vlerësim i Xh.Shatrit
se përgjegjësinë për vrasjen e Ahmet Krasniqit e mbajnë ‘’institicionet e
Kosovës’’që sipas tij ‘’dështuan’’për shkak të ‘’udhëheqësve të tyre’’ që me
‘’vetëdije nuk e përgaditën as luftën dhe as paqen’’ është e vërtet po qe se e
ka menduar Qeverinë e Kosovës-Qeverinë e Bukoshit. Opinioni ynë është i njoftuar
se Xh.Shatri mbante njërin ndër postet më të rëndësishme, pas kryeministrit, në
Qeverinë e Kosovës, pra për nënt vite e mbajti postin e Ministrit të Informatave
në Qeverinë e Bukoshit. Po ashtu dihet se Qeveria e Kosovës është dalur në egzil
për shumë arsye por njëri ndër më kryesotët ishte se do të ketë mundësinë të
punonte pa pengesë të mëdha në përgaditjen e qytetarëve lojal të Republikës së
Kosovës për çlirimin e Kosovës ‘’kur të na vie shteku’’. Shtrohet pyetja ku
është përgjegjësia e Xh.Shatrit që bënte pjesë në ‘’subjektin e Kosovës’’që
kishte për detyrë ta ‘’përgadiste luftën dhe paqen’’ .

Sa jam i njoftuar
Xh.Shatri jo vetëm që ka qenë në dijuni por edhe ka ndihmuar në organizimin e
takimit të Osllos në mes Ahmet Krasniqit dhe Agim Mehmetit, që përfaqësonin
Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Adem Demaçit , Xhavit Halitit, Shaban Mujës dhe
Fatmit Zymberit që e përfaqësonin UÇK-së, prandaj bie poshtë kritika e tij kur i
akuzon ‘’oficerët më të mirë të Kosovës’’ që ‘’mbaheshin ose vetëmbaheshin
peng’’në Shqipëri, kur ai shumë mirë ka qenë i njoftuar me arrijtjen e
Marrëveshtjes së Osllos, dhe se në bazë të asaj marrëveshtjeje ushtarakët tanë
kanë shkuar në Shqipëri, për të përgaditur njësitë operative të UÇK-së, dhe në
formacionet ushtarake për të hyrë në Kosovë.

Xh.Shatri mirë e din se
kush e shkeli marrëveshtjen e Osllos, prandaj nuk është e logjikshme dhe e
moralshme nga ana e tij kur shtron këto pyetje: ‘’ A janë penguar këta njerëz ?(
mendon në ushtarakë që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes që kishin shkuar në
Shqipëri) Kush i ka penguar ? Pse u janë dhënë njerëzëve me miljana DM.nga fondi
i luftës vetëm pse thirreshin në emër të UÇK-së ?, kur ai më së miri din të
përgjigjet në ato pyetje, pasi mbante resorin e Ministrisë së Informimit në
Qeverinë e Kosovës, dhe në bazë të pozitës që kishte, e pat formuar sigurimin e
tij të msheftë në gjithë Evropën Perendimor, ku njoftohet me imësi për çdo gjë
që ndodhte në diasporën shqiptare por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.


Prandaj askush më mirë se ai nuk dinë të përgjigjet në pyetjet që vet i
shtron. Kurse sa i përketë çështjes së dhënjes së parave ‘’njerëzëve me miljana
DM nga fondi i luftës, vetëm se thirreshin në emër të UÇK-së’’, këtë pyetje lë
t’ia bëjë Demaçit, sepse ai ia prezentoi Ahmet Krasniqit për antarë të SHP të
UÇK-së, Xh.Halitin në takimin e Osllos, prandaj paratë që i ka marrë Xh.Haliti
nga Ministria e Mbrojtjes në emër të UÇK-së i janë dhënë në saje të besimit që
kishte Ministria e Mbrojtjes ndaj Demaçit, e jo ndaj Xh.Halitit.

Por do
të ishte mirë që Xh.Shatri të na përgjigjet pse Qeveria e Bukoshit ku bënte
pjesë edhe vetë, gjatë vitit 1996, dhe më vonë i jepte tëholla Xh.Halitit në
emër të UÇK-së, në vend se ato tëhola të ua jepte njësive guerile të Republikës
së Kosovës, (komandantëve të tyre : Adem Jasharit, Zahir Pajazitir, Salih Çekut
etj) ? Po qe se Xh.Shatri mendon se me dhënjen e dorëheqjes nga posti i
Ministrir të Informatave që e mbante në Qeverinë e Bukoshit, në kohën më të
vështirë kur kallej flakë Kosova, nga barbarët serb, i ka shly fajet që i
takojnë për ‘’mosorganizimin e luftës dhe të paqes’’gaboher rënd. Ai përkundrazi
i ka rritur fajet sepse me dhënjen e dorëheqjes Ministria e Informimit është
mbyllur mu në kohën kur është dashur të punonte me kapacitete të shumëfishuara.


Dorëheqja nuk mund ta pastroj nga bashkëfajsija që ka me B.Bukoshin për
tjetërsimin e Qeverisë së Kosovës nga çështjet madhore kombëtare. Me Bukoshin do
t’i ndajnë ‘’meritat’’, ‘’sukseset’’ dhe mossukseset që i pati Qeveria e Kosovës
–Qeveria e Bukoshit, kurse historia jonë kombëtare një ditë do të japi
vlerësimin e paanshëm dhe të drejtë për Qeverinë Bukoshi. Edhe Bukoshi deri tash
nuk e ka folur as një fjalë për Marrëveshtjen e Osllos dhe as për marrëveshtjen
për blerjen e armatimit që Ministria e Mbrojtjes e ka lidhur me tregtarë turq.
Ndërsa Xh.Haliti dhe pehlivanat tjerë të Nanosit dhe argatët e tyre e mohojnë në
tërësi marrëveshtjen e Osllos. Për atë marrëveshtje deri tash nuk foli as Adem
Demaçi.

(11)Vlen të ceket se i vetmi përfaqësues i Ministrisë së
Mbrojtjes që është dëshmitarë i gjallë, që muar pjesë në bisedimet e Osllos
është ish Zv. Ministri i Mbrojtjes A.Mehmeti, i cili me rastin e mbajtjes së
tubimit përkujtimor të trevjetorit të vrasjes së Ahmet Krasniqit që u mbajt në
një fshat afër Llucernit në Zvicrër , të tubuarëve pasi ju foli për biografinë e
shkurtër të Ahmet Krasniqit, ju trgoj nga bina kopjet e dokumentacionit të
Ministrisë së Mbrojtjes, që i kishte ndarë nepër dosje të posaçme, siq ishin :
Marrëveshtja e Ahmet Krasniqit me Bardhyl Mahmutin, Plani i luftës, Lista e
brigadave, Lista e shpenzimeve të çdo njësie ushtarake, disa shënime, që sipas
tij janë fjalët e Adem Demaqit që i ka thënë gjatë takimit të Osllos, dhe së
fundit na e tregoi edhe një hartë topografike të Kosovës, por me as një fjalë
nuk na shpjegoi per përmbajtjen e atyre dokumenteve.

Për marrëveshtjen e
Osllos na i dha vetëm këto të dhëna që opinioni qysh moti ka mësuar për to : se
kush ishin pjesëmarrës në takimin e Osllos. Ai me as një fjalë nuk na tregoi se
për çka janë marrë vesh pëfaqësuesit e dy subjekteve ushtarake të Kosovë dhe me
as një fjalë nuk i hudhi poshtë shpifjet e forcave kundrainstiticionale se ‘’nuk
është arrijtur kurrfarë marrëveshtje në Osllo’’. Në fund të bisedës që e bënte
me masën nga bina për marrëveshtjen e Osllos i dha vetëm këto sqarime: ‘’…


Nga Oslla shkuam në Tiranë me shpresë se do të luftojmë bashkë’’ ?!
Shtrohet pyetja a janë të mjaftueshme këto sqarime dhe a është krejt ajo çka na
tha A. Mehmeti për atë takim, kur dihet se historia do ta japi fjalën e saj se
kush nga dy forcat kundërshtare të Republikës së Kosovës, forcat institicionale
apo forcat kundrainstiticionale do të shpallën fajtore për mos bashkimin e
faktorit ushtarak të Republikës së Kosovë dhe sabotuese të zgjedhjes së
çështjeve madhore kombëtare. Nuk po zgjatëm më tepër duke i cituar pehlivanat e
Nanosit dhe argatët e tyre që e përbënin SHP të UÇK-së, të cilët jo vetëm që e
mohuan Marrëeveshtjen e Osllos por mohuan edhe pjesmarrjen e FARK-ur në luftën
çlirimtare të Kosovës.

Fushata e ligë e shpifjeve kundër Ministrit të
Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, në kohën kur ai bënte përpjekje të mëdha per
bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës dhe forcimin
e UÇK-së, e dirigjuar nga kryepehlivanat e Nanosit, Xh.Haliti dhe I.Kelmendi, si
dhe mos mbrojtja e tij sa ishte gjallë dhe pas vrasjes së tij nga këto shpifje,
nga Qeveria e Bukoshit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, është
fakti tjetër i pa mohueshëm që tregon se në këtë krim janë të përzier përpos
agjenturave serbe-sllavo-greke, (që i kishin futur njerëzit e tyre në subjektet
vendimmarrëse të shqiptarëve dhe spiujëve serbë dhe grekë që kishin pozita
udhëheqëse në institicionet shtetërore të Shqipërisë) dhe pararoja staliniste e
LPK-së, krerët e LBDK-së, por dhe individë që kishin poste të rëndësishme
politike dhe shtetërore në subjektet shtetërore të Republikës së Kosovës.


Vetëm te shqiptarët mund të ndodhë një anomali kaq e shëmtuar, që ju
vritet Ministri i Mbrojtjes në kohë lufte, dhe Qeveria që njihej nga shumica
dërmuese e shqiptarëve nuk bëri asgjë sëpaku për ta ndriquar vrasjen e kolegut
të tyre. Çka është më e keqja as stafi i Ministrisë së Mbrojtjes nuk bëri asgjë
për ta mbrojtur sëpaku pas vrasjes kolegun e tyre nga shpifjet e liga të
bajraktarëve të farës ruse, që shpifnin se Ahmet Krasniqi ka ‘’krijuar forca
paralele me ato të UÇK-së, -FARK-un….’’.

Është detyrë njerëzore dhe
përgjegjësi institicionale dhe kombëtare që sëpaku ish kryeministri i Qeverisë
së Kosovës B. Bukoshi, ish Ministri i Informimit në atë Qeveri Xh. Shatri dhe
ish Zv.Ministri i Mbrojtjes A. Mehmeti, ta ndriqojnë vrasjen e Ahmet Krasniqit
me të dhënat që i kanë, dhe ta ndriqojnë Marrëveshtjen e Osllos dhe
Marrëveshtjen për armatimin që është lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe
tregtarëve me nënshtetësi turke. Fatkeqësishtë deri tash personat e
lartëpërmendur jo vetëm që nuk kontribuan në ndriquan e vrasjes së kolegut të
tyre, por e mjegullulluan ngjarrjen dhe e dezinformuan opinionin publik me
gjysmë të vërteta dhe të pavërta që i lëshuan kohë pas kohe.

Për të qenë
anomalija edhe më e madhe mjetet e informimit publik të Kosovës,( të
ashtuquajtura ‘’të pavarura’’) përpos gazetës kombëtare Bota sot, nuk janë marrë
me ndriqimin e rrethanave, shkaqeve dhe motiveve të vrasjes së Ahmet Krasniqit
dhe as që kanë bënë përpjekje simbolike për të aktualizuar çështjën e zbulimit
të këtij krimi monstruoz.

Ndriqimi i kësaj vrasje monstruoze nga organet
e drejtësisë të Kosovës pas zgjedhjeve të 17 nëntorit të këtij viti, duhet të
jetë një detyrë parësore, një detyrë mbi detyrat, kur dihet se në vrasjen e
Ahmet Krasniqit kanë gisht përpos kreut politiko-ushtarak të Beogradit, Athinës
dhe Tiranës vazale, edhe shumë personalitete publike të Kosovës.

Pra,
zbulimi i kriminelëve që dhan urdhër, të kriminelëve që murrën pjesë në
organizimin e vrasjes, zbulimi i kriminelëve që dhanë pëlqimin për tu bërë ky
krim, dhe së fundi zbulimi i kriminelëve që bënë egzekutmin e pushkatimit, dhe
dënimi i të gjithë kriminelëve që muarën pjesë në këtë krim, pa marrë parasysh
se ç’farë pozitash partiake apo shtetërore kanë pasur, apo edhe sot i kanë, ka
rëndësi të dorës së parë, për shumë arësye, por njëra ndër to është se do t’i
prehën rrugët krimit të organizuar në Kosovë.

Po ashtu do të ndikonte në
përmirësimin e sigurisë së qytetarëve dhe të stabilizimit politik të Kosovës,
pasi që do të shkatrrohet Qendra e krimit, që na i vrau burrat më të mirë të
kombit në mesin e të cilëve edhe Ahmet Krasniqin. Me siguri organet hetimore të
UNMIK-ut dhe të Kosovës po qe se merren serjozishtë me dosjen e vrasjes së Ahmet
Krasniqit do vijnë deri te faktet që dëshmojnë se në vrasjen e Ahmet Krasniqit
përpos agjenturave serbo-sllavo-greke kanë marrë pjesë edhe shumë tradhtarë
shqiptarë që i përkisnin familjes së djajve : a) Pararojës staliniste të LPK-së.
b) Karrjeristëve të sëmuar për pushtet të LBDK-së. c) Pehlivanave të Nanosit. d)
Bajraktarëve të ‘’farës ruse’’.

Dh) Ushtarakët tradhtar që u bënë klysh
të forcave kundrainstiticionale të Republikës së Kosovës, që ishin futur me
detyra speciale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të FARK-ut, për ta penguar
dhe për ta vëzhguar Ahmet Krasniqin në veprimtarinë e tij kombëtare dhe
ushtarake. Pra, në bazë të dhënave që që i kemi del se në vrasjen e Ahmet
Krasniqit kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë dhe tërtorazi shumë burra të ligjë,
shumë faqezi shqiptarë, dhe shumë tradhtarë, që fatkeqësisht edhe sot një pjesë
prej tyre ende njifën për ‘’burra të mirë’’ nga shqiptarët, vetëm pse dijnë të
flasin mirë, apo vetëm pse kishin dhe kanë detyra udhëheqëse në subjektet
politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Fatmirësishtë kryesit
e kësaj vrasje monstruoze nuk kanë mundur t’i zhdukin gjurmët e krimit të tyre,
edhe pse vrasja është organizuar në mënyrë profesionale. Këto që po i them tash
dhe që i kamë thënë para tri vitesh me disa shkrime të botuara në kombëtarën
Bota sot i ka vërtetuar edhe njeriu më përgjegjës i Republikës së Kosovës zotëri
Januz Tërrstena, ish Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.


Ai e ka njoftuar opinionin publik se ka të dhëna të plota se kush kanë
gishtë në vrasjen e Ahmet Krsniqit. Ai në një tubim me bashkëkombasit në Vjenë
në fund të dhjetorit të 1999 patë thënë : ‘’Ne e dijmë saktësishtë se kush e ka
vra kolonel Ahmet Krasniqin. Ne i kemi afruar Prokururisë së Tiranës të gjitha
të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë vrasje, por kjo Prorikuri
ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje . Dhe ne e dimë pse janë pezulluar këto
hetime, sepse prapa këtij akti terrorist fshihet një klan i madh politik
shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë’’.

Edhe kolonel Tahir Zemaj nepërmjet
intervistave të tija të botuara në’’Bota sot’’disa herë ka pohuar se i din
dorasit e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Për zbardhen e vrasjes së Ahmet Krasniqit
nuk kanë folur organet e drejtësisë së Shqipërisë, por duke ditur (në bazë të
shumë fakteve) se në vrasjen e Ahmet Krasniqit kanë marrë pjesë edhe
personalitete të larta që janë vu në krye të subjekteve shtetërore të
Shqipërisë, as që është pritur se ‘’organet e drejtësisë’’ të atij shteti, që po
drejtohet nga spiuj serbo-grek do të bëjnë zbardhin e kësaj vrasjeje.


Fatkeqësishtë, edhe pas tri vjetësh, për këtë vrasje nuk ka folur ende
stafi udhëheqës i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i SHP të FARK-ut, që sipas të
gjitha gjasave një numër prej tyre ka marr pjesë në organizimin e krimit, ndërsa
shumica prej tyre kanë qenë në dijuni të përgaditjeve që bëheshin për vrasjen e
Ahmet Krasniqit, por nuk kanë ndërrmarr asgjë për t’i penguar kriminelët në
realizimin e planit që kishin për t’ia shuar jetën atdhetarit, ushtarakut dhe
strategur të shquar kolonel Ahmet Krasniqit.

Shtrohet pyetrja : Si është
e mundur që bashkëpuntorët e Ahmet Krasniqit që bënin pjesë në stafin udhëheqës
të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut, qe tri vite dëgjojnë shpifje
të llojllojshme nga kolegët e tyre ushtarakë : Agim Çeku, Naim Maloku, Salih
Veseli, Bislim Zyrapi dhe nga patronët e tyre Xh.Haliti dhe H.Thaçi për Ahmet
Krasniqin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe për SHP të FARK-ut, dhe me as një fjalë
nuk i hudhin poshtë shpifjet dhe gënjeshtrat e tyre, kur dihet se kanë aq shumë
fakte për tua mbyllur gojën që më kurrë të mos shpifin.

Po shpresojmë se
populli ynë në zgjedhjet e 17 nëntorit do t’i zgjedhin për deputetë burra të
fortë dhe të aftë që i përfaqësojnë subjektet institicionale të Republikës së
Kosovës që do të bijnë ligje dhe vendime të rëndësishme për zbulimin e
kriminelëve shqiptarë dhe serb, që muarën pjesë bashkë për ta katondisur si
është më zi Kosovën. Kriminelët janë të gjithë njësoj dhe të gjithë duhet të
dënohën, pa marrë parasysh se ç’far gjuhe flasin.

E flasin shqipën apo
serbishtën, e flasin rusishtën, maqedonishtën apo greqishtën nuk ka rëndësi. E
rëndësishme është se ata janë krminel, se kanë bërë krime, dhe duhet dënuar
sipas ligjit, për t’iu dhënë dënimin e merituar për krimet e bëra, dhe për
vuajtjet shpirtërore që u kanë shkaktuar njerëzëve, por edhe për tu dhënë mësim
edhe të tjerëve, që nuk janë të formuar si njerëz, se i pret burgosja dhe
dënimi, po qe se i bëjnë dikuj keq, po qe se vrasin njerëz dhe bëjnë krime






Kur e lexova kete artikull mbeta shume e habitur
dhe ishte
teper tronditese, te mesosh se Ahmet Krasniqi u pre ne bese nga njerezit e
shtetit amë, por dhe nga vete bashkepunetoret e tij te ushtrise dhe qeverise
Bukoshi.

Ky eshte realiteti yne i hidhur, vrasim me doren tone patriotet
e kombit shqiptar, qe perpiqen me veprat e punet e tyre te sjellin mireqenien e
clirimin e Kosoves apo pse jo e Shqiperise.

Kisha kohe qe s'kisha lexuar
mbi Bukoshin, por ai paska qene i lig ore, si mundet te tradhetoje kaq pabesisht
?

PO te tjeret, perse ?

Interesant ishte qe lexova dhe per
Marreveshjen e Oslos dhe FARK-un.

Kam lexuar mbi UÇK, por ky artikulll
ishte nje fshikull e mire ndaj deklarimeve fallco e renies se gjoksit nga
elemente tradhetare te interesave te kombit.

E keqja e shqiptareve eshte
prerja ne bese!!!

NUk na e kane fajin te tjeret, ate e kemi se pari ne
vete, duar shqiptare godasin dhe eleminojne shqiptare te
vertete.

Realiteti yne si ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte shume i
hidhur.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi