Jo" Formulr sakat" Kosov-Shqiperi Por ribashkim natyror
Faqja 1 e 1

JO “FORMULË SAKAT” KOSOVË-SHQIPËRI, POR RIBASHKIM NATYROR SHQIPËRI-SHQIPËRI
Jemi dëshmitarë se, kohëve të fundit politika shqiptare është thelluar
aq shumë për t’i “kuptuar” drejt, dhe për “t’ua gjetur fundin”, si dhe për t’iu
përshtatur fenomeneve të “reja” të pluralizmit, të demokracisë së importuar
multietnike, saqë ka filluar të stërkeqet në thelb si “pula e qullosur”, e të
luajë lojëra të pakufijshme politike në disfavorin e saj. Kjo gjendje vërteton
dukurinë aspak të mirë, sepse politika shqiptare kozmopolite duket se është
shpenzuar në maksimum, gjë që tani ka filluar të shkarkohet nga “ngarkesat e
tepruara elektrike” të përmbajtjes së mirëfilltë historike dhe kombëtare, e cila
është kusht i domosdoshëm për krijimin dhe institucionalizimin e ribashkimit
gjithëshqiptar brenda kufijve natyrorë gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.
Këtë mision të shenjtë dhe të paprekshëm, të gjithë ata që janë
pararojë-“syri dhe veshi i atdheut”, kanë pasur dhe, kanë rast ta lexojnë në
Programin politik kombëtar të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH).
Edhe pse autori i këtij komenti personalisht ende nuk ka aderuar formalisht në
këtë strukturë gjithëkombëtare shqiptare, Programin e saj e pëlqej, dhe e
mbështeti pa asnjë reservë, sepse përjashton çdo zgjidhje të pjesshme dhe të
përkoshshme politike të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. Doktrina e
filozofisë politike dhe kombëtare e FBKSH-së, është e qartë sepse mbështetet në
parimin e çlirmit, të lirisë dhe të bashkimit gjithëkombëtar, e jo në mashtrimet
dhe në llogarinë e thjeshtë personale të politikës së “një pazarxhiu ditor”, që
në mënyrë të pavetëdijshme besimin e mbështet në “devizën” e politikës së
armikut të huaj: “kryesorja të kem për të ngrënë sot, e për nesër nuk është me
rëndësi”. Një logjikë e këtillë e “kurdisur” për mbrapshtë fuqizon ekzaltimin
dhe ekuilbrin e “hesapeve” të sunduesve kolonialistë serbomëdhenj në kurriz të
çlirimit dhe të bashkimit të shqiptarëve në shtëpinë e tyre përbashkët etnike.
Me gjithë aspiratat dhe obligimet e marra përsipër, që brenda natës të
bëhet anëtar me të drejta të barbarta i proceseve transnacionale integruese
evropiane (në veçanti në kuptimin rajonal), “politika e hollë” shqiptare, duhet
të lirohet nga opsesioni dhe konceptet e paverifikuara të “demokracisë unitare”
të sistemit të aleancave me bërthamë bizantine, e cila tërë botës së shtypur, të
varur dhe të pazhvulluar po i imponohet si një “kapuç” universal për të gjithë
popujt e saj. Në vend të shterimit të panevojshëm pas “ anshluseve integruese”
me unione serbo-malazeze dhe bullgaro-greke, të kacafytet me problemet e saj të
“nxehta” koloniale në Ballkan. Për t’i hyrë në thleb çështjes immediate të
ribashkimit dhe të ringjalljes së Shqipërisë etnike, politika shqiptare nuk ka
aspak nevojë, të zaliset dhe të hidhet në periferi të zgjidhjes së saj, duke
harruar veten në kërkimin e formulave gjysmake dhe të paqëndrueshme, që krijojnë
dilema dhe konfuzion të panevojshëm si në opinionin publik shqiptar, ashtu edhe
në atë të aleatëve ndërkombëtarë, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës.
Në këtë fillimshekull (XXI), edhe ne shqiptarët jemi duke
ushqyer shpresa të mëdha se, sikurse popujve të tjerë të shkolonizuar dhe të
lirë në Evropë dhe në mbarë botën, do të na njihet e drejta e ligjshme, që të
rrojmë të lirë dhe të pavarur në truallin tonë autokton, si dhe të vendosim vet
për fatin dhe ardhmërinë e ribashkimit të mbarë kombit dhe territorit etnik të
shtetit shqiptar. Vetëm një strategji e këtillë afatgjatë dhe largpamëse
gjithëshqiptare, do të ndikonte që të flakej “konkurrenca demokratike” dhe
rivaliteti provincial i grupeve politike të interesit, si dhe do të
paralizoheshin “mjeshtritë” demagogjike dhe egomania e “liturgjisë” politike për
pushtet. Ndryshe, në skenën politike shqiptare, përditë do të shfaqen
anakronizma dhe “gjysmëformula” politike, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme
mund të ndikojnë negativisht në tërësinë e procesit historik të ribashkimit
kombëtar shqiptar.
Duke mbajtur parasysh të gjitha realitetet e
sotme(politike, ekonmomike, demokratike) të krijuara në Ballkan, në Evropë, dhe
më gjerë, : “Nisma e Lëvizjes Popullore të Kosovës për krijimin e Unionit
Shqipëri-Kosovë, është përkrahur nga të gjitha subjektet politike shqiptare të
Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Me formimin e këtij unioni do të mundësohet
që Kosova dhe Shqipëria të kenë organe dhe përgjegjësi të përbashkëta.
Projekt-amendamenti për krjimin e Unionit Kosovë-Shqipëri i është dorëzuar dhe
Kuvendit të Kosovës.”(Kosovapress.com, 29.03.2003), është e papranueshme dhe në
diskurs me objektivat dhe me interesat prioritare të srategjisë politike dhe
kombëtare të çlirimit antikolonial dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
Sipas këtij projekti, më së shumti do të përfitonte formula e kompromisit
diplomatik e aleancës sllave, sepse në pronësinë e saj koloniale, do t’i ngelnin
edhe më tej shumë territore etnike shqiptare, siç janë: Anamorava, Ilirida,
Hoti, Plava, Gucia, Ulqini, Tivari dhe Çamëria.
Kjo “formulë” nuk
garanton kurrfarë zgjidhjeje të çështjes shqiptare në Ballkan. Përkundrazi, kjo
do të ishte një lajthitje e rëndë si ndaj kujtesës historike, ashtu edhe ndaj
perspektivës së gjithë kombit dhe territorit shqiptar në Gadishullin Ballkanik.
Prandaj, si e tillë është e papranueshme, pavarësisht nga nisja qëllimmirë e
propozuesit dhe e mbështetësve të saj qoftë në formë debatesh publike apo në
formë “tyreze” politike a shkencore. Shprehur thjesht, dhe “pa dorëza” siç thotë
populli, fitorja eventuale e projektit të deklaruar “Unioni Kosovë-Shqipëri” për
startegjinë e ribashkimit gjithëshqiptar, do të ishte ironike dhe krejtësisht e
pavlerë. Nolens-volens bashkësia ndërkombëtare dhe pushtuesit kolonialë sllavë,
është e domosdoshme që politika shqiptare të ndërgjegjësohet dhe, pa kurrfarë
taktizimesh e melodramash me “gjysmëformula” unionesh, të arrijë konsensusin
dhe, të dalë para opinionit me Projektin e plotë të ribashkimit gjithëkombëtar e
territorial, i cili është sanksionuar në Platformën politike të Frontit për
Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), sepse, pikërisht, tani ky është çasti më i
favorshëm, që të shfrytëzohet shansi historik për jetësimin e kërkesës së drejtë
dhe legjitime RIBASHKIM SHQIPËRI-SHQIPËRI, e jo “UNION KOSOVË-SHQIPËRI”.
Gjithashtu, nëse këtë ide e vështrojmë në mënyrë komplekse si në
kuptimin intensiv, ashtu edhe në atë ekstensiv, në dritën e së drejtës
historike, gjeopolitike, gjeostrategjike, etnike dhe të së drejtës e drejtsisë
kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo ide ka edhe difektet e saj, sepse nuk është
subsitut i ribashkimit të gjithë kombit dhe territorit indigjen shqiptar të
Shqipërisë Etnike në Ballkan, por vetëm i një njësie të saj territoriale. Këtu
edhe qëndron absurditeti më i madh i kësaj teze fragmentare për unionizmin e
Kosovës me Shqipërinë. Një “gaf” të këtillë politik e ka pasë bërë vetëm
ish-kryetari Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, Azem
Vllashki, i cili për hir të mbetjes në “unionin” me serbomalazez (natyrisht,
edhe për ta ruajtur kolltukun e tij karrierist të Faraonit të paprekshëm ndaj
diferencimit dhe burgosjes së zërave revolucionarë shqiptarë, të cilët
ligjërisht kërkonin Republikë të Kosovës dhe bashkim), e pat bastarduar flamurin
kombëtar shqiptar, duke ua ndërruar vendet simboleve të tij në “mozaikun e
shahut” të politikës shfarosëse të Slobodan Milosheviqit.
Si pasojë e
një politike të këtillë shtetërore terroriste e “unionit” ortodoks-koumist serb
në pastrimin e kuadrove më të shquara të shkencës dhe të kulturës shqiptare jo
vetëm në Kosovë, por në mbarë Shqipërinë etnike, ndër të parët viktimizohet
historiani i shquar shqiptar, Akademik Ali Hadri. Po të ishte gjallë, edhe
profesori Ali Hadri, pa dyshim da ta hudhte poshtë projektidenë e çfarëdo qoftë
“Unioni Kosovës-Shqipëri”, (ashtu siç e kundërshtoi, dhe nuk është pajtuar me
politikën bastarde antikombëtare të Azem Vllashkit, dhe klyshëve të tjerë
serbofilë-titistë,Sinann Hasani, Ali Shukria ) i cili do t’i linte jashtë
vëllezërit e tjerë shqiptarë në Iliridë, në Anamoravë, në Mal të Zi dhe në
Çamëri. Do të ishte më shumë se fatalizëm, po qe se do të ndodhte në praktikë
një e gjë e tillë absurde jashtë kohe, dhe jashtë çdo rezoni politik dhe
kombëtar. Këtë “formulë” të gabuar politike, do të mund ta pranonte vetëm
kryetari im legjitim, Ibrahim Rugova, i cili sikurse “unionisti” e ri, Bajrush
Gjemajli, është në gazep, duke “ qitur çiçrra në hell”, se çfarë simbolesh
kombëtare t’i “vizatojë” në flamurin e Kosovës pas hyrjes së saj në ndonjë union
të “rezervuar” vetëm për Kosovën, por akoma nuk dihet se me kënd do të paktojë
në “union” me Shqipërinë, apo në “union” me Serbinë e Malin e Zi, apo jashtë
këtyre dy “unioneve”.
Nga politika e tij e deritashme, mund të shihet
se, me gjithë hipotezat e mia parashikuese, kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova
deri tash asnjëherë nuk i ka bërë “farz para gjematit” të LDK-së, as para botës
“unionet”. Sipas të gjitha gjasave, as ky, sikurse Bajrush Gjemajli, nuk ua din
mirë “temsilin” unioneve. Rugovës prej vitit 1991, pas shpalljes së
referendumit, disi i është “pjekur si ves” i mirë politik opcioni i tij “Kosova
Republikë e pavarur”. Kjo konstantë e politikës së tij të deritashme, edhe “ka
dhezur”, që ky të jetë i pranueshëm si për politikën heterogjene të brendshme,
ashtu edhe për atë të jashtmen. Prandaj, duke marrë parasysh qëndrimin
konsekuent dhe të pandryshueshëm të politikës së Ibrahim Rugovës (me të gjithë
plusat dhe minusat e tij) ndaj statusit të pavarësisë së Kosovës, nuk ma thotë
mendja, se ky do ta aprovojë propozimin e “Unionit Kosovë-Shqipë-Shqipëri”, u
shqyrtya apo jo ai nga Kuvendi i Kosovës.Fundja, kur njeriu këtë e shoshit
thellësisht nga të gjitha anët, mirë do të vepronte Rugova sikur ta
kundërshtonte këtë gjysëmpropozim unioni, sepse me “një këmbë” realisht, njeriu
as politika nuk mund të arrijë cakun e vet. Krijo “union” me Fatos Nanon, e
gjysma e Shqipërisë së kolonizuar, t’i lihet testament i përjetshëm Serbisë,
Malit të Zi, FYROMIT dhe Greqisë. Me këtë potez të çoroditur politik, do t’i
iritiojmë të gjithë miqtë dhe përkrahësit e poliitkës dhe të popullit shqiptar.
Për momentin dhe rrethanat në të cilat gjendet sot Kosova, propozimi dhe
debatimi i formimit të “Unionit Kosovë-Shqipëri” nga ana e qarqeve politike
shqiptare në Prishtinë, në Tiranë dhe në Shkup, ka vetëm një segment pozitiv në
aspektin e taktikës politike: (1) neutralzimin e politikës së skajshme të
Serbisë, e cila me çdo kusht dhe, duke u kërcënuar me projekte të ndryshme
rikolonizuese dhe militariste po orvatet që, edhe më tej ta ruajë të drejtën e
sovranitetit administrativ dhe shtetëror mbi shqiptarët dhe Kosovën, (2)
ushtrimin e trysnisë së faktorit të njësuar politik shqiptar ndaj bashkësisë
ndërkombëtare, që Kosovës sa më parë, t’ia njohë të drejtën e subjektivitetit
juridik ndërkombëtar si shtet i pavarur dhe sovran. Po qe se do të arrihej një
objektiv i këtillë në përshpejtimin e zgjidhjes së drejtë të statusit të
Kosovës, domethënë të shkëputjes së saj nga Serbia kolonizatore, atëherë s’ka
dyshim se politika e njësuar shqiptare, do të rrumbullakësonte vetëm minimumin e
interesit të strategjisë së saj kombëtare në Ballkan.
Me një fjalë, ky
do të ishte efekti maksimal politiko-strategjik e taktik i projektit të
propozuar “Unioni Kosovë-Shqipëri”, por jo edhe i konkretizuar, as i finalizuar
as në kuptimin doktrinar, as në atë praktik, ashtu siç parashikon përmbajtja dhe
imperativi i kërkesës legjitime historike e kombit shqiptar për ribashkim dhe
çlirim definitiv nga tutela e terrorizmit kolonial serbosllav. Për momentin e
pikërishëm, është me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e merituar si subjekt
juridik ndërkombëtar nga bashkësia ndërkombëtare, gjë që kjo është e domosdoshme
dhe, tërësisht e ligjshme, sepse fjala është për realizimin e së drejtës së
madhe demokratike për vetëvendosjen, duke përfshirë edhe të drejtën e
shkëputjes, e cila sot absolutisht është e pakontestueshme në botën e lirë
demokratike. Pra, ineteres prioritar dhe jetik i të gjitha politikave të
parcializuara shqiptare, si dhe i strategjisë afatgjatë të Frontit për Bashkimin
Kombëtar Shqiptar(FBKSH), pikësëpari, duhet të jetë njohja e statusit të Kosovës
si shtet i mëvetësishëm dhe sovran. Mëpastaj, të krijoheshin kushtet dhe
rrethanat e volitshme politike, që të vihej në rend dite çështja serioze dhe
madhore e zbatimit të strategjisë politike dhe kombëtare për ribashkimin e të
gjitha trojeve etnike dhe të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm në
Ballkan, e jo vetëm e Kosovës me Shqipërinë, siç parashikon versioni më i ri
politik i “Unionit Kosovë-Shqipëri”,
Edhe nëse arrihet konsensusi i
miratimit të “Unionit Kosovë-Shqipëri” nga Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i
Republikës së Shqipërisë, de jure as de facto Kosova si e tillë nuk mund të
bashkohet me Shqipërinë, sepse hëpërhë i mungon përcaktimi i statusit të saj
kushtetues dhe juridik ndërkombëtar. Pra, juridikisht dhe ligjërisht, Kosova nuk
ka kurrfarë atributesh shtetërore, që t’’i “investojë” në strukturën unioniste
me Shqipërinë. Habit fakti, se si edhe këtë “klauzolë” juridike të së drejtës
ndërkombëtare, propozuesit dhe mbështetësit e “Unionit Kosovë-Shqipëri” nuk e
kanë marrë fare në konsideratë. Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë thjesht me
bashkimin e dy fshatrave të së njëjtës bashki, por me hyrjen në union të një
shteti sovran (Shqipëria) dhe të Kosovës pa asnjë atribut shtetëror, e cila
juridikisht (sipas Rezolutës 1244 të OKB--së) ende është nën jurisdiksionin e
sovranitetit kolonial të Unionit Serbi+Mali i Zi. Në kuptimin juridik dhe
gjeopolitik çka nënkupton shtruarja e kërkesës për formimin e “Unionit
Kosovë-Serbi”? – Do të thotë ndryshimin artificialë të kufijve administrativë
shtetërorë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Atëherë, pasi jemi të detyruar dhe,
përgjegjës para historisë dhe kombit shqiptar që ta aktualizojmë dhe
institucionalizojmë çështjen e shenjtë të ribashkimit, me arsye lind pyetja, pse
të ushtrojmë kërkesë gjysmake në formë fragmentare dhe të politikës komike para
bashkësisë ndërkombëtare, e jo kërkesën e plotë dhe legjitime për ribashkimin
gjithëterritorial dhe gjithëkombëtar të Shqipërisë Etnike, ashtu siç figuron kjo
kërkesë në Platformën politike të Frontit për Bashkimin Kombëtar
Shqiptar(FBKSH), e jo vetëm të Kosovës me Shqipërinë?
Ligjërisht,
vendet me status kolonial nuk mund të “konkurrojnë “ në unione me shtete të
pavarura
Duke mbajtur parasysh faktin se territori dhe kombi shqiptar në
Ballkan, është i copëtuar dhe i kolonizuar nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia që
nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri më sot (2003), një gjendje e këtillë e
rëndë dhe e pazgjidhur deri tani, ka riprodhuar në vazhdimësi edhe efektet e saj
negative si në llogari të shqiptarëve, ashtu edhe të politikës e sigurisë
ballkanike. Si rrjedhim për të dalë nga “labirnti” shekullor i sundimit kolonial
serbosllav, kombi shqiptar ka zhvilluar pareshtur kryengritje dhe luftëra
çlirimtare të drejta kundër pushtuesve grabitçarë imperialistë sllavë, mirëpo
fitoret e tij të deritashme, asnjëherë nuk u morën në konsideratë nga ana e
Fuqive të Mëdha Evropiane. Për të thyerë këtë “mit politik” tradicional të
sferës së influences sllave dhe prosllave në kurriz të territoreve etnike
shqiptare në Ballkan, parapëlqehet të mbështet vetëm strategjia afatgjatë
antikoloniale dhe çlirimtare kombëtare e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar
(FBKSH), e cila është me bazë të qëndrueshme dhe të justifkueshme të Programit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1878); të Programit të Qeverisë së Përkohshme
të Vlorës së Ismail Qemalit(1912), si dhe të së drejtës ndërkombëtare etj.
Kërkimi i alternativave të tjera paliative dhe gjysmake për zgjidhjen e
problemit kolonial shqiptar në Ballkan, është vetëm bjerrje kohe dhe utopizëm
për të pajtuar “urrejtjen dhe shfrytëzimin balancues” së forcave kolonizuese
sllave në Ballkan.
S’ka dyshim se mungesa e kuptimit gjeostrategjik,
gjeopolitik dhe e konsensusit të politikës së sotme zyrtare shqiptare, sjell
krizë epidemike dhe “formula” të dëmshme dhe jokoherente politike për zgjidhjen
e drejtë të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Për t’iu shmangur këtyre
pasojave të politikës përçarëse brendashqiptare me recidiva të së kaluarës së
hidhur historike , është me interes të posaçëm dhe të paprolonguar për vonë, që
i gjithë spektri i politikës dhe i potencialit intelektual shqiptar, të aderojë
në Frontin për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), strategjia politike dhe
kombëtare e të cilit është në funksion të ribashkimit të të gjitha territoreve
dhe shqiptarëve të Shqipërisë Etnike. Këtë strategji mund ta anashkalojnë pa
dhimbje vetëm ato politika kozmopolite shqiptare dhe të huaja, që kanë për
qëllim imponimin e politikës së kompromisit iluzor midis utopizmit dhe paranojës
kolektive të imperializmit serb+malazez.
Variante dhe kallëpe të tjera
të “politikës gjimnastikore”, sikurse ideja e “Unionit Kosovë-Shqipërisë”, nuk
përbëjnë esencën e së drejtës historike, politike as kombëtare të ribashkimit të
qenies gjithëshqiptare të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi përbëjnë sabotazh,
kompllot, devalvim dhe mohimin definitiv të tërsisë së saj. Këtë të drejtë
“atentati në pikëdite” me unionizma “qyrykë”, me një gjysmëtrupi, me një
gjysmëmushkërie (mostër e qoroditur dhe e perënduar kahmot për shtetet moderne)
dhe një sy, që aludon për ribashkim gjithëshqiptar nuk e gëzon asnjë politikë
qoftë edhe më demekratikja dhe më kosmopolitja në rruzullin tokësor, nuk e gëzon
asnjë parti qoftë LPK-ja, qoftë LDK-ja, ose PDK-ja, qofshin këto në pozicion ose
në opozicion. Mikro dhe makro unione le të formojë kush të dojë nga sllavët në
Ballkan, është çështje e tyre.
Mirëpo, ne shqiptarët e Shqipërisë etnike
(as në kohën e lashtë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e as në kohën e sotshme)
nuk kemi luftuar kurrë as me pendë, as me pushkë për kurrfarë “unioni” a
“unionizmi” për t’i “jonizuar” politikisht, kombëtarisht dhe territorialisht dy
fshatra, dy qytete ose dy krahina shqiptare, por kemi derdhur lumenj dhe dete
gjakrash dhe jetëra të panumërta për ta bashkuar mbarë shqiptarinë dhe mbarë
territorin e Shqipërisë etnike. Thjesht, ata që kanë luftuar, edhe ata që
luftojnë dhe bëjnë përpjekje sot për ribashkimin e Shqipërisë, mirë është që nuk
e kanë kuptuar, dhe nuk e kuptojnë se ç’do të thotë termi i huaj “union”, por në
vend të tij, me kohë e kanë marrë vesh mirë domethënien dhe rëndësinë historike,
politike dhe kombëtare vetëm të nocioneve BASHKIM dhe RIBASHKIM.
Plotësisht e moralshme dhe e drejtë, si etnikisht, gjuhësisht,
historikisht, politikisht, territorialisht, ashtu edhe kombëtarisht në frymën e
gjakut, të dheut dhe të amanetit të pavdekshëm të stërgjyshërve tanë martirë të
të gjitha breznive në shekuj, duam të jemi original, as sot, as kurrë nuk do të
pranojmë me asnjë kusht diktatin e “unionit” në vend të bashkimit dhe të
ribashkimit. Kështu që, pavarësisht nga qëllimi i politikës ditore të
propozuesve dhe mbështetësve të tij, populli as inteligjencia e mirëfilltë
shqiptare (përpos biznismenëve politikë, që iu ka hyrë në shpirt shitja e
interesave vitale shqiptare, dhe i kanë “bashkëdyzuar zemrat dhe mendjet” me
unionin Sërbi-Mali i Zi, të cilët janë salduar aq marrëzisht qe 13 vjet, ata në
çdo kohë janë të gatshëm të pranojnë dhe të financojnë çfarëdo lloji “unioni” në
dritë ose në terr, vetëm për ta bombarduar idenë, programin dhe veprimtarët e
ribashkimit të Shqipërisë etnike), nuk do ta gëlltitë karremin e “unionit” të
theksuar, sepse përmbajtja e tij është e dyshimtë , e panjohur dhe krejtësisht
denigruese për historinë e deritashme dhe të ardhshme të bashkimit kombëtar
shqiptar.
Pa marrë parasysh hedhjen në opinion dhe propagandimin e këtij
lloji “unioni qyryk”, nuk duhet të trembemi së tepërmi nga “yryshi” i
“planerëve” dhe i partizanëve të tij, (pa marrë parasyh faktin, se në çfarë
terreni politik, është lindur kjo farë “gjysmëballkanie” me Fatos Nanon në krye,
apo si bashkëpjesëmarrës dhe aminaxhi i saj) shansi për të kaluar në Kuvendin e
Kosovës, do të jetë jo “zero”, por “minus zero”, për shkak se në plan të parë
është shqyrtimi dhe miratimi i Rezolutës për pavarësinë e Kosovës, e jo
“cirkusiada” unionizimit të saj me Shqipërinë.
Për shkak të naivitetit
dhe të shkurtpamësisë politike dhe kombëtare, si shprehje e stilit të politikës
së lartë: “nëse nuk ke çfarë të bësh, bile luaje derën, mos rri kot”, “Unioni
Kosovë-Shqipëri”, do të notohej me “zero” pa dalë fare në opinion publik, (sepse
përmbajtja e tij është paradoksale dhe në kundërshtim me të gjitha programet, me
të gjitha luftërat dhe përpjekjet për liri, bashkim dhe pavarësi të shqiptarëve
të shtypur dhe të sunduar nga hegjemonët serbosllavë), sikur të ishin gjallë
vëllezërit Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Pashko Vaso, Ismail Qemajli, Hasan
Prishtina, Isa Boletini, Azem Bejta, Fazli Grejçevci, Adem Jashari dhe Adem
Demaçi, pa dyshim, do të merrte notën “zero” pa dalë fare në opinion publik,
sepse thelbi i tij është sabotues i të gjitha programeve, i të gjitha luftërave
dhe përpjekjeve për lirinë dhe bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare.
Projektideja e “Unionit Kosovë-Shqipëri”, dëshmon joseriozitin dhe
shpërfilljen e ndjenjës së shenjtë kombëtare atdhetare të bashkimit
gjithëkombëtar “pa dallim feje e krahine”, partie ose ideollogjie, si dhe
njëkohësisht vë në lojë faktorin kohë. Në të dy aspektet, kjo “politikë e lartë”
krahinore, është e gabueshme, sepse “pala më e dobët me kundërshtarin më të
fortë, ka mundësinë të luajë me kohën vetëm njëherë”. Gjithashtu, duhet të jemi
të vetëdijshëm se në “politikë nuk jepen shpërblime për zvogëlimin e pasojave të
dëmit”.
Gjithashtu, është në interes të përgjithshëm, që të vëmë në
dukje faktin se, propozimi i “Unionit Kosovë-Shqipëri”, edhe ta zëmë se “bije
bajrami në ramazan”, miratohet nga Kuvendi i Kosovës ai (ndër të tjera) nuk mund
të jetë valid për këto dy arsye më kryesore: 1) paraprakisht, domosdo nevojitet
të organizohet Referendumi gjithëpopullor, si formë më lartë demokratike e
shprehjes së vullnetit të lirë dhe sovran të popullit, jo vetëm në Kosovë, por
në të gjitha hapësirat e banuara me shqiptarë brenda kufijve të Shqipërisë
etnike(të kolonizuar dhe asaj të pavarur) dhe, 2) pengesë tejtër kontestuese
janë rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ku në mënyrë deçidive, thuhet:
”vendet me status kolonial nuk mund të konkurrojnë në unionet me shtete të
pavarura, qoftë në unione personale, qoftë në unione reale” si institucione të
bashkësive shtetërore, përkatësisht të shteteve të përbëra. Sipas këtij
definicioni të së drejtës ndërkombëtare, së pari kërkohet, që të shkolonizohemi,
dhe të fitojmë statusin e popullit dhe shtetit të lirë sovran , e mëpastaj, të
kërkohen format dhe modelet e mundshme të ribashkimit (federatë, konfederatë apo
monarki etj.) në një shtet të vetëm shqiptar.
Pavarësisht nga qëllimi
dhe synimet pozitive të Projektit për krijimin e “Unionit Kosovë-Shqipëri”,
është në interes të përgjithshëm politik, kombëtar dhe të procesit të
ribashkimit, që ky projekt, të vihet jashtë çdo kombinacioni të lojërave
politike dhe diplomatike, që thurën incognito në kurriz të shqiptarëve të
kolonizuar Shqipërisë etnike. Së këndejmi, gjithashtu, duhet të mbajmë parasysh
faktin se për bashkimin gjithëkombëtar qoftë “fragmentar”, qoftë të plotë nuk
mund të vendosë kokë më vete asnjë parti qoftë ajo në opozicion, qoftë në
pushtet. Për këtë çështje madhore, dhe për sovranitetin e Shqipërisë etnike
brenda kufijve të saj territorialë etnikë, mund të vendos vetëm i gjithë populli
shqiptar, e askush tjetër (qoftë “i madh apo i vogël”, në pushtet apo jashtë
pushteti). Kjo është e drejtë sovrane dhe e pajtjetërsueshme e gjithë popullit
si tërësi, e jo e individëve apo e ndonjë partie politike.

Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi