Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe"

Shko poshtë

Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe" Empty Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe"

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 4:58

Shumë analistë shqiptarë janë të pajtimit se bashkimi i shqiptarëve në një shtet
dhe si një komb i vetëm shqiptar, duhet të ndodhë patjetër. Ndërkaq, ka
(k)analistë të tjerë “kosovarë” që nuk pajtohen me këtë synim sublim të
shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë NJË dhe të pandarë, si dhe popullin shqiptar
të lirë në shtetin e tij autokton e sovran. Pra, shteti i të gjithë shqiptarëve
është Shqipëria – SHQIPËRI, ose, Shqipëria Etnike, siç e quajnë disa analistë, e
cila duhet të bashkohet pa as më të voglin kundërshtim ndërkombëtar, madje, do
thoshim, pa asnjë vonesë të mëtejme, sikurse u bashkuan të dy gjermanitë, dhe,
sikurse që janë të bashkuar të gjithë popujt e Evropës dhe të botës, me luftat
liritare që kanë bërë për qëllime të tilla kombëtare. Prandaj, një e drejtë e
tillë nuk mund t’u mohohet as shqiptarëve, dhe, as Shqipërisë –
SHQIPËRI.
Por, shtrohet pyetja: Kush ia ka frikën atij bashkimi të natyrshëm
kombëtar, të Kombit Shqiptar, në Shqipërinë e tij?!... Frikën Shqipërisë –
SHQIPËRI dhe popullit shqiptar në të, ia kanë vetëm kuislingët dhe tradhtarët e
Vendit dhe armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, sidomos, fqinjët, pushtues
të trojeve Etnike shqiptare.

Bashkimi i shqiptarëve në një shtet
kombëtar, gjeofizik, gjeonatyror dhe gjeoetnik, sikurse i të gjithë popujve
demokratikë të botës, është nevojë e domosdoshme e kohës, e pashtyeshme më, e,
do thoshim, madje, e këtij fillimshekulli të ri. Edhe populli shqiptar e meriton
lirinë kombëtare dhe njerëzore në NJË shtet të vetëm Kombëtar (Shqiptar),
ndërsa, fatkeqësisht, popullit shqiptar, po i shkelet liria, në tërë shtrirjen e
tij GjeoNatyrore, GjeoFizike dhe GjeoAutoktone. Po, cili dhe kush e shkelka
lirinë e tij, lirinë e shqiptarëve, pra?!...

Lirinë e shqiptarëve e
shkelin të gjithë pushtuesit e tokave etnike shqiptare, fqinjët tanë dhe
përkrahës të tyre evrondërkombëtarë, kryesisht, sllavë dhe të tjerë, si
gjithmonë gjatë historisë së dhimbshme shqiptare, të ndihmuar prej kuislingëve
shqiptarë, të cilët, së bashku, e kanë sajuar termin “Shqipëri e Madhe”, me të
vetmin qëllim dhe taktikë "patriotike" e politiko-diplomatike që t’ua
pamundësojnë shqiptarëve që t’i bashkojnë të gjitha tokat e pushtuara shqiptare,
që, pashmangshëm, dhe, padiskutueshmërisht, u takojnë atyre, që t’i kërkojnë ato
në tërë shtrirjen e tyre GjeoNatyrore, GjeoFizike dhe GjeoAutoktone, në vijë
horizontale dhe vertikale, të trashëgimisë së padiskutueshme, të vërtetuar
shkencërisht, – pellazgo-iliro-shqiptare. Prandaj, ky është shpjegimi më i mirë
për ta kuptuar realisht qëllimin finok të pushtuesve se ç‘fsheh në vete termi
gjeopolitik “Shqipëri e Madhe”, i sajuar nga armiq të përbetuar të popullit
shqiptar dhe aleatë të tyre evrondërkombëtarë.

Shikuar historikisht dhe
shkencërisht, nisur prej burimeve historiko-shkencore të prejardhësisë
pellazgo-iliro-shqiptare, termi i sajuar antishqiptar, “Shqipëri e Madhe”,
kryesisht, i sajuar prej pushtuesve ardhacakë serbo-sllavë, etj., është hedhur
në etër si një pengesë “shkencore” e trilluar prej ASHAS, ASHAM, etj., për t’ua
pamundsuar shqiptarëve që t’i kërkojnë të gjitha trojet e tyre parastërgjyshore,
deri tej lumit Danub, por, edhe për t’ua pamundësuar shqiptarëve që t’i kërkojnë
edhe trojet e tyre stërgjyshore në të cilat jetojnë aktualisht, si dhe, ai term
antishqiptar është hedhur në etër për t’ua pamundësuar dyfish shqiptarëve, që
t’i kërkojnë trojet e tyre etnike – të spastruara etnikisht (si Sanxhaku i
Nishit, Sanxhaku i Pazarit të Ri, etj.), si dhe ato në të cilat jetojnë edhe sot
e kësaj dite ( Kosova, Presheva, Medvegja, Bujanofci, Maqedonia, Mali i Zi,
Çamëria, etj.)

Në kuptimin e gjerë të tij, në kuptimin historik dhe
burimor-“shkencor” të tij, termi “Shqipëri e Madhe”, që është lansuar si term
antishqiptar – është sajesë e ASHAS, me seli në Beograd dhe degëve e kuzhinave
të saj, në ASHAM (në Shkup), ASHAMZ (në Podogoricë) etj., për t’ua pamundësuar
shqiptarëve dhe Shqipërisë mundësinë që t’i kërkojnë trojet e tyre të spastruara
etnikisht, me gjenocid dhe etnocid të paparë, ndonjëherë, në historinë e
njerëzimit.

Shikuar historikisht dhe shkencërisht, termi antishqiptar
“Shqipëri e Madhe” përfshin territore pesëfish më të gjëra e më të mëdha, sesa
shtrirja e tyre aktuale (në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi). Pra,
në kuptimin e gjerë, termi “Shqipëri e Madhe” përfshin territore të gjëra, të
spastruara etnikisht, shqiptare, duke filluar prej tejlumit Danub e deri në
Peloponez e Egje. Prandaj, duket se kjo është shtysa që e ka nxitur trurin e
akademive të pushtuesve tanë për ta sajuar atë term “shkencor”, pra, termin
“Shqipëri e Madhe”, dhe një gjë e tillë është bërë, ekskluzivisht, për t’i
penguar shqiptarët që t’i kërkojnë edhe trojet e tyre në të cilat aktualisht
janë shumicë (si në Serbi, në Maqedoni, në Kosovë, në Preshevë, Bujanofc e
Medvegjë, në Mal të Zi, si dhe në Çamërinë shqiptare (nën thundrën pushtuese të
Greqisë “mike”).

Shikuar realisht, shpikja e termit “Shqipëri e Madhe”
është një thikë me dy teha shumë të mprehtë, që përdorë politika dhe diplomacia
serbomadhe (serbosllavoruse), në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, për t’i
penguar shqiptarët dhe synimet e tyre shekullore për ta bërë Shqipërinë e tyre
SHQIPËRI, dhe, për ta gëzuar lirinë në të – populli shqiptar.

Në kuadër
të kësaj teorie e shpikjeje “shkencore”, shpeshherë, lexojmë e dëgjojmë
prapshti, si: “Shqipëria të bashkohet me Kosovën” dhe të ngjashme, gjë që nuk
shpreh dhe nuk është asgjë tjetër veçse pjellë një truku të rafinuar
antishqiptar. Këto teori “shkencore” nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin
shkencor, sepse, po të jetë shkencore dhe po të zërë vend teoria, duhet të
thuhet: “Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, pra, me Ëmën e saj”, si dhe të
gjitha viset tjera, të pushtuara, shqiptare. Të parës duhet thënë botërisht: JO.
Bile, këtu, duhet të thuhet një JO e Madhe, e mbarë dhe shkencore, sepse, Kosova
dhe viset e tjera, të pushtuara, shqiptare, të shkëputura me dhunë e dredhi
serbo-ruso-ndërkombëtare, nga trungu Amë i Shqipërisë – patjetër, duhet t’i
bashkohen Shqipërisë – SHQIPËRI, sepse, shikuar realisht dhe shkencërisht,
kufijtë realë të Shqipërisë – SHQIPËRI, e kalojnë edhe lumin Danub, Detin e Zi,
Egjeun, Jonin, Adriatikun dhe shkojnë deri në Mesdhe e më gjerë, e, lëre më të
mos e përfshijnë brenda vetes së tyre shqiptare Kosovën, Preshevën, Bujanofcin,
Medvegjën, Maqedoninë shqiptare, një pjesë të Malit të Zi shqiptar dhe Çamërinë
e pushtuar nga grekët.

Shikuar realisht, termi “Shqipëri e Madhe” është
si një thikë dytehëshe në kurrizin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, sepse, ashtu
u shkon për shtati politikave antishqiptare, të stimuluara
serbo-"kosovaro"-ndërkombëtarisht. Prandaj, karremin e termit politik dhe
antishqiptar, “Shqipëri e Madhe”, nuk duhet ta ndjekin dhe ta 'hanë' Fuqitë e
Mëdha dhe asnjë prej miqve të popullit shqiptar, në rajon, në Evropë dhe në
botë.

Pra, termi “Shqipëri e Madhe”, i fshehë në vete të gjitha të
këqijat dhe të zezat antishqiptare, dhe, u shërben armiqve dhe kuislingëve të
tyre për thikë dytehëshe për t’i copëtuar ata dhe tokat GjeoAutoktone shqiptare
më mirë dhe për t’i përçarë shqiptarët sipas maksimës së njohur romake: Divida
et Impera!...

Është koha t'u thuhet stop të gjitha atyre mendësive
"patriotike" e antishqiptare, sidomos, atyre të shqiptarëshkieve të Kosovës së
pushtuar serbo-'kosovaro'-ndërkombëtarisht.

Por, nuk janë vetëm këto
dredhitë "shkencore" që fshehë në vete termi antishqiptar, "Shqipëri e Madhe"
dhe të gjitha ato që pretendon djallëzisht…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe" Empty Re: Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe"

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:03

Veçse diskutimet shpesh nuk kanë qartësinë e nevojshme sepse ende nuk asht
arritur në një saktësim të unifikuar të termave vijuese që përdoren shpesh në
media :Çka asht Shqipëria ? Çka asht Shqipëria Etnike ? Çka asht Shqipëria e
Madhe ?
Shqipëria asht bashkësia e territoreve të Ballkanit Perëndimor që më
28 nëntor 1912 populloheshin, në shumicë dërrmuese, nga shqiptarë. Sipërfaqja e
këtyre territoreve aktualisht arrin në 65 mijë kilometra katrore dhe popullsia
në rreth 7 milionë banorë.

Shqipëria Etnike është bashkësia e territoreve
që në pranverë të vitit 1878 populloheshin, në shumicë dërrmuese nga shqiptarë.
Sipërfaqja e tyre arrin në 80 mijë kilometra katrore dhe popullsia e sotme në 8
milionë. Kufijtë e saj janë përcaktuar shkencërisht nga një sërë studiuesish
shqiptarë e të huaj. Shqipëria e Madhe është një term spekulativ i krijuar në
kanceleritë e Beogradit e të Athinës. Përdorimi i këtij termi, me ose pa dashje,
i sjell dëm çështjes kombëtare të shqiptarëve. Megjithatë, për hir të simetrisë,
nëse në Serbi apo Greqi janë të interesuar të dinë se ç’do të thotë Shqipëri e
Madhe dhe për t’i bindur, gjer në njëfarë mase, edhe ata shqiptarë që
këmbëngulin në përdorimin e atij termi, mund të shtojmë : Shqipëria e Madhe asht
bashkësia e të gjitha territoreve të pushtuara në kulmin e fuqisë së tyre, nga
Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashë Bushatliu dhe Ali Pashë Tepelena. Këto janë
territore me gjerësi rreth 140 mijë kilometra katrore, që shtrihen nga
thellësitë e Bosnjes e deri afër Athinës. popullsia i kalon të 13
milionët.

Përcaktimet e mësipërme janë të domosdoshme për t’u orientuar
drejt në situatën e turbullt të Ballkanit të sotëm. Aspirata e bashkimit
kombëtar të shqiptarëve, (nëse do të përdornim një frazë të Enver Hoxhës që ai e
kishte zgjedhur për revolucionin e përbotshëm proletar), asht një qështje e
shtruar për zgjidhje. Dhe sado që ne të përpiqemi t’i shmangemi këtij problemi
nëpërmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “përparësitë e
integrimit në BE”, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i shpëtojmë asaj barre super të
rëndë që na ka lënë mbi kurriz historia. Nuk mund të ketë një Ballkan të
bashkuar e paqedashës me një Shqipëri të ndarë. Dhe pa pikë dyshimi, për
zgjidhjen e problemit, në ballë të kësaj përpjekjeje të detyruar, ka qenë dhe
mbetet nacionalizmi shqiptar.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, e
fillimet e saj,devizat e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në përpjekjet për
shpëtim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit e rinj e të vjetër kane qenë te
mirënjohura idete e unitetit kombëtar: “Padallim feje, krahine e ideje” perdorur
nga komunistet dhe “Partia jone eshte Shqiperia” apo “Atdheu mbi te gjitha” nga
Balli dhe Legaliteti. Tepër te sakta dhe detyrimisht e domosdoshme për çdo
lëvizje çlirimtare e nacionaliste. Pak rëndësi ka fakti që komunistët abuzuan me
parullën e pare si në të gjitha drejtimet e tjera, edhe në këtë fushë u treguan
hipokritë e mashtruese madje u deklaruan definitivisht si antikombtare. E
rëndësishme është të theksohet se nacionalizmi shqiptar i qendroi besnik
angazhimeve te veta per nje Shqiperi demokratike dhe te bashkuar ne kufijte
etnike.Sepse nuk ka si quhet nacionalizëm i mirëfilltë nëse do te shmangte
drejtpërdrejet ose tërthorazi, vënien në jetë të ideve e vlerave qe
perfaqesonin.

Evolucioni i komunizmit shqiptar asht mjaft interesant. Në
vitin 1942, në fillimet e aksioneve kundër fashizmit, bile pjesërisht edhe në
vitin 1945, përkrah partizanëve të Enver Hoxhës ishte pothuajse e gjithë bota,
që nga Amerika e deri në Australi. Pas vitit 1945 “politika e madhe” në shërbim
të kauzës së “revolucionit proletar dhe luftes kundër imperializmit”, komunistët
shqiptarë u ndodhën krejt vetëm dhe kundër të gjithë botës. Dora dorës që
largoheshin miqtë e “vëllezërit e shtrenjtë”, në Tiranë bëheshin përpjekje për
t’u kapur diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrë barkën e
komunistëve në ishullin e Robinson Kruzosë. U gjet një liman i harruar e
njëherësh i anatemuar prej tyre, porta e nacionalizmit, ku të vetëbraktisurit
nga bota e qytetëruar hynë me vendosmërinë që kanë të gjithë aventurierët që i
përvishen punëve gjysmake pasi u mungon sinqeriteti dhe përkushtimi i mirëfilltë
ndaj kauzave realisht të mëdha.Ata qe nuk lane gje pa bere ndaj kombit,elites
intelektuale,nacionalisteve dhe ndaj nje populli nuk mund te ankorohen ne
limanin e shqiptarizmit sepse kane shume per te paguar dhe lare
Dekalogu i Ballit Kombëtar
1. Luftojmë për Flamurin Kuq e
zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar.

2. Luftojmë për një
Shqipëri të Lirë, Etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne.

3.
Luftojmë për një Shqipëri ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit.


4. Luftojmë për një Shqipëri të rregullueme ekonomikisht dhe shoqërisht,
në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, d.m.th të mos ketë
njerëz që jetojnë në kurriz të të tjerëve; mos të ketë bujq pa tokë të vetën të
mjaftueshme, puntorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra një
Shqipëri të rregullueme me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuem simbas
shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar.

5. Luftojmë për një Shqipëri
ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e fshehura në çdo
shtresë të popullit, me anë të shkollës shqiptare.

6. Luftojmë për një
Shqipëri ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine,
besimi apo klase.

7. Luftojmë për të formue një Shqipëri të drejtueme
nga njerëz të pa kompromentuem, nga shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë e
në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash puntorë,
të aftë e të ndershëm.

8. Luftojmë për një Shqipëri që të dënojë pa
mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit,
ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend
dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e
Shqipërisë së Rilindur.

9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue
energjitë e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë
shqiptarëve.

10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla
të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar:


Shqipëria Shqiptarëvet!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe" Empty Re: Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe"

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 5:03

Shqiperia etnike nga e verteta ne
anderr..................!!!!????????

Shume vite ma pare, ose kur isha në
moshen shtatemdhet vjeç, i deleguam i rinise së Malsise se Madhe në Tirane, me
rastin e njizetepës vjetorit të Festës Flamurit, Pamvarsise, njikohsisht edhe
takimi me Mbretin Zogu i pare, bashke me Krenët e M..Madhe, kuptova e m’u
rrenjos në mendje historia e Atdheut tim të brishte, për ato pa drejtësi të
kohvet, nga dhuna e barbarve e Kancelerive Europjane në dam të trojeve të mia
amtare, të cilat e kishin tjetersua, pa te drejte truallin amtare në copa
copa.


Sa ma shumë kalonte koha bashke me mua, aq ma tepër fillova të
bahesha merak, qe po rrisnim breza të tanë shqiptaresh, te rij e të reja për pa
u dhane asnji mundësi të njifnin Atdheun e tyne, tu e vizitua, të pakten
gjeografikishtë, as në histori ku ajo politizohej nga sistemet e ndryshme
qeveritare, as në lejimin e perpjekjeve të vazhdueshme të patriotve e
liridashsavet te të gjitha kohnave të lavdishme, për mbrojtjën e tansisë toksore
të shqiptarve e, aq ma keq fillova të urreja epitetin dashakeq “SHQIPTAROMADH”.



Une, si shqiptar mendoj se bashkimi kombetar ishte e drejta e jonë
ma sublime, si e të gjith popujve të tjere të botës, të cileve nuk u kishin
ngjit ksisoj epitetesh, si gjermanomadhe, koreanomadhe etj, etj, përveç në
shqiptarve, që lakmit për trojet tona ishin tejnjerzore.


Pritsha dit
të bardha, të cilat uroja qe të vine sa ma parë, por tue pa vasalitetin e
qeverisjen antishqiptare të pesdhjetvjeçarve komunista ,të ardhur në pushtet me
tradhti nepërmebës Serbis e Mali të Zi, me 1944, shifja me indinjatë shitjen e
vatanit për kolltuqe të ktyne drejtuesave e, qe për hirë të sundimit tyne në
krye të qeverisjës shqiptare, ky coptim do të ishte i përjetshëm, ngaqe politika
e tyne nepej nepër shkolla në programe mesimore, qe pra , i vetmi popull që
kufizoheshim në të katër anët me vllaznit tanë të robnuem pa drejtësisht, tu i
quajt vellaznit tanë të gjkaut në veri “malazias”, në lindje “serbe”, ne jug
“greke”, çka nuk ndodh keshtu në asnji popull tjetër të botës, si me në
shqiptarve e, për ma tepër të banuem ne keto troje amtare, që gjashtemije vjet
ma pare, ose ma saktë, populli ndër ma të vjetrit në Europe, kësaj Europe, e
cila na shkaktoj ktë tragjedi e pa drejtesi si askujt tjetër, e që dishmitar të
kesaj janë të gjithe shqiptaret, duke saktësua se, nga 116 mijë km’2 të
Shqiprisë eshtë tjetërsua në 28 mijë km, nderkohë pjesa tjetër amtare vuenin nën
zgjedhen e sllaveve, ajo pjesë toke shqiptare nen Greqi mbeti e pa popullueme
nga shqiptarët, mbasi Çamrine e pati debua greku me force, ku gjetën strehim të
vellaznit e Shipnisë ame.


Po deri kur kështu O Zot ? Kur të gjith
bota e qytetnueme po nderton jetën e vet në shekullin XXI’të, për të cillet
frynë era të reja, nga ana tjetër për popullin tonë aq të vujtun gjatë shekujsh
nga sundimet barbare të anmiqve shekullore, hala Traktatet fame keqij që çuan në
coptimin e trojeve tona nuk po shikohën me ato Konventa Ndërkombtare të drejtave
për vetvëndosje, por gjithnji nën zgjedh,dhe gjithnji neve në kerkim të lirisë
dhe të drejtës për bashkim e, që bishat sllave ende luajne harush më ne. E, kur
do të marrin fund Trakatet e coptimit me pa drejtësi ndaj
nesh?!


Gjithsesi e vërteta ashte ajo që vone ose heret ka për të
triumfua ndaj padrejtesisë së ushtruar ndaj popullit tonë autokton në trojet
Ilire. Historia thote të vertetën se, sllavet


kendej Danubit filluan
me kalue në shekullin e gjashtë pas Krishtit, keshtu që zun vend në Ballkan
pesëdhjet e katër shekuj ma vone, pas nesh.


Historia ka për të
deshmua se deri në vjetin 1913, me gjith se ishte e okupuar nga pushtuesit
otoman, kishtë nji sipërfaqe prej 116 mijë km’2. Koha e fakteve do tregoj
përseri se jemi i vetmi shtet në glob që nuk kufizohemi me asnje shtet në bote,
por me tokat tona të grabitura nga “traktatet”, për të ushqye klyshet e
Rusisë,,!


Ne përputhje me rrealitetin, duhet thanë se Shqypnjia ose
Iliria ka qen për sllavet vendi ma i përshatshëm për të ngop lakmit e tyne
shoviniste, të cilat nuk pushuan asnjihere me të gjitha mnyrat që pushtimi i
padrejtë të bahej për ta i drejtë dhe i përjetshëm.


E, natyrshëm do
të ndodhte përpara 2170 vjetesh, kur Perandori Ilir Genci u kap rob nga romaket.
Ma vonë, Ilirise do ti versulëshin anmiqet të tjere si gotet, hunet,avaret,
normanet dhe anzhuinet e të tjere,dhe të gjitha keto ishin ma shum
politiko-ushtarak, se sa ngulmime që të tjetërsonin trojet tona amtare të
Ilirisë, siç do të ndodhte ne kohën e Traktatev të Londërs


Rreziqet
ma te mdha i erdhën Shqipnise pas shekullit VI - IX , kur turma kopesh të
urituna sllavesh nga Stepat e akullta t’Rusisë zbritën nga shpellat e ngrira të
Uraleve, për të kerkuar vende e troje ma të përshtashëme, tue kalue keshtu të
mallkuarit Danubin. Ata erdhën e zune vend edhe në Ballkan,që ma vone do ti
versuleshin Atdheut tonë të bekuar, që vet Zoti na e kishte dhurue disa mija
vjet ma parë dhe e kishte pagzua Hyji “ILIRI”.


Gjithëmone ka pasë
endje e dyndje popujsh nepër botë, por si ne rastin tonë nuk do ti ndodhte
kurrkujt. Ardhetaret e shpellave të Uraleve, mbasi kishin jetua guvave e
shpellave me arinjet, sepse ata nuk njifshin fqinjesi, nuk njifshin ligje,
madeje as Kanu që rregullojnë jetën njerzore, përveçse duke derdh gjak. Ata prej
nesh kerkonin jo vetem tokën pjellore të ILIRISË, por edhe gjakun tonë, tu e
tjetërsua në sllav.


Dokumenta ka edhe pas shekullit IX - X, XII, XV,
për trojet tona amtare se, edhe pas pushtimit nga perandoria osmane, tue përfshi
edhe dokumentat e Stefan Dushanit, i cili pranon se jane 116 mijë km katrore te
zaptueme, (por aso kohe ndodhej nen sundimin osman) gjithashtu, jepen të dhenat
e skajshme, tu fillua nga kufiri Veriore Periopolje, Senicë, vazhdon me
Novipazar,Bllacanish e zbret në Lindje qysh nga Nishi,Leskova, Vranja, Bujanovci
Kumanova,përfshin Shkup, Bistrice, Prilep, Musin, Manastir,Follorine,
Kosturin,Greben, Meçove, Janine, Arte e deri në Prevez, vazhdon tue u ngjitun ne
prendim, ku vijon kufini Detar me Detin Jon bashke me Korfuzin e përgjat Detit
Adriatik, tue perfshi Ulqin e Tivar e në territorin e Tuzit e Podgorices me
rrethina,


Spuzes e me nalt Kaloshin e Berane e drejt skajt Verior.
Keto pra ishin kufijt rreal të Atdheut tone, të Shqypnise deri me
1913.


Nji gja duhet të dihet se, nese serbët, malazezet e greket, u
pushtuan nga Imperatoria Osmane pas humbjes betejs fushe-Kosoves ne vjetin 1389,
Shqipnia do te qendronte e pathyeshme dhe, në pamundsi të pushtohet, deri nga
fundi i shekulit XV’te: Edhe pas pushtimit osman të trojeve tona Amtare,ajo
perandori e stërmadhe nuk gjeti asnjihere rahati prej nesh, keshtu qe për ta
mbajte sundimin e vet mbi Atdheun tone, e ndau në kater VILAJETË, qe edhe ato
ndaheshin në Sanxhak, sanxhaqet ndaheshin në kazaja të gjitha këto (njiesi
administrative) ku do të sundohej nga kater Pashallar (Gjenerale) turq si ma
poshte :


1. VILAJETI I JANINES ; me nji siperfaqe rprej 17,900 km’2.



2. VILAJETI I SHKODRES ; me nji sipërfaqe prej 10,000 km’2 (ketu
perfshiheshin ne ate kohe qe nga Ulqini Tivari e Podgorica me rrethina, deri ne
kufi me Kosoven)


3. VILAJETI I MANASTIRIT ;me nji sipërfaqe 28,500
km’2(nenkupto sot tokat shqipare ne Maqedoni)


4.. VILAJETI I KOSOVES
; me nji sipërfaqe 32 000 km’2.


Ndersa Shqipnia, si Ame e të gjitha
ketyne trojeve mbeti nji sipërfaqe prej 28,000 km’2 dhe me nji popullsi prej
2,697,966 banoresh. Ne keto rrethana, deri në vitin 1878 Shqipnise i kishin
grabit 24,000 km’2 tue i a dhanë Greqisë, Malit Zi 14,000 km’2, kurse Serbis
10,000 km’2,


Ndërkohe, shkatrrimi i Shqipnis Etnike e pati fillimin
në vitin 1820, kur perandoria osmane detyrohet te njoh PAMVARSINË e Serbise, të
Malit Zi dhe Greqise. Kjo ndodhi nen presionin e madh të Rusisë me preteksin se,
ku ka ortodokes jane toka greke, serbe e malazeze apo maqedonase ?



Pazarlleqet e Fuqive të Mdha Europiane do të “Ligjiroheshin” në
Kongresin e Berlinit 1878, i mbajtun me 13 Qershor –13 Korrik 1878, ku u vendos
qe Shqipnija Etnike të zvoglohej thuajase në kufijt e sotëm. Perpjekjet e
Atdhetarve tonë dhe organizimi i tyne i përsosur në lidhjen Shqyptare të
Prizerenit 1878,bene që ky Kongres të mos zbatohej tersisht. Në kete periudhe
dokumentat osmane por, edhe tjera deshmojne për nji Shqipni prej 86,000 km’2.
Pas kesaj, do vinte Traktati i Londres i vjetit 1913 që ndryshe quhet edhe
Konferenca e Ambasadorve në Londer, e cila “LIGJIROJ” grabitjën e trojeve
shqyptare si ma poshte ;


1. Serbia u zgjerua me 34, 000 km’2 tokë,
tue lane mbrena asaj hapsine toksore edhe rreth 1,400,000 banore popullsi
shqiptare.


2. Mali i Zi, u zgjerua me 7,000 km’2 dhe nji popullsi
shqyptare prej 240,000 banore.


3. Maqedonia u zgjerua me 9,700 km’2,
tue lane ketu edhe nji popullsi prej 500,000 banore shqyptar.


4.
Greqisë i dhane 10,794,km’2, tue lane edhe nji popullsi të martirizuar prej
500,000 banoresh të gjith shqiptar.


Keshtu pra me 1913, për veç
garbitjeve të ma parshme 61,494 km’2, tue ngushtue kombin shqiptar në nji të
katërten qe vet Zoti ia kishte falë, tue i lane vetem 28,746 km’2, kjo për ironi
të fatit quhej “SHQIPRIJA LONDINEZE”.


Gryksia Sllavo-Ortodokse nuk
do të ngopej me kaq dhe riçfaqet me 1915 ku, përseri Fuqit e mdha vendosin të
cungohet nga Veriu deri në Lumin e Matit, ndersa nga Jugu deri në Lumin Vjosa,
ku e e Shqipnija tjetër do të mbetë vetem në masën 13,000 km’2.


Kjo
për fatin nuk qe vetun qendresa e shqiptarve në mbrojtje të tokave shqiptare,
por edhe si rrezultat i fillimit të Luftës parë Botrore. Ajo qe nuk u ralizue me
1915 u kerkua ma vone në Konferëncën e Paqes në Paris 1919, pasi mbaroj lufta e
pare Botrore,


ku vet Zoti e deshti edhe Presidenti i Amerikës
WILLSON nderhyri dhe e ndaloj ketë masaker të përbindshme e pangishem e Klyshve
të RUSISE dhe të politikanve djallzor europjan në dam të trojeve tona
shqiptare.Tentativa pati edhe me 1920, por kjen te kota.



Për te
pa qendresën heroike në beteja për mbrojtjën e truallit Amtar dhe çmimin e madh
me të cilin e paguen Shqiptaret, po japim disa shifra që kemi saktesua si ma
poshte ;


1. Në përjudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizerënit me 1878,
u vrane aq shume shqiptar, luftaret trima që nuk e kursyen gjakun e tyne për
liri dhe në mbrojtje të tansise toksore të vatanit: Damet e shkatuemë në
matëriale janë shumë të medhaja , pasi shkatrroheshin me shume se 600 qendra
banimi e katunde të Shqipnisë Etnike


2. Në vitin 1913 si edhe në
Luften e Parë Botrore (1914-1918) u eleminuan disa mijra


shqiptar,
si edhe u larguen me dhunë nga vatrat e tynë qindra mija te tjerë , u grabiten
rreth 500 qendra banimi,e katunde shiptare. Në ketë kohe, në Shqipnin Londineze
numeroheshin 813,000 banore, kurse në territoret e grabitura 950,000 banor.
Mjerisht


duhet spjegue se u spekullue shumë me rregjistrimet, sepse
ortodoksit quheshin sllav, kurse myslimanet quheshin turq.


3. Në
vitët 1919-1939, përseri u zhdukën dhe u larguan nga trojet e veta amtare rreth
300,000 të tjere. Ketu vendin e parë e zën Kosova martire, që shteti Serb kërkoj
të sillte aty 165,000 kolon serb në tokat e shqyptarve. Vetem gjate 80 vjeteve
të pushtimit, serbët debuen rreth 1.2 milon shqyptar, të cilet emigruan në Turqi
e vende të tjera, kudo që munden të gjënin strehim,


Shenim ;
Mjerisht për sa ma naltë shenueme pame me vërtetsi se sa armiq të eger pati
Shqipnia, dhe sa me pak miq u gjet vendi në keto kohë të veshtira për mbrojtjen
e vatanit. Në përiudhën e ketyne ngjarjeve, Shqipnia pati edhe nji mik të madh,
që nuk duhet harrue asnjihere. Ketë e gjejme të burri i Madh i Anglisë Lordi
BEAKO, i cili me 15 Qershor 1878 dergon Kongresit Berlinit ketë Memorandum
:Kembgulja e Europes, duke ndihmuar me të drejte indipendencen e Shqiprise
treguan edhe ekulibrin e vet, duke e largue pertej nji Imperatori të Madhe dhe
shume të bezdishemve, që asgja nuk puqet mes tyne!


Mbrojtja e
Europes kunder invazionit sllav, me sa duket asht kuptua tëpër vone nga
përendimorët, mbasi vetem me 1999, kur barbarija sllave ortodokse rrezikoj, jo
vetem Shqiprine por edhe vetë Qytetrimin Europjan e ma gjane.


Se
dyti, jo vetem armikun e shqiptarve, por të shumë e shumë popujve të tjerë
“kryemiku i proletarve” MARKSI, i cili me 1878, i shkruen Kongresit Berlinit si
vijon ;


“Arnautet (Shqipare) janë pjesrishtë të krishter të ritit
ortodoks-grek dhe, pjesrisht musliman, ku duke gjykua për sa i njofim janë pak
të pergaditur për t’u qytetrua. Prirja e tyne grabitqare duhet ta detyrojne çdo
qeveri fqinje ti mbaj ata nen trysni të rrept ushtarake, për deri sa përparimi
industrial në vendet fqinje të mos u siguroje pune atyne, si p.sh.
dru-prerës.dhe uje-bartes. Nuk mund të mohohet fakti se gadishullin e qujti
“Turki Europjane”. Ashte pasuri natyrore e trashiguar nga stërgjyshrit e rracës
sllave të jugut. Rivalt të Sllave janë vetem barbarët arnaut dhe turqit, të
cilet prej kohesh quheshin dendur si kundërshtar ma të egër të qytetrimit e
përparimit, përkundrazi sllavet jane të vetmit bartes të qytetrimit



Faktikisht ky anti shqyptar u degjue, jo vetem ne ato vite kur fati
i Shqiprisë dergjej në spitalin e Parisit, Londres, Moskes apo tjere ,por edhe
pas Luftes së Dyte Botrore, kur rendi komunist pretendontë Liri e Perparim e,
deri vetvendosje të popujve,



Më neve ndodhi e kunderta, kur
sundimtarët e rinjë në vjetin 1945, jo vetem nuk banë kurrgja për Shqipninë e
coptuar në vite, përkundrazi për tu dukur sa ma vllazrore, para Titos e Stalinit
i ja bane hallall serbit, grekut, malazezit e maqedonisë të gjitha krimet e
shemtuara e mizoritë ne dam të populit e trojeve shqiptare. Erdhën direkt nga
qeverite e vllazruara nën ideologjine Marksiste, të cilet edhe në Manifestin
Komunist shprëheshin ; se komunistat nuk kan Fe as Atdhe.


Rasti ma
sinifikativ ashte spastrimi i shqyptarvet të Kosovës gjatë vittit 1999, i cili
ishte për të gjithë Botën e qytetnueme akti ma i shemtuar njerzor, që mund të
vepronte bisha Serbe ndaj atynë që jetonin në trojet Amtare, 6 mij vjet ma pare,
në ato troje qe vet Zoti ua kishte fal shqyptarve.


Me sa dukët
Europa Plake, u kujtue pas 121 vjetësh për fjalet e Memorandumit të Lordit
Englez, duke bere të pamunduren per ndalimin e genocidit milloshevicjan, të
ketij kasapi te Ballkanit, por të mos harrojme se keta patën edhe ndihmen e
ndonje


shqiptari të binjakzuem, dhe kjo asht nji çudi e madhe, po të
mendojm se deri ku ka arrit tradhtia e shqip-folsave.


Përgjumia e
madhe dhe e gjatë e Europës mbi padrejtesit e bame ndaj shqiptarve, ndoshta po
zgjohet e me të bashke edhe ndergjegja e jonë kombtare. Se fundi, Kancelaritë
Europjane duhet të ndryshojnë pikpamjët e tyne, që se afermi të korrigjojne
gabimet e fajet në dam të Shqiprisë Etnike, tue ndihmua fuqishem që kombi
shqiptar të shkoj drejt vetvendosjës, e drejtë kjo e sanksionuar në Kartat e
Konventat Nderkombtare si për të gjitha kombet e botës, tu i çue edhe popujt e
tjër të Ballkanit në trojët e veta, pasi populli jonë sot asht disa milion
banorë, të gjithë te nji gjaku e nji gjuhe dhe, asnjiherë nuk kemi kercnue
sovranitetin e askurrkujt në Ballkan as në Europe, por kemi mbrojtë me gjakun e
martirve trojet tona Iliro-Shqiptare siç na i lanë AMANET të parët tanë trima
dhe liridashës.


Shekulli 21, si shekull ku duhët të dominojë
drejtësia, kultura, qytëtnimi europian, burrat e mdhenje, qe kanë për detyre ti
prijne Europës në rrugen e nisun, ta bajnë ralitet, që ky shekull i rij të vulos
nji herë e përgjithëmonë Paqen, Drejtësinë, shuarjën e luftravë të pa drejta në
dem të popujve të vegjel, të cilët duhët të jenë me të drejta të barabarta në
mes kombeve të mdhenje e të qytetnuem, duke harrue padrejtësit e konventave e
traktateve të dashakqinjevet të papërgjegjëshëm, politikanve të pa arsyeshëm të
kaluemës, të cilat e mbytën Europën dy hër rradhazi në lufta të përgjakshme
evropiane e botrore, ndanë e coptuan e shkatrruan qytëtnimin e lashtë të
Europës, tue zëvendesue me padrejtësi, në kurrizin e të pafuqishmit, duke
shpërblye fitimtaret në kurrizë të humburve.


Mendoj se, edhe nëse
nuk ka ardhe, do te vije koha e ndryshimit të Hartave e të gjeografisë të
Shteteve në Ballkan, tue përcaktue Etnitë e sejcit Shtet, ku i përcakton vetë
gjuha amtare, që ashtë themeli parakusht për vetvendosje.


Unë mendoj
nji fillim të mbare për Kosoven, por le të vazhdojmë edhe me Maqedonine, Malin e
Zi, te gezojne të drejta e plota, por edhe me problemin madhore kombetar, siç
ashte nyja e pazgjidhur ala me Greqine, për popullsinë çame te martirizuar dhe
debuar me dhunë kanibaliste nga trojeve Etnike, nga shovenistat grek të pa
preçedent, ne nji kohë kur debimët e masakrat e popullsisë çame kanë nise
pothuajase në tri periudha:


1. Nga Lidhja e Prizerënit 1878 e deri
28 Nendore 1912.


2. Nga 1912 deri më 28 Tetor 1940,


3.
Që nga1940 deri nëvitin 1945, në ketë vit kje debim perfundimtar.



Gjendja e mjerueshme e asaj popullsie e sidomos muslimane të
Çamrisë, me ato politika asgjesuese greke, ku kryen spastrim etnik të plotë
masaker dhe konfiskim të pasurisë dhe ma e keqja për MOSKTHIM në trojet e tyne
amtare kurr ma, qe nga viti 1945..


Uroj nji nisem te mbare, siç edhe
ka fillua që problemi Çam të gjejë zgjidhjen e të drejtave te tyne të pa
mohueshme, te rikthehen ne vatrat e tyne amtare, qe kane zanafillen që 4 mij
vjet para Krishtit .



--------------------------------------------------------------------------
SHQIPERIA
E SHQIPTARVE
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe" Empty Re: Cfar fsheh ne vete termi "Shqiperi e madhe"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi