Vaksina kunder AIDS-it vepron perkohesisht
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Vaksina kunder AIDS-it vepron perkohesisht
Vaksina kundër AIDS-it, e cila duket se ka funksionuar, së paku
pjesërisht në Tajlandë, iu ofron vetëm mbrojtje të përkohshme
pacientëve, ndërsa
efektet fillojnë të zbehen pas një viti apo diç më shumë.
“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ka qenë aq vështirë të interpretohen
rezultatet e vaksinës eksperimentuese, thotë Dr. Nelson Michael, një
kolonel në
Institutin e kërkimeve “Walter Reed Army” në Maryland, i cili ka
udhëhequr studimin.
Grupi i shkencëtarëve të këtij instituti në shtatorin e kaluar shokuan
botën kur treguan se kjo vaksinë eksperimentale kishte zvogëluar
rrezikun e
infeksionit për 31%, mirëpo ata nuk kishin arritur ta shpjegojnë
mekanizmin e veprimit të saj.
“Është e mundshme që vaksina të ketë funksionuar vetëm për një periudhë
të shkurtër kohore. Është një efekt i dobët, modest, por diçka në të
cilën
mund të mbështetemi”, ka thënë Dr. Nelson Michael.
Vaksina është një kombinim i vaksinës ALVAC canarypox/HIV të
Sanofi-Pasteur dhe vaksinës kundër HIV-it, AIDSVAX, të prodhuar nga
kompania VaxGen nga
San Francisko.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vaksina kundër AIDS-it vepron përkohësisht
» Vaksina e parë kundër kancerit të prostatës
» ..HIV-AIDS..
» Portman largohet nga filmi, përkohësisht!
» Zink kundër depresionit
» Vaksina e parë kundër kancerit të prostatës
» ..HIV-AIDS..
» Portman largohet nga filmi, përkohësisht!
» Zink kundër depresionit
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi