Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Kraki

Shko poshtë

Haxhi Kraki Empty Haxhi Kraki

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 4:44

Kryengritje e poezisë” është libri me poezi i Haxhi Krakit. Shumëllojshmëria e temave që trajton dhe mënyra si i trajton ato, ky libër e merr formën e librit të mësimeve historike, politike, artistike dhe filozofike për të shprehur në mënyrën më të plot tragjedinë historike të popullit shqiptar, duke filluar që nga lufta e Skënderbeut deri te lufta e fundit në Kosovë.

Haxhi Kraki i poetizon këto ngjarje politike dhe mundohet që nëpërmjet poezisë t’i vër në pah vuajtjet e popullit tonë dhe rrugëtimin e tij deri në fitore.

Poeti në këtë mënyrë si krijon, duke u kthyer nga e kaluara në histori vepron si romantikët tanë, Naimi dhe De Rada të cilët kthehen në të kaluarën e lavdishme të kohës së Skënderbeut.

Ai vend të rëndësishëm u jep shembujve pozitiv të luftës së shqiptarëve, por në anën tjetër përshkruan me gjuhë tronditëse fatkeqësitë që përjetoi populli ynë gjatë shekujve.

Ai shkruan edhe vargje për kohën e cila rrjedhë e pavarur dhe pambarim. Për këtë arsye edhe tërësia e kësaj vepre poetike ndërtohet mbi tri kohë. Mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Kraki Empty Re: Haxhi Kraki

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 4:45

Kyryengritje e poezisKur
Mbi Kosovën e robëruar, dielli ishte larg,
Kur
Moti politik ishte i nxirë e burgune prag
Kur
Fjala e lirë mbytej në diktaurë,
Kur
Mendimi tkurrej si gjarpëri nën gurë,
Kur
Vitët rigonin shi, e realiteti torturë,
Vjen
E buzëqeshur me vrulle me gjak
Pranvera Studentore, e racës arbërore,
Për t'ia thënë historisë një fjalë!
Përe t'i thënë kohës ndal!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Kraki Empty Re: Haxhi Kraki

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 4:46

1
Sa krijesë e çuditshme,
Herë qengj
Herë ujk,
Herë ikën nga Origjina
Herë kthehet aty i turpëruar!
Merimanga në shpirt ia ngre rrjetën
E djallëzisë,
Hipokrizia shigjeton dashurinë
Atërore...

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Kraki Empty Re: Haxhi Kraki

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi