Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te rrefesh dramat e femrave

Shko poshtë

Te rrefesh dramat e femrave Empty Te rrefesh dramat e femrave

Mesazh nga Geri Sun 21 Feb 2010 - 4:47

Susanna Moore e ka bërë lexuesin të grindet me librat e saj. Më saktë me personazhet dhe historitë e tyre. Disa, në faqet e fundit të romanit, janë ndier edhe të pështjelluar, ndoshta edhe të irrituar me mënyrën e qasjes ndaj botës. I tillë është libri i saj “Big girls” (Vajzat e mëdha). Janë drama femërore. Një udhëtim në psikikën sa të sëmurë aq edhe enigmatike të atyre që mund të jenë nëna, e njëkohësisht vrasëse të pjellës së tyre. I vendosur në një burg psikiatrik, romani përfshin katër zëra rrëfyes, atë të tri grave dhe të një burri. Këndvështrimi ndryshon në çdo paragraf. Kështu ndodh që tregimi i Louise këmbehet me atë të Helen dhe pastaj normalizohet vetëm në rreshtin e fundit. Louise Forrest është psikiatrja e re e burgut e divorcuar, jeton me djalin Ransom që është tetë vjeç; e kaluara e saj i ka shkaktuar një depresion të përsëritshëm, që nuk e lejon t‘i përshtatet profesionit të saj. Helen është një e burgosur tetëmbëdhjetëvjeçare me një të shkuar të errët dhe të dhimbshme pas krahëve. Ajo pret krahët, dëgjon zëra dhe flet vazhdimisht për Ellie. A është ajo një mikeshë, motra apo një krijesë imagjinare? Zëri mashkullor i takon kapitenit Bradshaw, i dashuruar pas doktoreshës, me të cilën ka një marrëdhënie enigmatike, ndërsa zëri i fundit rrëfyes është i Angie, një aktore e Hollivudit, e dashura e Rafael, ish-bashkëshorti i doktoreshës Forrest. Pjesa tjetër e romanit u kushtohet femrave të tjera të burgosura. Në fund të fundit, këtu meshkujt janë të pakuptimtë. Skena i takon vetëm “Big girls” (Vajzave të mëdha) sipas titullit të librit. “Dikush, në një mënyrë jo shumë të këndshme, më tha: Pse nuk shkruan për lumturinë, për njerëz të mirë? Dhe unë iu përgjigja se njerëzit e mirë dhe të gëzuar nuk janë edhe aq shumë interesantë. Më vjen keq ta them këtë. Sigurisht që ata mund të jenë interesantë në jetën e tyre, mund të jenë të këndshëm dhe të gëzueshëm. Por ata nuk janë interesantë në libra.

Unë isha shumë e interesuar të dija mbi mundësinë që gratë, të cilat vrasin fëmijët e tyre, nuk janë vërtet të çmendura. Kjo më intereson. Gjithmonë më është propozuar që femrat që e bëjnë këtë janë të çmendura. Atëherë lind pyetja tjetër: Si mund ta bësh këtë nëse nuk je e çmendur? Por është e qartë se si publiku, gjykatësit, juritë mund të mendojnë për një grua që vret fëmijën e vet. Kjo më grishi shumë dhe unë fillova të lexoj për gati një vit të tërë për të kuptuar e për të krijuar një femër të tillë”.

Të gjithë personazhet e saj kanë një të përbashkët: karakterizohen sa nga drita, po aq edhe nga hija. Për secilën prej tyre ka faj, ka një gjykim, ka një përpjekje për të shpëtuar. Nga njëra anë është qyteti, dritat e ndritshme, pub-et dhe nga ana tjetër erërat e rënda, zhurmat dhe sekretet e qelive të burgut. “Më kujtohet që i thashë një personi që po intervistoja në burg, se ndoshta ishte një gabim, në kuptimin që kishte qendra rehabilitimi dhe unë nuk do të arrija dot nëse do të kisha çdo javë një studente të re. Më pa sikur të isha e çmendur. Mendoj se kishte çaste kur ajo ishte e vetëdijshme dhe mendoj se ajo vuante pasojat psikike të një jete që kishte bërë para se të martohej, të cilat nuk ishin trajtuar. Me shumë mundësi ajo ishte një femër ku pasojat psikike ishin shkaktuar nga trajtimi i njerkut gjatë fëmijërisë. Njerëzit mund edhe të çuditen, por ajo që mua më interesonte të tregoja gjatë shkrimit të romanit kishte të bënte me ndjesinë e të qenit nënë, çfarë do të thotë të qenit nënë? Pavarësisht se si vijnë të trajtuara në libër, çdo grua është nënë”. Susanna kërkonte t‘i njihte nga afër femra të tilla. Ajo jetoi me to. Ndante rrëfimet dhe dhimbjet e së shkuarës. Madje disa prej tyre, shumica 18-vjeçare, u vunë të shkruajnë kujtimet për të. “Libri lindi pas kërkimeve të mia. Ju me siguri mendoni se do të duhej të kishte ndodhur e kundërta, por unë hyra në burg dhe aty e gjeta idenë për të formësuar një libër. Kërkimi që unë bëra për këto femra më ngjalli interes. Kështu që kur mbarova pjesën e dytë e tradhtova në një farë mënyre procesin normal të të shkruarit dhe u futa në një burg. M‘u desh një vit që të merrja leje të posaçme”. Por Moore është gjithashtu lexuese. Ajo ka një qëndrim të vetin ndaj librit, ndaj mënyrës se si mund të shijohet një rrëfim. “Unë lexoj vazhdimisht. Në ndryshim nga shumë njerëz të tjerë, të cilët i admiroj, nuk mund të lexoj kudo. Nuk mund të lexoj në një metro apo në zyrën e një doktori, nuk mund të dëgjoj muzikë, nuk mund të jem në një dhomë ku dikush shikon televizor. Më duhet shumë kohë, sepse lexoj për orë të tëra. Kam nevojë të jem në qetësi. Mundësisht vetëm. Dikush mund të flejë apo të lexojë në një tjetër karrige. Nuk mund të lexoj në situata të tilla. Nuk mund të futem në shtrat e të fik dritën pa lexuar më parë. Është një lloj zone e lirë mes ndërgjegjes dhe jokoshientes. Të lexuarit mund të jetë një ritual, një eksperiencë”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi