Peligrinazh ne misteret e Shqipes
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Peligrinazh ne misteret e Shqipes
Hyrje në historinë e gjuhës shqipe i Eqrem Çabejt, për herë të
parë i jepet i plotë lexuesve. Një tekst themeltar i një gjuhëtari
univers të cilit ende nuk ia kemi zbuluar të gjitha misteret e tij, do
me thënë misteret tona
"Historia e gjuhëve është historia
e popujve që i flasin e i kanë folur". Kjo është fjalia me të cilën
Çabej nis tekstin e vet Hyrje në historinë e gjuhës shqipe.
Fjali
e fortë, ndaj më shumë se një thënie ajo duket si një besojmë. Këtu
pohimi histori e gjuhëve si histori e popujve ka të njëjtën vlerë për
nistarin sikurse portulani për anijet që përshkojnë brigje të
panjohura, pohim që sot na jep dorë të kuptojmë pandashëm qoftë
rrugëtimin historik të gjindjes sonë, e qoftë shpirtin e kësaj gjindje
- gjuhën shqipe.
E të kuptojmë gjithashtu, si të kemi kthyer
fletën e fundit të këtij libri që ndërtohet i gjithi mbi këtë besojmë,
se të dyja këto rrugëtime historike, të lidhura në mënyrë organike si
recto dhe verso e papirusit historik të Shqiptarëve, janë në fakt një
histori-pa-mbarim.
Papirusi, pra nuk ka cak; ai vijon
pambarimisht të zgjatet e t'u bëjë vend zbulesave, fakteve, evolucionit
dhe zhvillimeve të reja të bashkëjetesës së Shqiptarëve mes vedi dhe me
të tjerët rrotull tyre.
Duke u nisur nga ky objekt i
dyfishtë historik, Çabej me këtë tekst themelor kapërceu një hendek të
madh studimor në fushë të albanistikës. Nëse objekti do të kish qenë
njëdrejtimësh, pra ose histori gjuhe ose histori populli, rezultati do
të kish qenë i gjymtë.
mbushej (siç është verifikuar në mjaft
studime të tjera), në rastin e parë nga teknicizma të tepërta gjuhësore
që rëndom e shtyjnë debatin në rrugë pa krye, ndërsa në rastin e dytë
në vërshime mitesh e fantazish, të cilat edhe mund ta ndihin shkencën,
por nuk mund ta zëvendësojnë atë.
Peng i gjysmës së parë
mbetën gjithë ata punëtorë të shqipes, të cilët u nisën të hetonin në
laboratoret e fonetikës historike, të morfologjisë apo të etimologjisë,
fondin tonë gjuhor të dëshmuar me shkrim, pra atë fond që i takonte
periudhës historike.
Shembullin tipik të kësaj ngecje në
rrjetë mund ta vërehet tek pohimi i Auguste Dozonit, i cili në hymje të
fjalorit të vet shkruante se "gjuha shqipe, që ndan Shqiptarët nga
pjesa tjetër e botës, dukej sikur kishte me na dhanë çelsin e
prejardhjes së tyre e të zbulonte prej nga ata vijnë. Por kjo gjuhë,
mozaik i çuditshëm copash që duken sikur janë mbledhë anë e për anë,
nuk ofron në dukje të parë tjetër posë një enigme tekanjose e të
padeshifrueshme".
Mandej Meyeri, Pederseni, Jokli,
Tagliavini e të tjerë, të cilët kishin formim të rreptë gjuhësor e
indoeuropeist u munduan ta zhdrivillojnë këtë enigmë, por ngase iu
referuan vetëm shtegut të historisë (së gjuhës shqipe), rezultatet e
punës së tyre vërtet përmirësuan shumë treguesit e fondit autokton të
gjuhës sonë, por nuk mundën të zdritin vijimisht edhe historinë e
qytetërimit të Shqiptarëve në etapat e saj. Ç'është tek e fundit
historia?
Një term që në përmbajtjen e vet kuptimore don të
thotë "kërkim, hulumtim", e që si i tillë u pat përdorë nga Herodoti
për të treguar kërkimet që ai kish ndërmarrë rreth fakteve që
përshkruante.
Mijëvjeçarë larg Herodotit, kjo shkencë u
përkufizua në fund si shtjellim i ndeshtrashave njerëzore sipas
vijimësisë kronologjike dhe ndërthurjes së shkaqeve me pasojat.
Kuptohet kësisoj se besojma nistore e Çabejt buron pikërisht nga ky
konceptim modern i shkencës së historisë. Po përse vallë ai ia doli,
ndryshe nga indoeuropeistët e lartpërmendur, të përzgjedhë objektin e
dyfishtë?
Kjo spjegohet vetëm duke i rënë në gjurmë fazave
nistore të kontributit të këtij dijetari. Çabej e nisi punën si
etnolinguist. Vlen të përmendet me këtë rast punimi i tij i parë
mirëfilli shkencor, Studime italo-shqiptare, të cilin ai nuk e kreu në
bibliotekat e Vjenës, por zgjodhi të shkojë e të ngulet aty ndë Horë
t'Arbëreshvet, në truallin etnik, kulturor e historik që e ushqente
këtë gjuhë.
N'atë gjuhë kjo bashkësi e shquar edukonte
pinjojt me urtinë e proverbave e me mahitë e gojdhanave, uronte të
sapomartuarit me gazmendin e këngëve dhe vajtonte po ashtu të vdekurit
me gulçet e ligjeve.
Kontributi shkencor i Çabejt zen fill
pra pikërisht nën këtë shenjë përkushtimi të dyfishtë për gjuhën dhe
etninë e vet; dhe këtu vështirë se mund të ndahet misionari ynë i
shqipes nga humanistët e hershëm si Buzuku e Bardhi që patën si shtysë
"n'së dashtunit botës sanë" dhe për "me ndimuem së pa fatësë dorës
Arbeneshe".
Këtu pra, dijetari ynë u nda në shenjë nga
kolegët e vet, duke bërë që korpusi çabejan për shqipen të mos
konsiderohet si arkivë e gjuhësisë, por si pasuri kombëtare, madje e
gjithë sojit arbënor. Veprimtaria gjuhësore s'mund të jetë tjetër veçse
një shembëlltyrë e krejt veprimtarisë njerëzore, ndaj dhe gjuhësia jonë
historike sot mundet ta themelojë një teori të përgjithshme të
institucioneve tona njerëzore.
Ky ngjan të jetë kumti i
mprehtë i gjithë veprës; e në qoftë njimend kështu, atëherë ne
shqiptarët kemi shumë punë për të bërë, për disa breza rresht, duke e
mbajtë gjithnjë hapur këtë vademecum në tryezat e punës, siç mbajnë
nxënësit një ksombël ku jepen zgjidhje problemash analoge.
Hyrje
në historinë e gjuhës shqipe u vjen shqipfolësve në një moment historik
tejet të volitshëm, kur ritrupëzimi i kulturës sonë në familjen e
kulturave europiane është tashmë një proces i pakthyeshëm, pas një
shmangieje të shtrënguar mëse pesëshekullore.
Me një qasje
krejt ndryshe nga këndvështrimi i lartpërmendur i Dozonit, pas të cilit
"gjuha shqipe ndan Shqiptarët nga pjesa tjetër e botës", Çabej na
dëfton se historia e gjuhëve dhe kulturave të popujve është një histori
integrimesh, jo dasish. Pra gjuha e tyre ndonëse enigmatike i bashkon
shqiptarët me fqinjët e tyre të afërt e të largët.
Çdo grup
etnik bart një gjuhë të vetën e kur ai hyn në marrëdhënie me të tjera
grupe, lidhen miqësi, bashkime, shkëmbime apo ndodhin përplasje që mund
të shpien në bdarjen apo zgjerimin e vetë grupit.
Ajo çka
ndodh me popujt, ndodh më pas me gjuhët. E nëse ndeshtrashat historike
rrëfehen nga kronikat, të cilat gjithqysh hartohen nga individë,
ndeshtrashat gjuhësore "nënshkruhen" nga bashkësitë prej miliona
folësish, për t'u dëshmuar mandej përmes mijëra fjalësh e thëniesh.
Ndaj
dhe të bësh arkeologjinë e një gjuhe mbetet punë pa grat nëse ajo nuk
shërben për përtrimjen e vazhdueshme të historisë së bashkëjetesës mes
popujve.
Kështu pra, Çabej ja kushton krejt pjesën e
parë të këtij libri marrëdhënieve ndëretnike rindërtuar edhe përmes
dëshmive gjuhësore, para se të kalojë në pjesën e dytë, e cila u
kushtohet huazimeve në gjuhën shqipe.
"Marrëdhëniet
baltike-shqiptare; marrëdhëniet greke-shqiptare; marrëdhëniet
shqiptare-armene, marrëdhëniet kelte-shqiptare; lidhjet ilire-shqiptare
ne gjuhë; lidhjet trake-shqiptare" - e kështu duke kaluar nga një
nënkre tek tjetri, lexuesi gjendet befas brenda një makine të kohës, që
e drejton atë drejt visesh e shekujsh që më parë i janë dukur krejt të
errët e të pakapërcyeshëm.
Ndërsa tash i jepet mundësia të
jetë pelegrin në kah të kundërt me rrugëtimin e përbashkët të të
parëvet të tij sikurse Dantja në Komedinë hyjnore.
Në këtë
rrugëtim Çabej është një Virgjil për sekushin që e lexon, shkencëtari
shndrrohet në udhërrëfyes. Lexuesi nuk e ka të vështirë të integrohet
me përditshmëninë e tij, pasi binarët mbi të cilët udhëton me këtë
studim janë ato të të vërtetave shkencore e jo të miteve, të cilat në
punë të historisë së gjuhës kanë gëluar e sot po gëlojnë madje me tepri.
Pas
pelegrinazhit historik të kreut të parë, bëhet e thjeshtë të kuptuarit
e të dhënave gjuhësore që rreshtohen në kreun e dytë e në fakt
përfaqësojnë gjurmët e këtyre tremijë vjet bashkëjetese.
"Huazimet
greke, latine, italiane, frënge, sllave, turke, përpjesëtimi i
elementit të huaj në gjuhën shqipe ndaj elementit autokton", e mandej,
për t'i kthyer temës së integrimit, vijohet me elementet e shqipes në
gjuhët e tjera të Ballkanit dmth me huazimet shqipe në greqishten e re,
në gjuhët sllave, në turqishten e në rumanishten.
Gjithë
sërenditja konkrete e fakteve gjuhësore të pjesës së dytë, përmbyllet
mjeshtërisht nga një panoramë e thukët shkencore e mbi stadin e
gjuhësisë ballkanike dhe e kontributeve të saj. Edhe kjo temë, krejt në
harmoni me gjithë të mëparshmet në tekst, ndërtohet si pjesë mirëfilli
krahasimtare.
Veç kësaj ajo nuk e vuan aspak atë të metë nga
e cila preken jo rrallë shkrime që synojnë përshkrimin e një fushe të
dijes përmes emra shkencëtarësh e kontributesh përkatëse, por që shpesh
janë aq hermetike e të thata sa ngjajnë më fort si skedarë memecë
bibliotekash a si bibliografi në fund të librit Krejt ndryshe nga lista
kësodore, edhe kjo pjesë e punimit i ngjan një shregulle ku kalamenden
bashkë gojëdhana, proverbe e lokucione të ngjashme popujsh të ndryshëm.
Sa
për ilustrim, citojmë një fragment të kësaj pjesë ku Çabej shkruan se
"disa nga frazat ballkanike e kanë burimin në besimet popullore e në
përralla. Kështu shqip kalë jeshil 'një gjë e pamundur' (ti do kalë
jeshil), rumanisht cai verzi, greqishte e re prásina áloga, ka dalë nga
kuajt e gjelbër që ndeshen nëpër përralla, si te Përrallat greke e
shqiptare të Hahnit".
E kjo shrregull vërejmë se luhatet sa
nga Orienti aq nga Oksidenti, sa nga paganizmi aq nga religjonet
monoteiste. Lexuesi shqiptar nuk ndjehet më fillikat në mes të
ishullit-zhguall-breshke si të ketë mësuar nga këto fletë se "gojëdhana
e murosjes së një gruaje të gjallë në këmbë të një ure ose në një kala,
me qëllim që ndërtesa e re të mbajë është e përhapur në Ballkan e
jashtë Ballkanit.
Kjo gojëdhënë është lokalizuar në një kala
në Shkodër, në Porto Palermo e gjetkë, e në një urë në Dibër, në Berat
(Goricë). Mandej ndër Serbë e Boshnjakë te Kalaja e Shkodrës, në Greqi
te ura e Nartës, në Rumani te manastiri Arges. Petar Skoku ka vënë në
pah se muratorët aromunë kanë ndihmuar në përhapjen e kësaj legjende
nëpër viset e Ballkanit".
Mbërrihet kështu në pjesën e
tretë dhe të fundit të këtij teksti "Shqipja e re (e sotme)", e cila
nis me një cekasë mbi etnonimin e shqiptarëve, vijon me hartografinë e
përhapjes së gjuhës shqipe ndër koloni e diaspora jashtë Shqipërisë, e
më pas skicohen dialektet truallsore të shqipes për t'u përmbyllur me
shqipen si gjuhë e shkruar.
Te kjo nyjë e fundit vlen të
ndalemi një hop. Krejt në mbyllje të punimit, në dy faqet e fundit
Çabej përshkruan shqip e pa u ndërmlytë stadin e shqipes së sotme dhe
thotë se tash së fundi shqipja "më nj'anë ka përparuar, më anë tjetër
ka shkuar prapa; më nj'anë ka pasur një lulëzim, më anë tjetër është
stërkequr.
Ky zhvillim negativ karakterizohet me largimin e
gjuhës së shkruar nga gjuha e popullit. Në këtë kuptim mund të thomi se
sot ka gjer diku dy gjuhë ndër ne: më nj'anë gjuha e shkruar e
intelektualëve, më anë tjetër gjuha e thjeshtë e popullit [...] Midis
gjuhës ekzakte të shkrimit dhe gjuhës së gjallë të popullit ne duhet të
mbajmë një rrugë të mesme.
Sa kohë që duam që shqipja jonë
as të mos mbetet një gjuhë e pasme (e prapambetur), as të mos bëhet një
gjuhë artificiale". Këtu mbyllet libri por një tjetër uturimë nis e
vrungullon në kryet e kujt e ka njësuar shqipen me qenien e vet
transhendetale, të gjithkujt që e di se çdo bashkësi që prodhon gjuhë,
e dorëzon njiherit veten në duart e gjuhës që ka prodhuar.
"Sot
ka gjer diku dy gjuhë ndër ne" - shkruante Çabej. Ky konstatim i thënë
kaq shkurt e shqip, i vetëm në llojin e vet n'ato kohë kur në Shqipëri
kish rënë perdja e hekurt e diktaturës mbi dije e kulturë, të kujton
përcaktimin që dhanë gjuhëtarët Brugmann e Meillet mbi shkakun e
bdarjes së latinishtes.
Ata vunë re se latinishtja iu mbajt
deri në fund një modeli ortodoks (konservator) të formës së shkruar, i
cili nuk evoluoi më tok me folësit e saj.
E ndërsa forma
zyrtare mbeti e ngulët, të folmet vulgare vijuan rrugëtimet e veta,
deri ditën që ndërmjet atyre dhe latinishtes u gjend në mes një hon.
Nuk është pra aspak rastësi që misionari i dijes sonë albanologjike e
mbyll këtu, me këtë fjali. Pra ky libër çelet me një besojmë e mbyllet
me një detyrë. Apo ndoshta me një amanet?
Mund të shkruhet
hollë e më hollë për këtë tekst, por ajo që ka rëndësi është të
kuptohet po kaq hollësisht mesazhi i atij që e shkroi.
Një
mesazh i lirë lyp mendje të lira. E gjithqysh, në mbyllje të këtij
rravgimi mbi Hyrje në historinë e gjuhës shqipe që për herë të parë u
jepet i plotë lexuesve, mund të thuhet plot gojë se Çabej është një

me thënë misteret tona.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» 7, 13, 666? Ç'janë këta numra?, Misteret pas numrave!
» Fjalor Etimologjik i Shqipes
» 100 poezitë më të mira të shqipes
» Dokumentet e para të shqipes së shkruar
» Fjalor Etimologjik i Shqipes
» 100 poezitë më të mira të shqipes
» Dokumentet e para të shqipes së shkruar
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi