Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alergjite ndaj ushqimeve, si te mbrohemi

Shko poshtë

Alergjite ndaj ushqimeve, si te mbrohemi Empty Alergjite ndaj ushqimeve, si te mbrohemi

Mesazh nga Geri Sun 31 Jan 2010 - 3:39

Qumështi, kikirikët, gjalpi, prodhimet e detit
dhe veza. Mishi i pulës dhe arrat. Ja cilat janë disa nga produktet që
kryesojnë në listën e ushqimeve,
që ne mendojmë se na bëjnë dëm. Por jo gjithmonë, ashtu siç është
menduar tradicionalisht, frika është e bazuar dhe fjala alergji është
ajo e duhura.
Prej vitesh, nëse një ushqim nuk na bën mirë, nuk hezitojmë ta
cilësojmë atë si një produkt, nga i cili trupi ynë ka alergji dhe kaq
mjafton për të
mos e futur më në gojë për të gjithë jetën. Nga alergjitë ushqimore më
shumë preken fëmijët e vegjël, por aktualisht, mjekë dhe kërkues
amerikanë e
kanë ridimensionuar frikën nga ushqimi, duke rivendosur kufijtë e një
ankthi që është shpërndarë drejt asaj që hamë. Kjo frikë është
zhvilluar drejt
një reaksioni të papritur, një rreziku të padukshëm. Mjekët thonë se,
edhe pse këto lloj alergjish ekzistojnë, duhet të jemi shumë të
kujdesshëm ndaj
diagnozave sipërfaqësore dhe atyre të pasakta. Një artikull i publikuar
në “Wall Street Journal” tregon kërkimet e fundit dhe se si në shumë
raste
alergjia është vetëm një formë e ndjeshmërisë së organizmit, që nuk
përbën rrezik. Për më tepër aty shpjegohet me hollësi rreth kësaj
sëmundjeje që
çuditërisht prej kohësh e cilësojmë si shumë të rrezikshme, edhe pse
nuk kemi thuajse asnjë lloj informacioni. “Journal of Allergy and
Clinical
Immunology” shkuan rreth një studimi të bërë në Mançester në Angli: 79
fëmijë kishin rezultate pozitive në testet për alergjinë nga kikirikët,
por pas
studimeve më të hollësishme u zbulua se 66 prej tyre mund t’i hanin
këto produkte pa pasur asnjë problem në organizëm. Mjekët e Shoqatës
Amerikane të
Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë kanë treguar se në 125 pacientë, më
shumë se gjysma e tyre mund të toleronte ushqime që mendonte se duhej
t’i
shmangte. “Kur nisa të bëja këtë punë, detyra ime kryesore ishte të
bindja familjet që të mos i jepnin për të ngrënë një ushqim të caktuar
fëmijës së
tyre. Tani përpjekja më e madhe është që t’i bëj këto familje ta
rifusin atë ushqim në dietën e tyre”, thotë Hugh Sampson, pediatër në
departamentin e
alergjisë dhe imunologjisë në Mount Sinai, një shkollë mjekësie në Nju
Jork. “Edhe pse një test mund të dalë pozitiv, kjo nuk do të thotë se
të gjithë
janë alergjikë, sepse ky mund të jetë thjesht një reaksion biologjik.
Për të ditur më shumë, shpesh duhet bërë një test që mjekët e quajnë
test
provokimi në një ambient të mbrojtur. Zakonisht pozitiviteti është
vetëm një vijë kufiri”. Megjithatë, numri i të prekurve nga alergjitë
sa vjen e
rritet. “Është e vërtetë që është rritur dukshëm numri i tyre”, shton
Paolo Pigatto, përgjegjës i dermatologjisë dhe alergologjisë në
poliklinikën e
Milanos. “Më të përhapura janë rinitet ndaj poleneve dhe dermatitët
atopikë. Pikërisht për këtë bindje, shumë njerëz mendojnë se janë
alergjikë, por
nuk është kështu. Për ta përcaktuar këtë është e rëndësishme të ketë
një korrelacion mes përgjigjeve të analizave dhe simptomave, të kuptosh
lidhjen
që ekziston me historinë e pacientit”. Vitet e fundit, për shkak të
intolerancave ushqimore njerëzit po i drejtohen gjithmonë e më shumë
analizave
specifike apo dietës së kontrolluar. Ajo mes “modës” dhe sëmundjes
është një tjetër nyje që duhet zgjidhur. Shumë mendojnë se alergjia
ndaj ushqimit
dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk
është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është
çrregullim
metabolik, që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull, kur
disa njerëz hanë peshk, nuk ndihen mirë më pas. Kjo ndodh sepse
organizmi nuk e
pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë
atë, pra problemi lidhet me metabolizmin. Ndërsa tek alergjia, në
përpjekje për
të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon disa lloj antitrupash,
të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera, që bëhen shkak
për
simptoma të alergjisë, që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes,
sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular. Alergjia ndaj
ushqimeve
ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë
ushqimore.
Alergjitë dhe astma

Tubat bronkialë brenda mushkërive janë si rrënjët e pemëve që degëzohen
nga laringu në tuba gjithmonë e më të vegjël, që mbarojnë në qeska të
vogla me
ajër në mushkëri. Për shkak të helmeve të tepërta në trup, veçanërisht
mbeturinave acide, membranat e mukozës, të cilat veshin këto tuba,
ngarkohen me
papastërti, duke shkaktuar inflamacion dhe acarim të mukozës. Pastaj,
gjëndrat bronkiale bëhen mbiaktive dhe myku shfaqet brenda këtyre
tubave. Për të
neutralizuar këto mbeturina të helmëta, trupi sekreton enzimën
histaminë. Në sasi të mëdha, ajo shpesh mund të shkaktojë një reaksion
alergjik -
gërhitje, kollë, teshtitje, “hundë që kullon”, sy të përlotur - ndërsa
pacienti përpiqet të nxjerrë mbeturinat e tepërta. Thithja e ndonjë
substance
irrituese gjithashtu mund të shkaktojë një sulm të papritur alergjik
ose astmatik. Reagimi alergjik, gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i
konsumimit të disa lloje ushqimesh, pickimet nga insektet etj., duke
shkaktuar ekzemë, puçrra, flluska, ose njolla, ndërsa mbeturinat
përpiqen të
gjejnë daljen përmes poreve të lëkurës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi