Eli Fara, vetem… por shpreson te dashuria
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Eli Fara, vetem… por shpreson te dashuria
Viti i ri ka nisur vrullshëm për Eli Farën … Pas një heshtjeje, të
mbrojtur me fanatizëm, nga kampi i këngëtares më në fund vijnë lajmet e
para, të
cilat nuk janë assesi nga ato të zakonshmet. Nuk bëhet fjalë për një
këngë, një klip apo syresh… Kësaj here përfaqësuesja e muzikës
popullore korçare,
ka lënë mënjanë serenatat, për të performuar “me tango dhe
trëndafila…..” , nën petkun e balerinës 12 javë me radhë, në spektaklin
“Të kërcesh me
yjet”. Me tutu-të veshur, ajo na rrëfen se është futur “me mish e me
shpirt” në sprovën e servirur në formë ftese, duke na prezantuar një
Eli ndryshe.
Pozicionin e ri e konsideron si një eksperiencë tejet impenjative, për
të dhuruar performancën e duhur, pasi për Elin të kërcesh për t’u
argëtuar
është e pamjaftueshme…
Nëse në planin personal çdo gjë shkon vaj, në jetën e saj private na
pohon se ora i ka mbetur në vend, edhe pse beson pa kushte te magjia e
dashurisë.
Arsyeja?!Sigurisht nuk ka pengesa që lidhem me kohën apo detaje të
këtij lloji, pasi luku i saj konkurron fare lehtë me atë të një 30-
vjeçareje.
Fajin ia atribuon vetvetes dhe dëshirës së papërmbajtur për t’u strukur
në botën e saj, çka e rrezaton te kushdo që merr guximin t’i afrohet.
Megjithatë, nuk i mungon dashuria e vajzës së saj Marinës, e teksa na
flet për raportin nënë e bijë, sytë i shndrisin…
* * *
-Prej kohësh rezidenca jote është bërë Tirana. Arsyeja, vajza apo angazhimet me spektaklet e tua më të fundit?
Prej vitesh jam më gjatë këtu sesa jashtë shtetit në SHBA, si për
arsyet personale, për shkollën e vajzës, por edhe ftesat dhe kërkesat
për punë janë
po nga këtu, janë përmbledhur dhe i jam rikthyer kërkesave në Evropë.
- Nga sa mësuam paraprakisht ju do të jeni një nga “yjet”që do të
perfomoni në spektaklin “Të kërcesh me yjet”. Do të kërceni. Si e
pritët ftesën?
Deri më tani sa keni avancuar?
T’iu them të drejtën, ftesën nuk e prita me ndonjë entuziazëm dhe në
fillim më tmerroi, pata dhe vijoj të kem një ankth, nëse do të
funksionoj apo jo
në këtë gjini, s’di në do t’ia dal. Sigurisht është një përvojë e
bukur, megjithëse provat e para ishin aq të vështira, sa nuk ka ku të
shkojë. Më pas
kur e përvetësoj një lëvizje sado e vogël më duket sikur e kam ditur
gjithaherët, Është vërtet interesante kjo eksperiencë nga të gjitha që
kam
përjetuar deri më sot.
-E paskeni marrë shumë seriozisht rolin e balerinës. Jeni ndjerë e pakompletuar si këngëtare popullore?
Një këngëtare e kompletuar duhet të jetë edhe balerinë pasi bota kështu
funksionon, çdo gjë lidhet zinxhir, që nga inskenimi, koreografia
bashkë me
këngën dhe element të tjera. Të paktën jashtë, artistët marrin kurse
për të bërë spektakël, gjë që te këngëtarët e rinj tek-tuk funksionon.
Është e
nevojshme për çdo artist për të pasur edukatën e lëvizjeve bazë.
-Eksperienca te spektakli “Dancing with the stars” nuk është thjesht një kurs kalimtar apo jo?
Duke qenë se Enada ndjek punën e gjithë artistëve, për më tepër që më
ka takuar partner Gerd Vaso, është një përgjegjësi akoma më e madhe.
Duhet të
mbledhësh gjithë forcat për t’ia dalë dhe unë këtë po përpiqem të bëj.
-Deri më tani sa keni avancuar me lëvizjet?
Mirë, por do të mundohem që atë çka kam mësuar ta paraqes mirë, pasi kjo është pjesa më e vështirë dhe më e përgjegjshme.
-Vallëzimi i parë është tango sa pasionant aq edhe i vështirë. Mendoni
se ju përshtatet tango teksa shihni veten në pasqyrat e sallës së
provave?
Mendoj se impresioni i Enadës që më ka zgjedhur mua për tango ndoshta
ka qenë se Elit i shkon një tango. Për t’u përshtatur besoj se më
shkon, por
edhe nëse nuk jam objektive kam 12 vallëzime të tjera për të treguar
veten.
Më lart më përmendët se provat zgjasnin rreth 2 orë çdo ditë, rrjedhimisht edhe kalori të djegura…
Në fillim nuk prisja se një eksperiencë e tillë do të ishte kaq shumë
impenjative. Prova bëj çdo ditë, sigurisht kam lënë palestrën, pasi dy
orë
kërcimi i kapërcejnë orët e palestrës.
-Lexuesit janë kureshtarë, fansat, sigurisht. Ndaj dhe do t’ju pyesim:
ka ndonjë të re në jetën tuaj private që doni ta ndani me lexuesit e
suplementit “Unë Gruaja”?
Jo nuk ka asgjë të re në jetën private. Gjithë risitë lidhen me punën,
që dua ta theksoj nuk janë hapa të vegjël, madje jashtë imagjinatës
sime. Nuk
prisja oferta të tjera, e të merresha kaq seriozisht dhe me përgjegjësi
me fushën e artit. Shpresoj t’i çudis njerëzit.
-Nëse bëni një “bilanc” por vitin që lamë pas?
Në drejtimin profesional mjaftueshëm mirë. Kam pasur kërkesa pa fund,
që janë parësore për mua. Në planin personal ka qenë një vit neutral,
pa
probleme shumë.
-Vajza juaj Marina si po ecën me studimet?
Marina, shumë mirë. Është në vitin e fundit dhe ka provimet. Mund të
them se jam e kënaqur pasi në drejtim të shkollës nuk kam pasur
probleme, mëson
vetë nuk ka nevojë t’i thuash të ulet e të studiojë. Ajo e di ç’bën dhe
unë kam besim se e ka kuptuar rëndësinë e studimeve.
Merreni vesh pa fjalë, nuk ka nevojë Marina për një mami me autoritet?
Për shkollën po, pastaj ka gjëra që duhet të debatojmë dhe të ndajmë mendime të ndryshme.
-Në pamje të parë jepni përshtypjen se keni një marrëdhënie sho-shoqe
me vajzën tuaj. Si ka ndryshuar raporti juaj me kalimin e viteve? Ku
puqeni dhe
ku ndaheni?
Tashmë Marina e kaloi adoleshencën, periudhë në të cilën nuk binin
dakord për veshjen, tualetin e tepruar apo për ndonjë individ nga
shoqëria që nuk
më pëlqente. Ka kaluar ajo fazë dhe ajo është më e përgjegjshme. Si të
thuash kemi rënë pak në qetësi, por roli i mamasë nuk ka ndryshuar.
Është
përshtypje e gabuar, e vërteta është se nuk mund ta kesh vajzën shoqe.
Mund të jetë disa çaste, për çështje të caktuara harron se jemi nënë e
bijë dhe
diskutojmë pa komplekse, por në të shumtën e kohës i kem rolet e ndara,
unë jam mamaja dhe ajo vajza. Në fund të fundit është një gjë natyrale,
pasi
edhe sekretet nuk ua kemi treguar mamave, por shoqeve. E njëjta traditë
vijon ende të ruhet në familjen tonë. Në fakt ngjasimi në karakter nuk
na
lejon t’i marrim njëra-tjetrës “kalanë nga brenda” kollaj”.
-Si e sheh Marina eksperiencën tuaj si balerinë?
Në fillim ajo u tmerrua dhe më tha lëre, mos e bëj, por pastaj e binda
t’ më shihte gjatë provave dhe nëse nuk do të isha në nivelin e duhur,
i
premtova se do të hiqja dorë. Pasi më pa, fjalët e saj ishin “Ouu nuk e
kisha imagjinuar që të kërceje kaq bukur, të imagjinoja ndryshe më
pëlqen,
mund të vijosh.
-Ndërsa ju vijoni me angazhimet si balerinë e përgjegjshme, a ka ndonjë mëtues rrotull? Dhurata për Shën Valentin, prisni?
Adhurues ka sa të duash , problemi është se unë nuk jam shumë
entuziaste, nuk më pëlqen të jem e dukshme nëpër ambiente ku mund të
takosh njerëz apo
të frekuentoj klube nate, ku edhe t’u jap mundësinë të më afrohem. Jam
totalisht në botën time, më intereson puna dhe më pëlqen t’i kaloj orët
në
qetësinë e shtëpisë sime.
-Çfarë muri keni vendosur për mëtuesit?
Ndoshta nuk jam aty dhe për më tepër rrezatoj. Ndoshta nuk ka ardhur i
duhuri apo unë se kam pikasur. Për më tepër unë besoj se një përjetim i
tillë
është magjik, nuk ndodh i stisur vjen spontanisht. Kur s’e pret mund të
ndodhë. Sigurisht të gjithë presim të na ndodhë një magji e tillë, jo
vetëm
unë pres një përjetim të tillë. Unë besoj te dashuria.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Eli Fara në lidhje me Fatmir Mediun?
» Del Piero shpreson në Kupën Botërore
» Enada vetëm spektatore
» Enada vetëm spektatore
» Torres shpreson ta fitojë Kupën Botërore
» Del Piero shpreson në Kupën Botërore
» Enada vetëm spektatore
» Enada vetëm spektatore
» Torres shpreson ta fitojë Kupën Botërore
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi