Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I ftohti, probleme me rruget dhe dritat ne Veri

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

I ftohti, probleme me rruget dhe dritat ne Veri Empty I ftohti, probleme me rruget dhe dritat ne Veri

Mesazh nga Geri Sun 24 Jan 2010 - 23:40

I ftohti, probleme me rruget dhe dritat ne Veri Bora-male
Moti i keq qe ka perfshire prej dy ditesh verilindjen e vendit ka krijuar shume probleme ne Qarkun e Kukesit.

Temperaturat
e uleta, qe dje kane arritur ne minus 15 grade Celsius, kane krijuar
probleme ne te gjitha akset rrugore te rajonit dhe furnizimin me
energji elektrike per qytetin e Kukesit. Akset kombetare dhe ato rurale
ne Qarkun e Kukesit kane qene te veshtira per t’u kaluar.

Shtresat
e akullit kane penguar levizjen e automjeteve. Drejtues te Ndermarrjes
se Rrugeve thone se situata ka ardhur duke u perkeqesuar dhe se po
merren te gjitha masat per te mbajtur situaten nen kontroll.

“Gjate
gjithe nates se mbremshme kemi hedhur kripe ne akset kryesore pasi
shtresat e akullit jane shtuar dhe kjo ka veshtiresuar qarkullimin e
automjeteve”, thote nje drejtues i kesaj ndermarrjeje. Segmenti me
problematik ka qene Qafa e Malit, per shkak te mungeses se kripes.
Drejtuesit e automjeteve ankohen se askush nuk eshte kujdesur sadopak
per kete segment te rrezikshem.

Mesohet se akulli ka penguar per
disa ore levizjen e mjeteve dhe kjo pohohet edhe nga Drejtoria e
Rrugeve e Kukesit. Por kjo e fundit justifikohet me faktin se segmenti
nuk eshte nen kujdestarine e tyre.

Nderkaq probleme ka pasur
dhe ne segmentin Kukes-Qafe Shllak, pasi ne Shen Meri dhe Kalimash, nje
numer mjetesh kane rreshqitur nga akulli dhe kane dale nga rruga, por
fatmiresisht nuk ka pasur viktima ne njerez. Nderkaq akset e tjera si
Kukes-Krume, Kukes-Shishtavec, Kukes-Peshkopi, Krume-Qafe Prush,
Kukes-Prizren dhe Kukes-Kolsh etj. jane mbajtur nen kontroll dhe
qarkullimi nuk eshte penguar, pasi ne keto akse jane derguar kamione me
kripe dhe skorie.

Temperaturat e uleta kane shkaktuar dhe
ngrirjen e tubacioneve te ujit te pijshem per nje pjese te qytetit te
Kukesit. Ne lagjen 3, siç tregojne banoret, diten e diel uji i pijshem
nuk ka mundur te shkoje ne katet e katerta dhe te pesta te pallateve
per shkak te ngrirjes se tubave. Nderkaq probleme ka pasur dhe ne disa
fshatra te zones se qendres. Temperaturat e uleta jane bere shkak edhe
per nje defekt ne rrjetin elektrik te tensionit te larte.

Naten
e shkuar ka pasur nje shkeputje ne linjen Fierze-Fushe Arres-Kalimash
dhe per pasoje gati i gjithe rajoni i Kukesit eshte zhytur ne erresire
per disa ore. Mesohet se pas ketij defekti, furnizimi me energji
elektrike eshte bere me linjen Fierze-Bajram Curri. Nderkaq
temperaturat e uleta kane shkaktuar edhe shkeputjen e sinjaleve
televizive per kanalet kombetare dhe private te rajonit
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi