Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi!

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi! Empty Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi!

Mesazh nga Vizitor Sat 9 Jan 2010 - 1:07

Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi!

Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi! F.0108194332640_m
Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të goditura nga vërshimet në qarkun e Shkodrës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi qytetarëve që e ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipëri.
Dje, komuna e Gjakovës ndau 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shqipëri. /rel/
Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë
Komuna e Podujevës në mbledhjen e saj të parë konstituive të mbajtur sot me iniciativën e kryetarit të ri të kësaj komune Agim Veliu dhe me përkrahjen e të gjithë këshilltarëve komunalë, ka vendosur që pas vërshimeve të fundit që e kanë kapluar Shqipërinë, si shenjë solidarizimi me popullin shqiptarë të zonave të prekura nga vërshimet në Shqipëri të ndaj një shumë të hollash nga buxheti i saj me vlerë prej 20 mijë eurosh.
Vërshimet e fundit në Shqipëri po përcillen me vëmendje edhe në Kosovë, pritet që shumë shpejtë edhe institucionet e tjera por edhe qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës t’iu dalin në ndihmë vëllezërve të Shqipërisë në përballimin e këtyre vërshimeve. /Telegrafi/
Prizreni ndan 15 mijë euro
Komuna e Prizrenit ka ndarë 15 mijë euro për tu dalë në ndihmë banorëve të zonës veriore të Shqipërisë.
Ymer Berisha, shef i Zyrës për Informim në KK të Prizrenit, ka bërë tëditur se përpos ndihmës me mjete financiare, që nga e shtuna do të fillohet edhe me grumbullimin e të mirave materiale - ushqimeve, prodhimeve higjienike dhe batanijeve, në bashkëpunim me komunitetin fetar dhe të biznesit në këtë komunë.
Komuna e Prizrenit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve nga Shqipëria, duke i dorëzuar ndihmat në pikat grumbulluese të ABI-Centre në Prizren.
Komuna synon të mbushë dhe të dërgojë javën tjetër dy kamionë të mëdhenj me ndihma për banorët e zonave të përmbytura, javën tjetër. /Koha/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi! Empty Re: Gjakova hap dyert per familiet e prekura nga vershimet ne Shqiperi!

Mesazh nga Vizitor Sat 9 Jan 2010 - 1:11

Qytetarët e komunës së Gjakovës po ndjejnë shqetësimet e mëdha për vështirësitë që përmbytjet nga reshjet e mëdha dhe shprazjet e liqeve akumulues, u kanë sjellë vëllezërve nga Shqipëria, randaj të premten pasdite u kanë bërë thirrje publike banorëve të shtëpive të përmbytura, që të vijnë në Gjakovë derisa të kaloi kriza e shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore. Këtë ftesë e ka bërë sot bashkërisht kryetari komunës së Gjakovës Pal Leaj dhe në emër të iniciativës qytetare Agë Batusha. “Duke parë gjendjen e vështirë të vëllezërve tanë që po evakuohen nga zonat e përmbytura të Shkodrës, u bëjmë ftesë të gjithë atyre banorëve të pastrehë që të vijnë e të strehohen në familjet gjakovare” tha Batusha duke e konsideruar këtë nismë për vendosje dhe ushqim si një domosdo për t iu dal në ndihmë vëllëzërve në ditët më të vështira. Ai më tutje ka thënë se vetëm familja e gjerë e tij është në gjendje që qysh sonte të pranojë 100 familje. Ndërkaq kryetari I komunës Pal Lekaj duke mirëpritur këtë iniciativë qytetare theksoi se janë në koordinim të vazhdueshëm me Shtabin e Emergjencës në Shqipëri dhe se për çdo nevojë emergjente janë të gatshëm të veprojnë. “Pos ndihmës financiare prej 10 mijë eurosh kemi dërguar edhe ekipe të zhytësve dhe të kërkim shpëtimit që po operojnë në zonën e Shkodrës, ndërsa jemi të gatshme që brenda 24 orëve të ardhshme të strehojmë mbi 200 familje “ tha Lekaj. Ai ka shtuar se Kuvendi Komunal I Gjakovës në bashkëpunim me iniciativat qytetare dhe biznesmenët gjakovarë do të ofrojë kushte strehimi e ushqimi nëpër familjet gjakovare si dhe nëpër objektet kolektive. Qyshkur ka filluar kriza e vërshimeve në Veriun e Shqipërisë, shumë familje gjakovare që tashmë kanë miqësi me ato shkodrane u kanë hapur dyert për të tejlkaluar këtë situatë të rëndë
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi