Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRISMAT E LIRISË

Shko poshtë

KRISMAT E LIRISË Empty KRISMAT E LIRISË

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:35

Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po thirrnin djalërinë shqiptare anembanë botës për t’ i dalë zot atdheut. Sepse dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serb. Shkrumbi e gjaku që derdhej damarëve të tokës sime e shpon dhembjen e çdonjërit shqiptar jashtë atdheut. Dhe djalëria militante tani po i ktheheshin atdheut, pushkëve të lirisë. Në korrik të nëntëdhjetenëntës i gjeti gati drejt Malësisë së Vërrinit. Gjithçka e kishin bërë gati, rrobat, armët dhe gjërat e tjera të nevojshme për udhëtim. Mëngjesi i së shtunës, i gjeti të zgjuar; gjatë tëtë natës ata nuk bënë një sy gjumë. Duam të çmallemi, thoshte Rexha, pastaj lufte është dhe kush e di a shihemi më, dhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë. Kur i tha këto fjalë, sytë iu mbushen me lotë, vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza që ishin bërë gati për nisje. Fokusi i kamerës, shënonte çastet e fundit të kujtimeve me vëllezërit dhe shokët në mërgim. Me t’u nisur shumicës iu mbushen sytë me lot, por secili mundohej të përmbahej përpara vullnetarëve të lirisë. Betimi në flamur, përpara nisjes, u dha forcë të gjithëve, ngaqë mu nga zemra e alpeve po niseshin trimat e atdheut me flamurin kuq e zi në gji. Televizioni zviceran shënoi edhe intervistën e parë publike. Po shkojmë për të vdekur, tha Rexha. Për lirinë e atdheut, të djemve të Vërrinit shënuan fundin e nisjes së tyre vullnetare në rrugën e atdheut. Prapa tyre mbetën kujtimet e viteve në mërgim, që ndrynin në vete, duke u ndarë kush e kush me ata që kishin kaluar një kohë të gjatë; kish të atillë që nuk mund të rrinin pa qarë, në ndarje, por edhe gjatpëe rrugës. Atdheu, megjithatë ishte pika më e dashur dhe vetëm ai mund t’ua lehtësonte dhembjen...1998
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRISMAT E LIRISË Empty Re: KRISMAT E LIRISË

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:36

ÇLIRIMTARËT

Dritëdielli sa po i shpërndau rrezet, mbi malet e mbuluara me borën e fillimmarsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vinte. Komandanti i kishte rreshtuar ushtarët e tij dhe po u caktonte detyrat e ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e secilit nga ushtarët dhe gjendjen e tyre fizike, ndërkaq për peshën e detyrave që do t’ ua ndante nuk ishte edhe aq problem. Ndërkaq, ata që gjatë tërë natës kishin bërë roje, duhej të zëvendësoheshin për të pushuar ca natën. Një zë që erdhi nga fundi i fshatit, e tërhoqi shikimin e të të gjithë që i pritnin detyrat, ndërsa komandanti bëri disa hapa mbrapa dhe shikimin e përqëndroi tek vasha që po vinte drejt tyre. Kurioziteti e ngacmonte, ndërsa ajo gjithnjë e më tëpër i afrohej shtëpisë kazermë, ku ishin të vendosur ushtarët. Çka ndodhur? thirri me zë të lartë komandanti, kurse jehona e zërit u shpërnda teposhtë grykës prej nga lidheshin rrugët e fshatit. Ajo nuk po mund të përgjigjej, lodhja ia kishte marrë fuqinë, dhe me dorën që e shtrëngonte gjoksin, mundohej të ruate frymmëmarrjen, që ia kishte shpejtuar vrapi. Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, erdha t’ju lajmëroj, mezi i nxori fjalët ajo. Ju lutem, më jepni dhe mua një pushkë, iu drejtua komandantit. –Të gjithë nëpër pozicione dhe detyra urdhëroi komandanti, ndersa ti, iu drejtua vashës, ke bërë punë të mirë për lajmin e sjellë. Tani tani do të isha lutur të largohesh nga zona, sepse këtu do të këtë luftë. Më vjen shumë keq që duhet t’ ua kthej urdhërat, por unë kam ardhur të luftoj bashkë me ju. Ju lutem me jepni një pushkë. Komandanti duke e parë këmbëngultësinë e vashës, i zgjati automatikun që e mbante në dorë. Ja ia automatikun tim dhe këta karikatorë me fishekë. Ajo rrëmbeu armën dhe u nis vrapë drejt pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë. Krismat e tankeve armike të drejtuara në drejtim të pozicioneve të UÇK-së paralajmëruan fillimin e luftës së asaj dite të përgjakshme. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fudit luftuan tre njësitet kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe arltilerisë armike në mbrotjen e trojeve stërgjyshore. Borën e pranverës e mbuloi gjaku, ndërsa rënia e tyre me shikimin kah dielli, e solli pranverën e lirisë në Kosovë.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRISMAT E LIRISË Empty Re: KRISMAT E LIRISË

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:36

ATA RANË ME KËNGË NË GOJË

Krismat e armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët përreth fshatit. Ndërsa lufta që po vazdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje kudo. Rruga e lirisë, e zgedhur nga ushtarët trima që luftonin për çlirimin e atdheut, hapej shkëlqimit të tyre nëpër vijat e frontit, kundër pushtuesit. Zjarr thirri komandanti, derisa hodhi bombën, në drejtim të tankut të armikut serb, që po u afrohej pozicioneve. Gjithçka u mbulua në flakë; tanku dridhi tokën rreth pozicioneve; jehona e krismës ndërkaq mbushëlloi malet. Kënga që buronte nga zëri i hollë i komandantit, vazhdoi pas jehonës së krismave. Ndërsa vargu: “Bini djema gjithë sa jemi, luftën mos me e ndalë”, u shpërnda pareshur tek ushtarët e lirisë, të cilët e përcillnin nga goja e tyre, bashkë me krismat. Dhe vargu i këngës vazhdonte: “T'gjithë së bashku për atdhe, jetën kem me dhanë”. Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej me jehonën e valeve që mbushëllonin malësisë, dhe me vete bartnin moralin e lartë të forcës dhe të luftës për lirinë e atdheut. Dhe kënga s'ndalej, buqimës së krismave të pushkëve, që e përcillnin ritmin e saj. E tërë ajo ditë pranvere me malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun, të atyre, që i falen shkëlqimin atdheut.

Malësi e Vërrinit, 1999
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRISMAT E LIRISË Empty Re: KRISMAT E LIRISË

Mesazh nga KLEA LOVE Mon 4 Jan 2010 - 7:37

Rexhep Selimi: Zëri i Radios-Kosova e lirë, ishte zëri i luftëtarëve të UÇK-së, ishte karikatori i mbushur që zbrazej përmes valëve



(Fjala e ish-anëtarit dhe inspektorit të SHP të UÇK-së, Rexhep Selimi, me rastin e përurimit të Arkivit të Radios Kosova e Lirë, më 26 nëntor 2009, në Prishtinë)



Zonja dhe zotërinj!

I nderuari ministër Beqiri, të nderuar z. Pllana, z. Qeriqi, z. Goxhaj, z. Katana, z. Pogaj.

Të nderuar të pranishëm, e nderuar redaksi e Arkivit të UQK-së, e po ashtu e nderuara redaksi e botimit të librit të cilin ne sot po e përurojmë, Arkivin e RKL-së.

Pa e harruar rëndësinë e kësaj dite të sotme me rastin e botimit të gjithë arkivit të RKL-së, dua të përqendrohem më tepër në një aspekt të veçantë, dua të ngushtohem në fjalën time për Radion Kosova e Lirë.



Kaloi një dekadë kur valët Radios Kosova e Lirë shpërthyen në hapësirën e tokës së djegur të Kosovës, një dekadë që kur dëgjuam zërin e lirë të shqiptarëve në vendin e vet.

Zëri i kësaj radioje dhe krismat e lirisë u bënë bashkë në një vend, në një betejë dhe në një luftë, ato u shkrinë pandashëm me njëra tjetrën. Kosova e Lirë dhe Radio Kosova e Lirë i kanë rrënjët dhe ditët më të lavdishme të kombit tonë, ato kanë masën dhe luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK dhe RKL i dhanë shumë njëra tjetrës, por të dyja së bashku i dhanë popullit dritën dhe zërin e lirisë.

Me radion e saj, lufta jonë u bë edhe më e prekshme, më e përjetueshme dhe më e afërt për ata, që e donin lirinë e vendit të vet dhe të përpiqeshin të luftonin dhe të binin për të. Ky zë kumbues i shqiptarëve, që luftonin për liri depërtoi në adresën e duhur në zemrat e në mendjet e njerëzve, që kishin vendosur të jetonin të lirë .

Zëri i kësaj radioje ishte zëri i luftëtarëve të UÇK-së, ishte karikatori i mbushur që zbrazej përmes valëve, por mbi të gjitha ishte edhe liria jonë që po arkitektohej në luftën për liri.

Çka do që shkruhet e thuhet tani, pas një dekade të emetimit të parë të këtyre valëve nuk është më kumbuese, depërtuese e shpërthyese, sesa fjalët e para të kësaj radioje, sikur ishte thirrja e fuqishme e zërit shqiptar: “JU FLET KOSOVA E LIRË” .

Ky kumbim i fjalës së lirë shqiptare në Kosovë ishte kurorëzim i motivit të luftëtarit të UÇK-së, ishte klithma e dëshmorëve dhe jehona e pushkëve çlirimtare, meqë aty shkrihej fjala dhe motivi i luftëtarëve çlirimtarë.

Nuk harrova të flas për rëndësinë propagandistike dhe veçmas rëndësinë e këtij mediumi, nuk harrova të flas as për rëndësinë e kësaj radioje në zhvillimin dhe arritjen e madhe të UÇK-së, dhe Shtabit të Përgjithshëm të saj, që e themeloi mediumin e vet, nuk harrova të flas as për arritjen e UÇK-së, ku në rrafshin mediatik si e arritur e rëndësishme me themelimin e radios dhe agjencisë së lajmeve Kosovapress, por më madhështorja ndodhi atëherë, kur në kohën reale, në jehonën e krismave të lirisë dëgjohej fjala e lirë, zëri i lirisë, pra kur dëgjohej Kosova e Lirë, kur fliste vetë Kosova ashtu siç ishte dhe siç e ndiente vetë.

Le të jetë Radio Kosova e Lirë motiv për të gjithë ata, që e duan jetën e lirë, fjalën e lirë dhe Atdheun e tyre të lirë.
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRISMAT E LIRISË Empty Re: KRISMAT E LIRISË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi