DISKURSI IDEOLOGJIK NË POEZINË SHQIPE TË GJYSMËS SË DYTË TË SHEKULLIT XX
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1

Gjëma që iu përgatit poezisë shqipe të gjysmës
së dytë të shekullit XX, në fillim u shfaq në formë të këngës. Këngët
partizane, të cilat më të shumtën kishin për autorë edhe poetë që i
ishin bashkuar rezistencës antifashiste, paraqesin bërthamën e
realizmit socialist, që do të inaugurohej më vonë si doktrinë zyrtare
dhe që do të përpiqej të realizonte një diskontinuitet sa më të fortë
ndërmjet vetes dhe traditës poetike shqipe dhe një izolim të letërsisë
shqipe nga rrjedhat e tjera letrare në botë.
Meqë ishin intonim i një kauze çlirimtare, e cila
doli fitimtare në fund të luftës, këngët partizane u ngulitën me efekte
psikologjike dhe propagandistike në receptimin masiv të publikut, duke
thyer refuzimin e natyrshëm të pjesës kritike të publikut ndaj
diskursit ideologjik që po e atakonte traditën dhe shijet e saj.Tekstet
e këngëve partizane të shkruara nga Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kolë
Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e madje edhe Mehmet Shehu e
Shefqet Peçi1, e filluan procesin e ndryshimit të funksionit estetik të
tekstit dhe e promovuan atë si funksion ekskluzivisht ideologjik.
Natyrisht, thyerja e rezistencës ndaj këtij funksioni të ri të poezisë,
u shoqërua edhe me kanosje për thyerjes kafkash të atyre që tregonin më
shumë vendosmëri në refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe të
izolimit që po promovohej zhurmëshëm dhe dhunshëm.
Këtu nuk do të bëjmë historinë e këtij procesi. Këtu
vetëm do të identifikojmë disa manifestime konkrete poetike të krijuara
me synimin që të dominonte diskursi ideologjik, e që mund të
konsiderohen si përftesa legjitimuese të krejt doktrinës.
Sa për ilustrimin fillestar, po kujtojmë këtu se
poezia e Ismail Kadaresë, “Shpjegim për librat Besianës së vogël”është
potuajse e papërsëritshme përnga plasimi me efektivitet në “tabelën e
mundësive letrare”2 që ofron doktrina e realizmit socialist.
Poezia “Shpjegim për librat Besianës së vogël”,
spikatë një opozicion interesant sa u takon mënyrave të përdorimit të
fjalëve, me nënkuptim për vetë ambientin letrar, social dhe politik
shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit XX. Referenca thotë se poetët
hermetikë i harrojnë fjalët përditë e më shumë, krejt në kundërshtim me
natyrën njerëzore. Ndërsa në ambientin shqiptar kjo harresë e fjalëve
vinte nga autecensura dhe nga dhuna që rrinte pezull mbi përdoruesit e
fjalëve jashtë normave të ngurtësuara ideologjike.
E kundërta e përdorimit me ngurrim dhe gati afazik
të fjalëve, ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte të
shkaktonte sa më shumë zhurmë dhe të plasonte sa më shumë fjalë, madje
fjalë sa më të pagdhendura, sikundër lë të kuptohet poezia programatike
e Dritëro Agollit, “Poetëve që vijnë”. Kjo poezi e Agollit ka një
përfundim që ia vlen gjithsesi të mbahet mend si një argument i
paluajtshëm i diskursit ideologjik ndaj natyrës së vetë poezië, ku
vlera e saj kundrohet si antipod i fjalëve të bukura:
Të na kishit parë si digjeshim pranë vajzave që donim!
Ç’fjalë të bukura u thoshim mbrëmjeve të arta!
Po ne s’kishim kohë që fjalët e bukura t’i botonim
Dhe shtypshkronjat i kishim për gjëra më të larta… 3
Diskursi ideologjik i poezisë së realizmit socialist
ka futur në vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse në të gjitha
idetë, në motivet dhe temat e trajtuara dhe ka përdorur mjetet
gjuhësore të shprehjes me një arbitraritet të skajshëm. Po ta shohim
sot se si trajtohet brenda këtij diskursi ideologjik ideja e lirisë,
mund të mbetemi të çuditur. Ajo barazohet me revolucionin komunist,
duke e trajtuar tërë pjesën tjetër shumëshekullore të historisë
kombëtare si një pritje të epilogut të lindjes së komunizmit:
Karvan i gjatë i maleve priste
Priste me vite, kish pritur me shekuj,
Ta printe përpara një udhëheqëës,
Priste Shqipëria
Partinë Komuniste. 4
Liria kombëtare si revolucion social, partia
komuniste si sublimacion i të gjitha vlerave pozitive nacionale dhe
Enver Hoxha si prijës i pagabueshëm dhe me përmasa mitologjike, janë në
qendër të shumë poetëve të gjysmës së dytë të shekullit XX, që nga
Dhimitër Shuteriqi, Llazar Siliqi, Dritëro Agolli, Ismail Kadare,
Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shumë e shumë të tjerë, me çka ata kanë
kodifikuar këtë diskurs në pjesën më të zhurmshme dhe më jopoetike të
poezisë shqipe.
Është krejt normale që kjo mënyrë e ideologjizimt të
motiveve dhe të temave, ku theksi bie mbi emrin e partisë, të
udhëheqësit, ose të armiqve të klasës, duke i dhënë poezisë orientim
semantik njëdimensional, detyrimisht u orientua drejt poemës, drejt
vargjeve të gjata, e me thyerje të forta, jo sipas organizimit semantik
të vargut poetik, po sipas logjikës së një fjalimi para publikut. Poema
me vargje të gjata e të thyera, me fragmentime të shumta, mbetet model
i preferuar në rastet kur mesazhi adresohet më shumë si mesazh
ideologjik se artistik. Nga kjo anë, si edhe nga nivele të shumta të
tematikës dhe të ideve, poezia shqipe e realizmit socialist, ndërlidhet
me poezinë sovjetike që ishte paradigma ideologjike e saj.
Nga ana tjetër, në këtë lloj poezie, ndodhi edhe një
hibridizim me tematikën atdhetare, që i kishte rrënjët në poezinë
shqipe të Rilindjes. Shenjat e historisë kombëtare, që nga humbëtirat e
shekujve, shpalosen si evokime të lavdishme, por gjithnjë në funksion
të konfirmimit të lavdisë finale që kishte ardhur me fitoren e
revolucionit. Kjo mënyrë e krijimit letrar, mundësoi komunikim masiv të
poetëve me publikun, për faktin se publiku nuk e vërente qartë
diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e mëparshme shqipe.
Por, ajo që është më vendimtare në këtë punë, ka të bëjë me kushtet e
izolimit të plotë dhe të presionit propagadistik e të represionit
politik, që praktikohej gjithandej shoqërisë shqiptare. Në këto
rrethana, lexuesi e shihte poezinë e tillë si formë më të zbutur të
propagandës ideologjike zyrtare dhe vetë poetët si një pjesë më humane
dhe më legjitime të nomenklaturës politike.
Diskutimi i kësaj përvoje në poezisë shqipe të
gjysmës së dytë të shekullit XX, në kontekstin e pasojave që ka
shkaktuar në deformimin e natyrës së artit poetik, në deformimin e
shijeve dhe në mosbesimin e sotëm të lexuesve ndaj poezisë, ende është
i vështirë. Në njërën anë janë vetë autorët që bëjnë avokati në favor
të përvojës së vet, duke vu në spikamë rrethanat kritike në të cilat
kajë krijuar leëtrsi, ndërsa në tjetrën kundërshtarët e tyre. Këta të
dytët synojnë që diskutimin ta nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta
shndërrojnë në mjet për krijimin e një pamjeje të re të vlerave të
letërsisë shqipe, por me kritere poashtu ideologjike, ku të qenët
disidentë, vetvetiu trajtohet si vlerë estetike. Kësisoj, ata duan që
të mohojnë an bllok vlerat e poetëve që kanë shkruar siaps metodës së
realizmit socialist, madje edhe në rastet kur kanë krijuar vlera të
mirëfillta estetike.
Diskutimi i përvojës gati gjysmëshekullore të
poezisë së realizmit socialist në letërsinë shqipe, besoj se është i
rëndësishëm sepse hap një mundësi të rishikimit të vlerave e
antivlerave të saj, ku literariteti duket të jetë pala më e dëmtuar.
Besoj se gjurmimi pas kësaj shkalle të dëmtimit, është pikënisja më
korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi nuk ka të bëjë me
autorët, as për mirë as për keq. Ata i kanë pasur arsyet e veta pse
kanë shkruar ashtu, qoftë si një lloj vaksine imunizuese ndaj
diktaturës, qoftë nga bindjet e tyre. Metodologjia që propozojmë ne ka
të bëjë me poezinë konkrete, e cila inkuadrohet në “tabelën” e
realizmit socialist, me kontekstin e saj social dhe me funksionin
ideologjik po edhe estetik.
Në poezinë shqipe në Kosovë, ka pasur një përvojë
të realizmit socialist në vitet e pesëdhjeta, por ajo ia ka lëshuar
hapësirën pluralizmit stilistik, që erdhi në kuadër të proceseve
politike dhe letrare që ndodhën në ish Jugosllavi. Megjithatë, mbeti
një përvojë e poezive përkushtime ndaj të rënëve partizanë dhe ndaj
udhëheqësve politikë të kohës. Edhe këtu pati një aktivizim të
diskursit ideologjik, në ndonjë rast me qëllim të imunizimit politik, e
në raste të tjera edhe si bindje politike, ose si synim për përfitim
politik të vetë autorëve. Në këtë kontekst, po edhe në përmasa më të
gjera, mbetet që të identifikohet dhe të vlerësohet në të ardhmen
shkalla e ndikimit të poezisë jugosllave mbi poezinë shqipe të Kosovës
dhe pasojat e mundshme mbi identitetin estetik të saj.
Poezia shqipe e viteve të shtatëdhjeta në Kosovë
duke ndërruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist ,
përveç te rastet e disa poetëve, që mbetën të lidhur me poezinë e
realizmit socialist, për shkak të motiveve ideologjike-patriotike, ose
të epigonizmit.
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi