Dashuria nën hijen e vdekjes
3 posters
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Dashuria nën hijen e vdekjes
Afër teje
Buzëqeshja u zhduk sikur ta kishte përpirë dheu. Tani i vetmuar merrem me veten, duke përfytyruar... duke analizuar... duke kujtuar kopshtin e madh që mban një emër... Gjithëçka kishte marrë pamjen e pesimizmit dhe veten e mashtroja me gënjeshtrën romantike, ku çdo hap më përcillte me dhimbje. Kujtimet më hidhnin në det, nëpër shkëmbijë e nëpër male... nëpër shpellat ku u strehosha kur binte shi, nëpër kodra të mbushura me barë të thatë... Doja që të harroja... doja që të kthehem tek vetja, po kërkojë ngushëllim... hapsira e ngushtuar dhe e errët po merrë një pamje tjetër... horizonti është shtruar me të kuqe..., nuk do të thoja me flamuj të pergjakur të gabimeve të mija... e di që jam, mandej të gjithë jemi gabimtar... por nuk është gabim nësë luftoj për dashuri... sëpaku mësohem të bëjë sakrific. Por, prapë këta kujtime më mbetën në tru, të ngulitura thellë në shpirtin tim… e asesi të ikin! Më mungonte orkestra që këndonte këngët e qejfit tim… siduket ata në atë çast këndonin në një darsëm që unë në atë vend jam i përjashtuar. Fantazia luante me miliona asociacione… mendoja për shumë gjëra… Nuk dua që të bie nën pushtetin e egos, andaj po bëjë një luftë të madhe me egon, kurse me të tjerët sillem butë, ngase kjo jetë mes të tjerash kërkon që të tregohet vëmendje se si sillemi, çfarë veprime duhet marrë që të jemi të suksesshëm në rrugën e... që ka një distinacion të caktuar... të papriturat nuk më ndalin… Dua të jem nga ata të sakrificës... Mendoja… Ah sikur të isha afër teje... shiu që bie nuk do të na lagte... era do të sjellte aromën e luleve, unë i kënaqur nga pranija yte do të harrosha të kaluarën e hidhur... do tu bësha një njeri krejtë tjetër, duke dëgjuar rahjen e zemrës sate… Nuk do të mendoja për largësin, ngase nëse je largë nuk do të thotë se nuk vjen dita që të jemi shumë afër njëri tjetrit... duhet shpirtin ta edukoshë në frymën reale të të veçuarit të asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe për ti. Duhet një vetëflijim i ndjenjave... dhe gjithëçka do të mbetet pas… të gjitha do të bëhen një… ndërkohë, që hëna dhe yjet që ishin të mbuluara nga retë do të zëvendësohet me… ate natë... ku hëna do të shëndriste dhe ne të shtrirë në barin e thatë... duke shiquar yjet që vallzonin vetëm për mua dhe ti... nuk do të ketë nevojë për qirinjë e as për drita, gjithçka do të ishte dritë kur jemi bashkë. Dhe ti do të mbetesh e habitur nga prezenca ime... me buzëqeshje do të më flisëshe, e unë do ti shiqoja lëvizjet e buzëve tuaja... do të kuptoja gjithë ate bisedë që benë me ndjenat e tuaja... shpirtërat në ate moment do të fluturonin në qiell... gjithçka do të përkufizohet me... për të kaluar në një botë tjetër, në botën që kupton vetëm dashuri...urretja duhet lënë pas, çdo gjë do të shkon sipas ngjyrave të spektrit të krijuar nga dy zemra që janë shumë afër njëri tjetrit, që ndajnë çdo moment bashkë... le të përfundoje edhe me ngacmime…

Re: Dashuria nën hijen e vdekjes
Dashuria nën hijen e vdekjes
Në atë ditë maji, Besniku ishte shtrirë në verdanen e vilës së gjyshit. Moti ishte shumë i mirë dhe fryente një erë e freskët. Ishte humbur në atë freski dhe kishte hedhur shiqimin drejtë horizontit ... shiqonte natyrën, këtë pikturë syverbuese e marramendëse të sjellë me formën e valljeve shumëngjyrëshe si shfaqje e bukurisë së fshehtë... Dikush i ra numrit të tij... Vallë mos ndodhë ndonjë mrekulli, tha në vete Besniku. Ngriti receptorin, ishte shoku i tij nga Prishtina, që ishin njohur gjatë ushtimës së krismave dhe buçitjeve friksuese të predhave. Ai e njoftoi për ardhjen e tij në Shkup. Fytyra e tij shkëlqeu nga gëzimi. Ai që çmon shokët dhe i pret e i gostit ata, fiton mbrojtje kundër armiqve... Hyri në dhomë dhe veshi rrobat për rrugë. U fut në makinë dhe u nis drejtë qytetit. Makina lëvizte me një shpejtësi të madhe dhe mbrapa vetes linte pejsazhin e bukur që e sodiste Besniku... Arriti ne qytet, tek sheshi “SKËNDERBEU”, aty e priste shoku. Ai nuk ishte vetë, me të ishte edhe Engjëllusha... Shoku e provokoi Besnikun, i tha se do të dalë në anën tjetër të Shkupit, ngase kjo anë nuk është e zhvilluar. Besniku e ruajti qetësinë. Në vete tha ahhh këta ndarësi... morri frymë dhe si me shaka i tha se e di që Prishtina është qytet i madh (hmmm jo më i madh se Shkupi), edi se ti nga fëmijëria ke urrejtur vendet e ngushta, që ndjenë ngulfatje, por mua më është bë përditshmëri kjo, dhe jam i mësuar me “ngushllëke”. Shoku e kuptoi se çdonte ti thonte dhe i buzëqeshi duke i thënë se ne jemi mysafirët e tu... U ulën në kafenenë “ TE SKENDERBEU”... filluan bisedat nga më të ndryshmet... Engjëlluesha ishte lexuese e shkrimeve të Besnikut. Ajo ndjente një kënaqësi të veçantë që më në fund u takua me te, kjo u vërejtë nga sytë jeshile që i shkëlqenin... çdo fjalë ajo ia kthente me buzëqeshje. Ajo u fut mbrenda tij...
???
Rruga në të cilën rrallë shkohet, ishte ajo e Besnikut... Bukuria që në varfëri sjellë njësoj të mirën dhe ligësinë..., e për te nuk paraqet boshllëk shpirtëror. Edhe punën që punonte nuk përputhej me shkollimin e tij. Kishte të kryer në filozofi, por punonte si keshilltarë në ministrin e Ekologjisë! U kthye nga puna, ate e kishin rrahur disa përfytyrime të llahtarshme. Shiqonte në drejtim të PC-së, por kur u ngrit u ndje shumë i raskapitur. Nga dhembja e kokës çdo gjë në dhomë merrte sinjalet e një çasti pëlcasëse të një bombe... Hapi email-in, vërejti se Engjëllusha e kishte komentuar. Ajo mestjerash kishte shkruar se shkrimi merriton të botohet në çdo gazetë... Ai buzëqeshi, harroi dhembjet e kokës...në të ra një rreze që shkëlqeu dhe ia ndriçoi shpirtërin. Doli jashtë, vështronte përtej hapësirës së pafund qiellore. Shiqonte shiun që bie... pikat e shiut vinin e shtoheshin... U fut mbrenda në dhomë, në vete thonte: O Zot, si s’kam fuqi t’i shkruaj një letër! Nuk kaluan disa minuta, kur ajo është në linjë... U përshëndetën... trajtuan tema te shumta, Besniku e kuptoi ate. E dinte se është një vajzë shumë delikate e i kushtonte rëndësi bisedës, në fakt ai përfitoi nga ajo, e përvetësoi Engjëllueshën. Kaloi një kohë, te dy kuptonin se ka lindë diçka ndërmjet tyre, asnjëri nuk guxonte të merrë hapin që duheshte. Për ta ishte një mesazh ajo që poeti grek thotë se: “Të jesh i dashuruar qenke në zjarrë, të jesh padashuruar do të thotë në akull je”. Besniku filloi ti flas për shumë momente, ajo me kënaqësi dëgjonte... Pas saj ajo pyeti: Je i fejuar apo i dashuruar? Jo, shkurt u përgjigj Besniku për të vazhduar me nje fjali të shkurtër: por duhet dhuruar dashuri e mos e le që ajo të të zbulon ty dhe fshehtësintë e tua apo te mijat. Pas kësaj mbretëroi heshtja... Engjëllusha u mundua të paraqitet sikur asgjë nuk ndjenë. Ajo bisedën atë ditë e përfundoi pa u përshëndetur...
Pas kësaj pasoi një shkrim nga Besniku: “KURRË MOS HARRO”( që më vonë do të jetë sinonim i fjalës të dua, ai i thotë Kurre mos harro, kurse ajo i përgjigjet edi...). Shkrimi mbante një mesazh të qartë, apo ishte shkrim çasti ku kishte mbrenda emocionesh që mbytë mërzinë dhe rutinën. Mesazhin e kuptoi ajo, por donte të jetë e sigurtë dhe e pyeti se për kë është e shkruar...Besniku sypatrmbur u përgjigj: Për ty! Shkrim i mirë ia ktheu ajo, ka elemente interesante në mbrendësi. Kurse ai i thotë se nëse je e dashuruar, mendon vetëm se si të shprehish fshehtësinë më të madhe që ke në shpirt, andaj lirohu, bëhu fleksibile e mos lejo që dashuria të jetë pika jote e dobët. Ajo filloi me një hahahaha, duke thenë po, po në momentin se kur e shehe se ke ngelë vetëm shfrytëzoje rastin, hape temën e dashurisë dhe tërthorazi tregoi se je i dashuruar. Besniku u ndal duke menduar, e i tha, ti je e dashuruar? Ajo nuk pranonte, andaj iu përgjigj me një JO të butë... Bisedat e përditshme e bënë të veten. Të dy pranuan se kishin hy në thesin e madh të dashurisë. Për të treguar këtë dërguan njëri tjetrit nga një email. Besniku, i ka shkruar se kryelartësia duhet të largohet nga ajo, duhet butësi, respekt dhe sjellje të mira, se vetëm nga këta njeriu lartësohet, mirëpo meqë ti i ke këta veti nuk gabojë nëse të them “Të dua”. Ajo nuk nguroi, menjëhere i dha përgjigje: JE TI AI QË HYRI NË ZEMRËN TIME TË NGURTË, JE TI AI QË MË FUTE NË MENDIME TË PA FUND, JE AQ I VEÇANTË SA MË BËRE TË NDRYSHOJ, E PAS GJITHË KËSAJ NUK THEM DOT MË SHUMË SE DY FJALË, TË DUAAA NGA ENGJËLLUSHA.
Ishte ky momenti vendimtar, shprehen të dy atë që ndjenin. Ishin shumë të afërt njëri me tjetrin, mendonin se ska fuqi që i ndanë... Problemi qëndron dikund tjetër. Te prindërit e Engjëllueshës. Babai i saj, Enveri, ishte nje njeri fanatik, që nuk donte me secilin të bisedojë. Ajo për te e paralajmëroi Besnikun, mirëpo ai as që mendoi se do të ishin prindërit pengesë për bashkimin e tyre, pra ka të bëjë me prindër “intelektual”. Ajo studionte në perëndim, dhe për vitin e ri, si zakonisht shkuan edhe prindërit tek ajo... Mendoi se kishte ardhur koha që t’iu tregoje prindërve për dashurin e saj. Ajo e bëri të veten!
Mirëpo, reagimi i prindërve kishte qenë shokues... ata ia kishin thënë një JOOO kësaj dashurie, që sipas tyre është fatale. Nëna e saj nga të keqi ishte shtrirë në shtratë, e sëmurë, kurse babai, njeriu energjik, i ka thënë të ndërpritet kjo lidhje se përndryshe nuk ke përkrahjen tonë. Ajo njëherë iu kishte bë ballë sulmeve, por më pas ishte dorëzuar. Disa ditë nuk paraqitet në telefon, as në internet nuk është... humbi! Një ditë kishte marrë guximin që të flas me Besnikun, ajo i tregoi se duhet ta ndërpresë dashurinë... ajo ia tha edhe fjalët e Xha Enverit, se Shkupi na qënka një qytet me mentalitet të ulët, se aty martohen vetëm kurvat... ajo i tha se edhe vete nuk ndjene dicka për te, thjeshtë nuk e do... Besnikut kjo i ngjalli një krupë të vërtetë. Mendonte për shumë gjëra, personaliteti i Xha Enverit iu shndërrua në kompleks... qyteti im, qyteti im psherëtiti ai, na qenka qytet i kurvave... kryeqyteti i Dardanis antike dhe kryeqendra e shqiptaris na qënka me mentalitet të ulët???!!! Hmmm, atëherë çkanë këta historian, pse flasin dhe pse mburen me këtë qytet? Vallë pse ka pasur mentalitet të ulët? Apo pse qenka i mbushur me kurva???!!!
Botë e botë, derisa ti shkëlqen... dikush me veprat e tyre po e njollosin dhe vjenë era qelbësirë...
Besnikut i erdhi keq për sjelljen e Xha Enverit, ai njihte veten dhe nuk u merrte me fjalët e tij të një “intelektuali”. Ai mendonte diçka tjetër, filloi të dyshojë tek dashuria e Engjëllushes, ai mendoi se ajo tërë kohën është tallur me te, se ajo është dashuruar në shkrimet e tija e jo në vetë ate. Mendonte, për ate e kishte lehtë, për ate... ajo më injoron, edi ajo ska pasur gjë me mua, por me shkrimet e mija, thonte në vete Besniku. Unë njeriu që bëra ndryshime, sot jam ai që shkaktova çrregiullime në jetën e saj...pse e bëri këtë???

Xha Enveri kthehet në qytetin e nderit, Prishtinë dhe disa herë e viziton shkupin, pra “vendin e kurvave”...hmmmm për çfarë qëllimi???
Ndoshta ka shumë para dhe nuk di ku ti harxhoje, të blejë dashuri me para apo... Ai siduket nuk kishte jetuar me qytetërimin shqiptar, ai jetoi në qytete perëndimore, kurse Besniku jetonte buzë kufirit, aty ku ngriheshin malet e larta të trimërisë e që qëllonin me plumba nga të dy anët. Pas një kohe, filluan përseri të bisedojnë Besniku dhe Engjëllushja... Ai kuptoi se ajo qe rritur në fidanishte, ku secili nuk mund të këpuse lule që rriten atje. Ata dashurinë e shndërruan në miqësi... sëpaku ashtu mendonin, është mirë që të jemi në kontakt njëri me tjetrin. Engjëllusha gjithnjë kishte fshehur diçka në vete. Ajo ishte betuar se asnjëherë nuk do ti tregonte Besnikut. Por, shumë shpejtë doli në shesh sekreti i saj. Ajo kishte mohuar para të tjerëve dashurinë, por ate që e ndjete, impulset e dashurisë dhe thellësinë e ndërgjegjës nuk ka mundur ta mohente... Një ditë i thotë, Besnik, ti nuk e ke merituar atë rrenë që ta kam thënë. Besniku u habit e pyet për çfarë bëhet fjalë, kurse ajo nuk donte te tregoje... e dinte se do të fillonin përsëri. Ai insistoi dhe ajo i tregone se e ka genjye kur i ka thënë se nuk e do, se ai gjithnjë ka qenë në zemrën e saj, në mendimet e saja, por këtë e ka mbajtë thelllë në zemër. Besniku pyeste në vete, çflet kjo, çfarë fshihet pas saj, qenka në tokë për me ngushëlluar shpirtëra?
Filluan si më parë, tani me këmbëngulje se vërtetë nuk ka forcë që i ndanë. Të njohësh notat e vdekjes, do të thotë të mbroshë dashurinë. Xha Enveri përsëri viziton Shkupin. Vizitat e tij do të jenë shkas i keqësimit të raporteve me Engjellushën. Ajo është kureshtare që të di vizitat e prindit të saj. Mirëpo, pytja e saj ishte bë shkas që të bëhet rrëmujë në shtëpi. Ajo ka pyetur se vallë shkon në Shkup për të pyetur për Besnikun, Xha Enveri thotë se qëndron edhe ajo. Pas një grindje ajo qëllohet nga e ëma...nga inati ajo ik ne perëndim. Do të largohet nga ata, i urrenë, për te ata janë prindërit më të këqinjë...
Ajo e njofton besnikun me një email që shkruan: I Dashuri Besnik, nga Kosova ika me një hidhërim shumë të madh që kisha me prindërit…” për të vazhduar: “Me veten po kam problem, vërtetë sjam mirë me nerva , e kuptove edhe vet kur biseduam, vërtet po kaloj një priudhë shumë të vështirë, nganjëherë më duket se nuk do mund ta përballoj, më shkon mendja vetëm per keq të bëj…”. ishte ky emaili që Besnikun e detyroi që t’ia shkruaje një letër Xhaxhit Enver. Në te shkruante:
I nderuari Z. Enver, përshëndetje!
Meqenëse nuk e patëm ate mundësi që të flasim sy me sy, gjë të cilën më tepër do ta kisha preferuar, atëherë vendosa që sadopak ti sqarojmë disa gjëra në detaje nëpërmjet ketij emaili. . Me dashurin prej prindi kërkoni më të mirën për vajzën tuaj, si çdo prind i mirë, por nuk duhet gjykuar një njeri nga vendi, por duhet gjykuar kryesisht nga kultura e nga karakteri! Nga këtu thëras që duhet te kuptoni gjërat si levizin dhe pa nivelizime, pa keqkuptime dhe mendime iracionale dhe më jepni një mundësi tiu them se edhe unë dua ta shohe mire Engjëllushen, ngase me te na lidhë një ndjenjë e fortë dashurie. Nuk dua te keqkuptohem, por ju betohem se nuk kam manipuluar ndonjehere me te gjithnje kam bë biseda të pamaskuara, ia kam treguar gjithnje te vërtetën kur më ka pyetur rreth vendit dhe punës që punojë… Andaj më jepni mundësinë t’ju them fjalën si burri burrit, duke ju parë drejtë ne sy, se vajzen tuaj e dua me gjithe zemer, e do bej cfarë të jetë e mundur që ajo te jete gjithnje e lumtur! Më besoni që ndihem keq për shkakë të mërzitjes në familjen tuaj si dhe për largimin e Engjëllushes. Prandaj ju këkroj sinqerisht të më mirëkuptoni dhe te bashkepunoni me mua për të gjetur nje zgjidhje, sepse kemi te njejtin qëllim: lumturin e vajzes suaj!
Mirepres pergjigjen tuaj!!! Besniku
Mirëpo, Xha Enveri nuk do të gjejë mënyrën ti kthejë përgjigje. Ai do të sëmuret, duke mos shkuar në punë për një muaj… ai mesiguri nuk do ta gjente veten aty, do të ndjeheshte I huaj, nuk do të gjendte qetësinë shpirtërore në shtëpinë e të dashurit të vajzës së saj. Ai ndoshta ate e kishte menduar si njeri, shkrimtarë me xhaketë të vjetër në trup, apo ka frikë se ai jetonë në vetmi ose nuk ka para dhe makina etij nuk e sjellë në Prishtinë, ngecet nëpër qoshe, se për te nuk gjendet benzinë. Besniku bënë një gjestë human, e bind Engjëllushen të kthehet tek prindërit. Ai mendon se kjo do të jetë në favor të tijë. Mirëpo, ndodhi krejtësisht diçka tjetër. Ajo përsëri u lragua në një distance të re… kishte humbur ndjenjën e “dashurisë”… ishte ndikuar nga këshillat e Xha Enverit, apo nuk mundet të formulonte mendim… nuk e ndjente veten mbrenda tij. Besniku u inatos, ajo I tha edhe njëherë se nuk e do… donte të gjejë arsyen, mendonte se e ka nga frika e varfërisë, mundet nga shoqëria… mundet, pse kaq pyetje më bezdisin pyeste ai. Ai donte ti tregoje Xha Enverit se ari (ashtu e quante vajzën) një ditë mund ta humbë vlerën dhe të shndërrohet në hekur të dryshkur…
U inatos Besniku, dhe e urojë për fitoren e tij Xha Enverin… fitore kjo që erdhi falë bunkerëve të tij të improvizuar të një njeriu fanatik të papërmirësuar.
Besniku shkruante:
I nderuar!
Këtë email po ua nis për me të treguar dhe për me të qetësuar se ndërmjet meje dhe Engjëllushës gjthçka morri fund, shpresoj se do të mbeteni i kenaqur!
Asnjëhere nuk e kam menduar se do te me ndodhe dicka e tille, tani po kuptoj gjithçka... dashuria jonë kishte nje esence progresive, por jo luftë për varrimin e traditave negative te popullit shqiptar: martesa pa vullnet, ndarësi shoqerore, fetare, etj etj dhe futem në të sotmen që fatkeqësisht ende kemi ide te tilla (deri më sot mendoja se ata dine ti zbukurojne vetëm mjeshtërit e pendës, por qenka e vërtetë dhe ajo më ndodhi mua)
Shumë shpesh kam thënë se jeta është një demonstrim brilant i mençurisë dhe dituris së Zotit, një reflektim i dukshëm i artit dhe fuqis së Tij. Ne këtë botë asgjë nuk është rastesishte, askush nuk e krijoi vetveten...jeta eshte e shtrejte dhe e çmueshme dhe askush nuk do ta pranoj ta humbte kete vlere me deshirën e vete. Por, nuk e kam ditur, ne fakt asgje nuk di...dhe kjo nuk iu përgjigjet as pikave me te vogla te spektreve të të menduarit tim real, mirëpo po shohe se gjithcka, bile edhe ajo qe eshte asgje ne shpirtin tim, merre nje forme të përbër nga sinkronizimet e kohës, që dita ditës më shkel e më ulë për toke. Nuk di dhe nuk mundem ta kuptoj se gjithë kjo është nga euforia apo nga mendjemadhësia, nga ambiciozja apo nga absurdja, apo nga VARFERIA që ma kanë mbështjellë zemrën dhe kam humbë qartësin e shpirtit. E kjo më le të kuptoj se nuk di asgjë, nuk di se ÇKA ËSHTË E MIRË PËR MUA, cfarë qenka kjo botë, apo thjeshtë përbëhet nga zbaticat të gjykuara në kohë e me përmbajtje helmuese e shokuese për mua, kurse për ju një triumf i madh që përfundon me buzëqeshje... uraaaa ia arritet. E kjo më habitë, se sa për dreq, se gjithçka mbështjellet në nje pike, ne piken e 'suksesit tim të thjeshtë' QË BËRA NJË KOHË Engjëllueshem PËR VETE, që me plot dashuri më shkruante se më do, përderisa ndërhyre ti me luftën e padërgjegjshme dhe e binde të ma thotë ate që nuk donte… Une e di se ti e ke veshtire ta pranosh zgjedhjen e saj, por nuk mbështetem në idete e tuaja kur më ke bë manipulues, kur unë asaj i kam treguar te gjitha, bile edhe si frymoj...i kam treguar për sofrën time te vobekët karshi tryezës tënde të begatshme, duke i treguar se deri me sot askush nuk ka vdekur në këtë sofër.
Ai, Besniku, ndjehet keq, kokën e tij e ka sulmuar uragani shkatërrues, mendon që është fut krimbi dhe ha nga truri I tij, krimb ky që është mbjellë nga Engjëllusha… Nuk di nëse ajo e bëri gjithë këtë lojë nga e keqja e shpirtit të saj, apo e detyroi Xhaxhi… Ajo qe larguar aq shumë, saqë nuk di ku rri, me kë rri, cfarë mendon, apo ndoshta sot ndjehet mirë, qetë, si sipërfaqja e detit të patrazuar… letë jetoje si të doje… vetëm Xhaxhin e përkujtojë se edhe pse më ka lënduar, unë dhimbjen e kam shndërruar në force…
Agim Jakupi-Shkup

Bota ime dhe...- Skicë nga Agim Jakupi
Botën që deshta ta “krijojë”... ende pa vënë themelet... ishte vënë para aktit të një shkaterrimi...ajo ishte një botë e jona që ti e injorove... këtë botë ti bashkë me shkaterrimtarët tjere e vutë nën thembra dhe e shkelet me sa forcë që mundët....e unë harxhova kohë duke u munduar të mbledh materialin më të mirë dhe më të pastër që kisha për të ndërtuar këtë botë për ne të dy...mblodha gjithë dashurinë gjithë forcën për të krijuar botën që deshtëm unë dhe ti, por në këtë rast ti u tërhoqe ....unë përsëri nuk u largova por fillova me këshilla... mendova se në këtë mënyrë do të ndihmojë që të shohësh dritën... edhe pse ishe futur në tunelin e pafund të kryelartësisë tënde. Koha kalon... minutat, orët, ditët ikin me shpejtësi të madhe, kurse fjalët e mija që ti thoja ishin hiç gjë...per ty këto fjalë kanë qenë pa asnje vlerë. Po-ja yte kuptohet si... ajo i ngjanë jehonës së melodis që u këndohet të vdekurve gjatë varrosjes... Unë e di po edhe ti duhet ta dishë se me këtë varrosje nuk marrin fund vlerat, por kjo është vetëm një dëshmi se në këtë botë jetojnë edhe shkatërruesit e tyre. Mandej, kupto se vlera mbetet vlerë dhe jeton me mua, pa marrë parasyshë si më quan ti... unë e kuptoj heshtjen tënde dhe ata lëvizje breshke... kuptoj edhe butësin dhe arrogancën tënde... por nuk ka qenë momenti qe ti të heshtësh...kjo është edhe një dëshmi se sa ti ke dashur të “krijojmë” botën tonë..nuk është me rëndësi të jesh i mirë por është e domosdoshme që të menjanosh rastin për tu bërë i keq.... Ka qenë momenti kur ti duhej të mbledhësh forcë dhe të luftosh për botën tonë, por në këtë rast më lë të luftoj vetëm....dashuria e njëanshme nuk vlen aspak të quhet dashuri...ajo është e shoqëruar me vetmi , urrejtje, tradheti....Shoqëria shkatërohet me tradhëti, kurse dashuria kur ballafaqohet me të vërtetën.... në këtë rast ndjehem i tradhëtuar nga dashuria. Sado ironike që të duket, sado e pakuptueshme që të jetë, unë jam ai që isha dhe mbetem i njejti, që nuk ndryshoj... mbetem ai luftëtar apo nëse flas me gjuhën tënde, mbetem i njejti fshatar... aty kam filluar dhe mundohem ta “krijojë” botën që të fola, do të luftoj i vetëm për këtë botë që “krijova” sepse ajo më takon mua dhe ia kam borxh vetes. Është rrënqethëse të flas për atë botë, që ende nuk je e gatshme ta definosh me ngjyrën e vërtet... apo bollëku yt bëri që kryelartësia të mbisundoj mbi racionalen dhe sot ballafaqohesh me pavendosmëri... që the se diçka do, por nuk e di se çka... ndryshon mendimet sipas stinëve. Nuk mundem të kuptoj, ndoshta jam miop dhe nuk shohë larg... po asgjë nuk ka kuptim... arsyetimet janë banale... po, po, vërej që bota yte “administrohet” nga satanët që dinë vetëm të shkatërrojnë, të rrënojnë vlerat dhe të lëndojnë njeri... Në “krijimin” e kësaj bote... përjetova një fat, sido që ta quaj, të mirë apo të keq... në fund kuptova lojën e këtij “krijimi”... që di të befasojë me “fenomene” të pakuptueshme për mua, ngase ti je e shkathët të përbuzësh vlera. Ti je e aftë të përulesh para “administratorëve” tu dhe të dirixhojnë ato me veprimet tua. Ti nuk je vetja, ti je një bonjake e egos tënde që vepron sipas dëshirave dhe qëllimeve të “administratorëve” tu. Andaj del e pakuptimt fjala që shumë shpesh e thoje, “EDI”, që sot nuk mundem dot ta deshifroj dhe të të them çfarë mendoje... Ndoshta gabojë, por e ke pranuar se “administratorët” e tuaj kanë qenë pengesa për tu hedhur çimento në themelet e asaj bote që kishim synim. Mashtrim, helm, sido që ta kuptosh...ishe dështuese në gjithçka... ndoshta edhe shpirti yt nuk ndahet për qëllim...por nga përpjekja “madhështore” e “administratorëve” satanist. Kjo botë, që fillova ta “krijojë” një ditë do të përfundoje... mbështetem në atë thënie se “suksesi është i thjeshtë...”. Kurse, ti mos lejo që “administratorët” të të pengojnë në “krijimin” e botës tënde të dytë apo... të shtatë..., apo do të jetosh në botën e “administratorëve” tuaj?!!! Ti do ta kuptosh një ditë se personin që ke dashur dhe e kë lënë për nje person qe te ka pëlqyer, do të jetë zhgenjim për ty , ngase personin që ke pëlqyer për hirë të “administratorëve” do të lëre për personin që e do. Ti një ditë do të zgjohesh dhe do ta kuptosh lojën që ta kanë kurdisur “administratorët” tuaj dhe do të më kërkosh, atëherë kur unë kam vdekur, do të vish te varri im atëherë kur unë do të jem tretur, do më thuash më FAL, por unë do të them IK ska vend për falje, ngase vrave një zemër që të deshti marrëzisht... e ti vazhdo të jetosh si vrasëse e një zemre të pafajshme që të deshi me gjithë forcën e saj... e kurrë mos harro... lumturia nuk blehet me para!
Nga Agim Jakupi - Shkup

Me pelqeu shume latina te pergezojLatina_Tetovare shkruajti:Dashuria nën hijen e vdekjes
Në atë ditë maji, Besniku ishte shtrirë në verdanen e vilës së gjyshit. Moti ishte shumë i mirë dhe fryente një erë e freskët. Ishte humbur në atë freski dhe kishte hedhur shiqimin drejtë horizontit ... shiqonte natyrën, këtë pikturë syverbuese e marramendëse të sjellë me formën e valljeve shumëngjyrëshe si shfaqje e bukurisë së fshehtë... Dikush i ra numrit të tij... Vallë mos ndodhë ndonjë mrekulli, tha në vete Besniku. Ngriti receptorin, ishte shoku i tij nga Prishtina, që ishin njohur gjatë ushtimës së krismave dhe buçitjeve friksuese të predhave. Ai e njoftoi për ardhjen e tij në Shkup. Fytyra e tij shkëlqeu nga gëzimi. Ai që çmon shokët dhe i pret e i gostit ata, fiton mbrojtje kundër armiqve... Hyri në dhomë dhe veshi rrobat për rrugë. U fut në makinë dhe u nis drejtë qytetit. Makina lëvizte me një shpejtësi të madhe dhe mbrapa vetes linte pejsazhin e bukur që e sodiste Besniku... Arriti ne qytet, tek sheshi “SKËNDERBEU”, aty e priste shoku. Ai nuk ishte vetë, me të ishte edhe Engjëllusha... Shoku e provokoi Besnikun, i tha se do të dalë në anën tjetër të Shkupit, ngase kjo anë nuk është e zhvilluar. Besniku e ruajti qetësinë. Në vete tha ahhh këta ndarësi... morri frymë dhe si me shaka i tha se e di që Prishtina është qytet i madh (hmmm jo më i madh se Shkupi), edi se ti nga fëmijëria ke urrejtur vendet e ngushta, që ndjenë ngulfatje, por mua më është bë përditshmëri kjo, dhe jam i mësuar me “ngushllëke”. Shoku e kuptoi se çdonte ti thonte dhe i buzëqeshi duke i thënë se ne jemi mysafirët e tu... U ulën në kafenenë “ TE SKENDERBEU”... filluan bisedat nga më të ndryshmet... Engjëlluesha ishte lexuese e shkrimeve të Besnikut. Ajo ndjente një kënaqësi të veçantë që më në fund u takua me te, kjo u vërejtë nga sytë jeshile që i shkëlqenin... çdo fjalë ajo ia kthente me buzëqeshje. Ajo u fut mbrenda tij...???
Rruga në të cilën rrallë shkohet, ishte ajo e Besnikut... Bukuria që në varfëri sjellë njësoj të mirën dhe ligësinë..., e për te nuk paraqet boshllëk shpirtëror. Edhe punën që punonte nuk përputhej me shkollimin e tij. Kishte të kryer në filozofi, por punonte si keshilltarë në ministrin e Ekologjisë! U kthye nga puna, ate e kishin rrahur disa përfytyrime të llahtarshme. Shiqonte në drejtim të PC-së, por kur u ngrit u ndje shumë i raskapitur. Nga dhembja e kokës çdo gjë në dhomë merrte sinjalet e një çasti pëlcasëse të një bombe... Hapi email-in, vërejti se Engjëllusha e kishte komentuar. Ajo mestjerash kishte shkruar se shkrimi merriton të botohet në çdo gazetë... Ai buzëqeshi, harroi dhembjet e kokës...në të ra një rreze që shkëlqeu dhe ia ndriçoi shpirtërin. Doli jashtë, vështronte përtej hapësirës së pafund qiellore. Shiqonte shiun që bie... pikat e shiut vinin e shtoheshin... U fut mbrenda në dhomë, në vete thonte: O Zot, si s’kam fuqi t’i shkruaj një letër! Nuk kaluan disa minuta, kur ajo është në linjë... U përshëndetën... trajtuan tema te shumta, Besniku e kuptoi ate. E dinte se është një vajzë shumë delikate e i kushtonte rëndësi bisedës, në fakt ai përfitoi nga ajo, e përvetësoi Engjëllueshën. Kaloi një kohë, te dy kuptonin se ka lindë diçka ndërmjet tyre, asnjëri nuk guxonte të merrë hapin që duheshte. Për ta ishte një mesazh ajo që poeti grek thotë se: “Të jesh i dashuruar qenke në zjarrë, të jesh padashuruar do të thotë në akull je”. Besniku filloi ti flas për shumë momente, ajo me kënaqësi dëgjonte... Pas saj ajo pyeti: Je i fejuar apo i dashuruar? Jo, shkurt u përgjigj Besniku për të vazhduar me nje fjali të shkurtër: por duhet dhuruar dashuri e mos e le që ajo të të zbulon ty dhe fshehtësintë e tua apo te mijat. Pas kësaj mbretëroi heshtja... Engjëllusha u mundua të paraqitet sikur asgjë nuk ndjenë. Ajo bisedën atë ditë e përfundoi pa u përshëndetur...
Pas kësaj pasoi një shkrim nga Besniku: “KURRË MOS HARRO”( që më vonë do të jetë sinonim i fjalës të dua, ai i thotë Kurre mos harro, kurse ajo i përgjigjet edi...). Shkrimi mbante një mesazh të qartë, apo ishte shkrim çasti ku kishte mbrenda emocionesh që mbytë mërzinë dhe rutinën. Mesazhin e kuptoi ajo, por donte të jetë e sigurtë dhe e pyeti se për kë është e shkruar...Besniku sypatrmbur u përgjigj: Për ty! Shkrim i mirë ia ktheu ajo, ka elemente interesante në mbrendësi. Kurse ai i thotë se nëse je e dashuruar, mendon vetëm se si të shprehish fshehtësinë më të madhe që ke në shpirt, andaj lirohu, bëhu fleksibile e mos lejo që dashuria të jetë pika jote e dobët. Ajo filloi me një hahahaha, duke thenë po, po në momentin se kur e shehe se ke ngelë vetëm shfrytëzoje rastin, hape temën e dashurisë dhe tërthorazi tregoi se je i dashuruar. Besniku u ndal duke menduar, e i tha, ti je e dashuruar? Ajo nuk pranonte, andaj iu përgjigj me një JO të butë... Bisedat e përditshme e bënë të veten. Të dy pranuan se kishin hy në thesin e madh të dashurisë. Për të treguar këtë dërguan njëri tjetrit nga një email. Besniku, i ka shkruar se kryelartësia duhet të largohet nga ajo, duhet butësi, respekt dhe sjellje të mira, se vetëm nga këta njeriu lartësohet, mirëpo meqë ti i ke këta veti nuk gabojë nëse të them “Të dua”. Ajo nuk nguroi, menjëhere i dha përgjigje: JE TI AI QË HYRI NË ZEMRËN TIME TË NGURTË, JE TI AI QË MË FUTE NË MENDIME TË PA FUND, JE AQ I VEÇANTË SA MË BËRE TË NDRYSHOJ, E PAS GJITHË KËSAJ NUK THEM DOT MË SHUMË SE DY FJALË, TË DUAAA NGA ENGJËLLUSHA.
Ishte ky momenti vendimtar, shprehen të dy atë që ndjenin. Ishin shumë të afërt njëri me tjetrin, mendonin se ska fuqi që i ndanë... Problemi qëndron dikund tjetër. Te prindërit e Engjëllueshës. Babai i saj, Enveri, ishte nje njeri fanatik, që nuk donte me secilin të bisedojë. Ajo për te e paralajmëroi Besnikun, mirëpo ai as që mendoi se do të ishin prindërit pengesë për bashkimin e tyre, pra ka të bëjë me prindër “intelektual”. Ajo studionte në perëndim, dhe për vitin e ri, si zakonisht shkuan edhe prindërit tek ajo... Mendoi se kishte ardhur koha që t’iu tregoje prindërve për dashurin e saj. Ajo e bëri të veten!
Mirëpo, reagimi i prindërve kishte qenë shokues... ata ia kishin thënë një JOOO kësaj dashurie, që sipas tyre është fatale. Nëna e saj nga të keqi ishte shtrirë në shtratë, e sëmurë, kurse babai, njeriu energjik, i ka thënë të ndërpritet kjo lidhje se përndryshe nuk ke përkrahjen tonë. Ajo njëherë iu kishte bë ballë sulmeve, por më pas ishte dorëzuar. Disa ditë nuk paraqitet në telefon, as në internet nuk është... humbi! Një ditë kishte marrë guximin që të flas me Besnikun, ajo i tregoi se duhet ta ndërpresë dashurinë... ajo ia tha edhe fjalët e Xha Enverit, se Shkupi na qënka një qytet me mentalitet të ulët, se aty martohen vetëm kurvat... ajo i tha se edhe vete nuk ndjene dicka për te, thjeshtë nuk e do... Besnikut kjo i ngjalli një krupë të vërtetë. Mendonte për shumë gjëra, personaliteti i Xha Enverit iu shndërrua në kompleks... qyteti im, qyteti im psherëtiti ai, na qenka qytet i kurvave... kryeqyteti i Dardanis antike dhe kryeqendra e shqiptaris na qënka me mentalitet të ulët???!!! Hmmm, atëherë çkanë këta historian, pse flasin dhe pse mburen me këtë qytet? Vallë pse ka pasur mentalitet të ulët? Apo pse qenka i mbushur me kurva???!!!
Botë e botë, derisa ti shkëlqen... dikush me veprat e tyre po e njollosin dhe vjenë era qelbësirë...
Besnikut i erdhi keq për sjelljen e Xha Enverit, ai njihte veten dhe nuk u merrte me fjalët e tij të një “intelektuali”. Ai mendonte diçka tjetër, filloi të dyshojë tek dashuria e Engjëllushes, ai mendoi se ajo tërë kohën është tallur me te, se ajo është dashuruar në shkrimet e tija e jo në vetë ate. Mendonte, për ate e kishte lehtë, për ate... ajo më injoron, edi ajo ska pasur gjë me mua, por me shkrimet e mija, thonte në vete Besniku. Unë njeriu që bëra ndryshime, sot jam ai që shkaktova çrregiullime në jetën e saj...pse e bëri këtë???
???
Vizitor- Vizitor
Re: Dashuria nën hijen e vdekjes
Dashuria eshte arome pranverore qe te deh dhe te dergone mjerim.
Dashuria eshte vete Jeta ..virtyti me i larte qe mund te fal dhe te marre nje
individ.
Ajo nuk eshte egoiste dhe as e pandershme .
Nuk eshte as tradhetare dhe as genjeshtare.
Dashuria eshte e paster si loti ..eshte bukuria e cdo gjeje.
Sa me shume qe te ofrosh dashuri, aq me shume do ndjesh lumturi.!!

Burrelsja- VIP
- Postime : 494
Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
Mosha : 29
Vendbanimi : Burrel
Re: Dashuria nën hijen e vdekjes
♥ ♥ ♥ ,,ғjαlα мe e ѕнĸυrтer qe ɴjoн eѕнтe I
ғjαla мe e eмвel qe υɴe ɴjoн eѕнтe LOVE
dнe perѕoɴι qe ɴυĸ do тe нαrroj ĸυrre YOU. ♥
ғjαla мe e eмвel qe υɴe ɴjoн eѕнтe LOVE
dнe perѕoɴι qe ɴυĸ do тe нαrroj ĸυrre YOU. ♥
Burrelsja- VIP
- Postime : 494
Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
Mosha : 29
Vendbanimi : Burrel
Similar topics
» Trulli: Button nuk do të mbetet nën hijen e Hamiltonit
» Ja shkaqet e vdekjes
» Edhe VIP-at i gëzohen vdekjes së Bin Laden
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» Michael Jackson në krye të "Forbes"...pas vdekjes
» Ja shkaqet e vdekjes
» Edhe VIP-at i gëzohen vdekjes së Bin Laden
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» Michael Jackson në krye të "Forbes"...pas vdekjes
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi