Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore

Shko poshtë

Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore Empty Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:41

Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore e
materiale të popullit tonë.

Shqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e vështruar në
etnokulturën shqiptare ndër shekuj, do parë dhe do mbështetur në
shtyllat
kryesore mbi të cilat mund të shtrohet çështja, ku mbizotërojnë kulti i
së kaluarës dhe kulti i trashëgimisë.

Autori Jaho Brahaj, i pranishëm që disa dekada në studimet shqiptare në
fushën e gjurmimeve të heraldikës shqiptare dhe të etnokulturës, në
gazeta, në
revista dhe në tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, është autor
i pesë veprave monografike. Ai është i njohur edhe për përkushtimin e
tij të
madh për trashëgiminë e mbetur dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit. Ka
botuar katër vëllime të Kollosit të traditës. Për përkushtimin e tij në
fushën e
dijes dhe për rezultatet e mbërritura është fitues i çmimit të dhënë
nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës (1997).

Shqiponja dykrenore ilire me lashtësi, që nga 6 shekuj para epokës së re e deri më sot

Shqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e vështruar në
etnokulturën shqiptare ndër shekuj, do parë dhe do mbështetur në
shtyllat
kryesore mbi të cilat mund të shtrohet çështja, ku mbizotërojnë kulti i
së kaluarës dhe kulti i trashëgimisë. Autori Jaho Brahaj e ka parasysh
se këto
dy kulte janë të pranishme gjatë gjithë shekujve në traditën tonë
etnokulturore, kurse shqiponja aty zë një vend të rëndësishëm. Edhe në
parathënie e
studimit, Bardhosh Gaçe, vlerëson se kjo monografi është e para e këtij
lloji, e mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale, të
trashëguara, dhe se për herë të parë tregohet zanafilla e traditës
mijëravjeçare e shqiponjës. Nëse mund të konstatojmë se këto rezultate
janë të
pamohueshme, megjithatë nuk bën pa u përmendur edhe një e dhënë me
interes për këtë monografi: çka ndodhi me shqiponjën nëpër shekuj,
sidomos në
periudhën nga viti 1444 e deri më sot, si mbijetoi dhe pse nuk u
harrua? Kjo ishte edhe pikë nismëtare e hulumtimit të autorit.

Studiuesi Jaho Brahaj, autori i monografisë Flamuri i kombit shqiptar.
Origjina, lashtësia, me guxim ka punuar në kronologjinë e jetës së
shqiponjës,
si kult dhe hyjni te parailirët dhe ilirët, për të cilët thotë, se ka
shumë pak të dhëna të shkruara historike, dhe pohon, se është
mbështetur sidomos
në traditën gojore, etnologjinë, ornamentikën dhe arkeologjinë. Për
lexuesit tanë janë tërheqëse dhe interesante të dhënat për shqiponjën
dykrenare
nga shek. XII para epokës së re, e dëshmuar në periudhën e Perandorisë
Hitite, (në territorin e Turqisë së sotme), po njëkohësisht ose pak më
vonë
edhe në Mesopotaminë e lashtë, në territorin e Iranit të sotëm.
Shqiponja dykrenare, gjashtë shekuj më vonë, e dëshmuar edhe në Iliri,
paraqet një
fakt të rëndësishëm historik. Shqiponja me dy krerë, nga shek. VI para
epokës së re, në Iliri, ka vazhdimësi të pandërprerë te shqiptarët e
sotëm.
«Shqiponja dykrenore nuk u ruajt dhe nuk u trashëgua nga hititët në
vazhdimësi, as te iranianët. Ajo u ruajt që nga shekujt e mijëvjeçarit
të parë
para e. së re vetëm në truallin ballkanik nga Arbërit dhe nga Bizanti.
Ajo, si simbol, u përhap me shpejtësi në mbarë Europën» (f. 10),
shpjegon
autori i kësaj monografie.
Veçohet edhe mendimi për shqiponjën, që shkon drejt qiellit, për ta
drejtuar diellin, por edhe për të ndriçuar botën e përtejme, e cila në
objekte
kulti e në artin popullor, te shqiptarët, është e pranishme para se të
përdorej në flamurin e tyre, sipas agumenteve të autorit (f. 9).
Shqiponja si
kult ilir-shqiptar me koka të kundërta është simbolizim i diellit në dy
lëvizjet e tij.

J. Brahaj ka shfrytëzuar mirë edhe përrallën shqiptare Tri jetët, ku
vihet në spikamë edhe roli i shqiponjës si hyjni dhe si kult. Edhe
Vallja e
shqiponjës në Pukë, që vdes dhe ringjallet në valle, e luhej kur
hapeshin varre simbolike (kushtimore) , sipas studiuesit Ramadan
Sokoli, është pjesë
e vazhdimësisë së jetës së këtij shpendi simbol ndër shqiptarë, si dhe
riti i bukës së re, zbukurimi i saj, në shenjë të gjallërimit të
natyrës, që i
këndohet edhe në Ciklin e Kreshnikëve.

Në këtë monografi autori jep të dhëna për simbolin e shqiponjës me dy
krerë në Bizant, te rusët, te austriakët, te serbët etj., kurse tek
shqiptarët
është më i vjetri flamur në Evropë me shqipe dykrenore, në vijimësi të
pandërprerë për pesë shekuj. «Shqiponja dykrenare në stema dhe në
flamuj
mesjetarë tek shqiptarët është bashkëkohëse me Paleologët bizantinë,
por është e sigurt se tek arbrit është shumë më përpara serbëve,
rusëve,
Habsburgëve të Austrisë, Perandorisë së Shejtë Romake etj.» (f. 10).

Ky studiues ka paraqitur të dhëna edhe për fisin ilir të Japodët, që e
kishin shqiponjën dykrenore në urna (varre guri ku depozitohej hiri i

vdekurit) nga shek. VI para e. re; hajmalia të fiseve ilire të fillimit
të mijëvjeçarit I para e. s., me kryeshpendin me dy koka; tokëza ilire
me
motive të shqiponjës me dy krerë; shqiponja në monedha ilire; mozaiku i
shek. IV në Besianë (Podujevë); skenë me shqiponja; unazën me shqipen
me dy
koka, shek. IX, Kaninë,Vlorë (f. 25-36) etj.

Në monografinë Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia, autori
jep të dhëna të rëndësishme dhe praninë e shqiponjës në xhubletë, me
një kokë e
me dy koka; në djep, sepse ajo ruan derën, shtëpinë, djepin; në brez,
në sixhade, xhupetë, xhybe, xhoke, pështjellak etj. (f. 35-57). Kjo
vepër ka të
dhëna me interes edhe për shqiponjën dykrenare në emblema: emblema e
Derës shqiptare Gropa e Ohrit shek. XIII, emblema e L. Dukagjinit;
emblema e Gj.
Arianitit, sh. XIV; emblema e Buzezezëve, shek. XIV; shqiponja te
Principata e Arbërit, te Dera e Kastriotëve etj. Shqiponja në objektet
e kultit
kristian: Sarandë, me një kokë, shek. XIII; kryqi i zbuluar në Butrint,
fillimi mesjetës; shqiponjë me dy krerë në Kishës së Kalkondit, Myzeqe,
drugdhendje; shqiponjë me dy krerë në Kishën e Shën Kollit, Ohër etj.;
shqiponja me dy krerë në Manastirin e Mbigurit, Dibër; shqiponjë me dy
krerë në
Kishën e Jashanicës së Epërme, Kosovë (f. 40-49).

Flamuri ynë kombëtar nga viti 1444 e deri në ditët e sotme

Nëse sipas Mark Titrës, përveç karakterit etnik, funksioni etnoveçues,
etnondërgjegjesues dhe etnointegrues, shqiponja është me peshë të
veçantë në
studimet etnokulturore shqiptare, këtë funksion do hetuar edhe te
flamuri ynë, simbol i kombit, e këtë detyrë ka bërë përpjekje që ta
realizojë edhe
studiuesi Jaho Brahaj në monografinë e tij Flamuri i kombit shqiptar.
Origjina, lashtësia. I mbështetur në rezultatet e derisotme, e duke i
pasur
parasysh sidomos autorët tanë, që nga Marin Barleti e deri te brezi i
studiuesve të sotëm, ai përsëri e vërteton tezën e tij për vazhdimësinë
e këtij
simboli kombëtar të shqiptarëve.

Në vijim janë me interes të dhënat dhe publikimi i flamurit të Lidhjes
së Lezhës, të vizatuar në një hartë të vitit 1459, kohë kur jetonte
Skenderbeu;
shqiponjën heraldike të Kastriotëve të shek XIV-XV në afreskun e Kishës
së Rodonit; një vepër përkujtimore e vitit 1500 me shqiponjën e
Kastriotëve,
në Napoli, për peshkopin Konstandin Kastrioti (f. 82); shqiponja
dykrenore e veprës së Barletit 1508; shqiponja dykrenore në vulën e
Pleqësisë së
Arbrit, më 1593; kapedanët arbër me flamur në Evropë, ku do ta veçoja
rastin e përdorimit të flamurit në shek. XVI nga Pal Gjini, kapedan në
shërbim
të Venedikut; dëshmi për përdorimin e flamurit në shek. XIX; flamuri në
vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; flamuri i vitit 1899, i
qëndisur nga
Seid Najdeni (Hoxhë Voka); flamuri më 1900-1908; skicë e flamurit të
arbëreshëve të Sicilisë, më 1910; flamuri më 28.11.1912; sopatat e
Liktorit dhe
ylli mbi flamur në vitet ‘40 etj.


Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore F9jaz5

Në këtë vepër ka peshë edhe paraqitja kronologjike për përdorimin e
flamurit në viset shqiptare të mbetura dhunshëm jashtë kufijve: ndalimi
sekret i
flamurit në janar 1945 nga KQ i PKJ dhe i Shtabit Suprem (f. 166);
përdorimi i tij më 28 nëntor ‘44 dhe kremtimi i lirë në tërë Kosovën;
përdorimi i
flamurit të ndaluar më 11 mars 1945 në demonstratën e Gjakovës,
organizuar nga organizata NDSH-ja. Autori pohon, se kjo demonstratë
shënon edhe
manifestimin e parë publik kundërpushtues të Jugosllavisë me simbol
kombëtar (f. 167); Kosova 1947-1967, pas prishjes së marrëdhënieve
politike me
Tiranën; ndalimi me ligj i flamurit shqiptar në Jugosllavi dhe dënimi
me burg për vepër penale, si dhe përdorimi i tij i fshehtë; demonstrimi
me
flamur kombëtar më 6 tetori 1968 në Prizren për të drejta kombëtare
etj. janë një pasqyrë kronologjike e jetës së lirë dhe të ndaluar të
flamurit tonë
ndër shekuj, për të cilën mund të shkruhet një monografi e veçantë.

Libri, përveç fotografive të shumta, që këtë vepër e bëjnë të afërt për
të gjitha shtresat e lexuesve, ka një përfundim dhe një bibliografi për
literaturën e përdorur, ku, natyrisht, e ka vendin edhe një rezyme në
një gjuhë botërore dhe regjistri i emrave, që kësaj vepre do t’ia
shtonin
vlerën.
Rezultatet e deritashme të studiuesit Jaho Brahaj dhe monografia e tij
e fundit, për flamurin tonë kombëtar, na bindin se nuk mund të shkruhet
për
përpjekjet dhe sukseset e mbërritura ndër ne në fushën e haraldikës, të
etnokulturës, të studimeve historike mesjetare, po as për dorëshkrimet
e
Shtjefën Gjeçovit, pa e përmendur edhe punën e përkushtimin e Jaho
Brahajt, studiues që ka punuar dhe punon me shumë zell e vullnet në
biblioteka, në
arkiva e në terren dhe prej tij, natyrisht, presim edhe rezultate të
reja, që i çojnë përpara studimet albanologjike.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi