Fatmir Gjata
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Fatmir Gjata
Fatmir Gjata, shkrimtar me gjurme te pashlyeshme ne letersine Shqipe.
Tetëdhjetëepesë
vjet më parë lindi në Korçë shkrimtari
Shqiptar Fatmir Gjata. Sot, në ditën e tij të lindjes ai
kujtohet nga miqtë, të afërmit dhe dhjetëra
mijëra lexues brenda dhe jashtë vendit si poeti partizan,
këngëtari i zjarrtë i vargjeve që ngritën
peshë luftëtarët: “Hakmarrje rini/dëshmori
thërret/që ra për liri/mbi truallin e vet”.
I diplomuar në Liceun
Francez të qytetit të Korçës dhe më pas
në Institutin Gorki në Moskë, Fatmir Gjata
është një nga eksponentët kryesorë të
letërsisë Shqiptare të realizmit socialist.
Vargjet e këngëve
të luftës nacionalçlirimtare do të mjaftonin
për t’i dhënë Fatmir Gjatës një vend
nderi në panteonin e letrave dhe të kulturës Shqiptare.
Por kontributi i tij i vyer përfshin edhe autorësinë e
skenarëve të disa filmave artistikë, dokumentarëve
dhe pjesëve teatrale, ndër të cilat edhe skenari i
“Tanës”, filmit të parë artistik Shqiptar.
Poet i vargjeve të këngëve më të njohura
partizane si “Hakmarrje rini”, “Ato maja
rripa-rripa”, “Plaku dhe i Riu”, “Kënga e
Partizanit Benko” etj., shkrimtar i shquar e popullor i
dhjetëra romaneve, dramave, vëllimeve me novela, tregime,
vjersha e kujtime, ndër të cilat spikasin
“Këneta”, “Tana”,
“Armiqtë” e “Këshilltarët”,
Gjata e realizoi krijimtarinë e tij larg akademizmave e fryrjeve,
duke u shndërruar në një nga autorët më
prodhimtarë e të lexuar të dekadave të viteve
’50-’90. I botuar në disa gjuhë të huaja,
Gjata është një ndër autorët më të
njohur edhe në hapësirën mbarëshqiptare. Veprat e
tij kryesore janë botuar që herët edhe në
Kosovë nga shtëpia botuese “Rilindja”.
Fatmir Gjata njihet
gjithashtu për kontributin në krye të disa
institucioneve të rëndësishme të artit dhe të
kulturës Shqiptare si kryetar i Komitetit të Kulturës
dhe Arteve, anëtar i kryesisë së Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë,
kryeredaktor, për rreth njëzet vjet me radhë i
revistës së vetme letrare “Nëntori”, si
gazetar dhe anëtar i kolegjiumit të shumë organeve
kryesore të shtypit Shqiptar, si “Zëri i
Popullit”, “Drita”, “Ylli”,
“Hosteni”, etj.
Shumë nga veprat e tij
janë nderuar me çmime në konkurse kombëtare e
ndërkombëtare, si Çmimi i Parë i Republikës,
Urdhri i Flamurit i Klasit të parë, etj.
Këngët e tij
janë kënduar nga një brez i tërë, një
pjesë e të cilit tani nuk është; breza
nxënësish, studentësh e të rinjsh njohën
në shkollë veprat e shkrimtarit; një popull i
tërë krijoi respekt për veprën e tij.
Tetëdhjetëepesë
vjet më parë lindi në Korçë shkrimtari
Shqiptar Fatmir Gjata. Sot, në ditën e tij të lindjes ai
kujtohet nga miqtë, të afërmit dhe dhjetëra
mijëra lexues brenda dhe jashtë vendit si poeti partizan,
këngëtari i zjarrtë i vargjeve që ngritën
peshë luftëtarët: “Hakmarrje rini/dëshmori
thërret/që ra për liri/mbi truallin e vet”.
I diplomuar në Liceun
Francez të qytetit të Korçës dhe më pas
në Institutin Gorki në Moskë, Fatmir Gjata
është një nga eksponentët kryesorë të
letërsisë Shqiptare të realizmit socialist.
Vargjet e këngëve
të luftës nacionalçlirimtare do të mjaftonin
për t’i dhënë Fatmir Gjatës një vend
nderi në panteonin e letrave dhe të kulturës Shqiptare.
Por kontributi i tij i vyer përfshin edhe autorësinë e
skenarëve të disa filmave artistikë, dokumentarëve
dhe pjesëve teatrale, ndër të cilat edhe skenari i
“Tanës”, filmit të parë artistik Shqiptar.
Poet i vargjeve të këngëve më të njohura
partizane si “Hakmarrje rini”, “Ato maja
rripa-rripa”, “Plaku dhe i Riu”, “Kënga e
Partizanit Benko” etj., shkrimtar i shquar e popullor i
dhjetëra romaneve, dramave, vëllimeve me novela, tregime,
vjersha e kujtime, ndër të cilat spikasin
“Këneta”, “Tana”,
“Armiqtë” e “Këshilltarët”,
Gjata e realizoi krijimtarinë e tij larg akademizmave e fryrjeve,
duke u shndërruar në një nga autorët më
prodhimtarë e të lexuar të dekadave të viteve
’50-’90. I botuar në disa gjuhë të huaja,
Gjata është një ndër autorët më të
njohur edhe në hapësirën mbarëshqiptare. Veprat e
tij kryesore janë botuar që herët edhe në
Kosovë nga shtëpia botuese “Rilindja”.
Fatmir Gjata njihet
gjithashtu për kontributin në krye të disa
institucioneve të rëndësishme të artit dhe të
kulturës Shqiptare si kryetar i Komitetit të Kulturës
dhe Arteve, anëtar i kryesisë së Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë,
kryeredaktor, për rreth njëzet vjet me radhë i
revistës së vetme letrare “Nëntori”, si
gazetar dhe anëtar i kolegjiumit të shumë organeve
kryesore të shtypit Shqiptar, si “Zëri i
Popullit”, “Drita”, “Ylli”,
“Hosteni”, etj.
Shumë nga veprat e tij
janë nderuar me çmime në konkurse kombëtare e
ndërkombëtare, si Çmimi i Parë i Republikës,
Urdhri i Flamurit i Klasit të parë, etj.
Këngët e tij
janë kënduar nga një brez i tërë, një
pjesë e të cilit tani nuk është; breza
nxënësish, studentësh e të rinjsh njohën
në shkollë veprat e shkrimtarit; një popull i
tërë krijoi respekt për veprën e tij.
Re: Fatmir Gjata
Rini Rini
(Këngë partizane)
Rini, rini përpara ti!
Si dielli shkrep e vetëti,
si zjarr rrufeje para shko,
për vatër e nder, rini, lufto!
Lufto armik
Lufto barbar,
me trimëri
porsi shqiptar,
lufto, lufto,
ti robërinë,
fito atdhenë,
fito lirinë!
(Këngë partizane)
Rini, rini përpara ti!
Si dielli shkrep e vetëti,
si zjarr rrufeje para shko,
për vatër e nder, rini, lufto!
Lufto armik
Lufto barbar,
me trimëri
porsi shqiptar,
lufto, lufto,
ti robërinë,
fito atdhenë,
fito lirinë!
Re: Fatmir Gjata
Kushtrimi
(Këngë partizane)
Që nga gjokset djaloshare
Del kushtrimi shqipëtar,
ngrihen grushte, hapen varre,
për fashizmin gjakatar.
Zëri i pushkës me furi
Po buçet sot anembanë,
se luftojnë për liri
shokët tanë partizanë
(Këngë partizane)
Që nga gjokset djaloshare
Del kushtrimi shqipëtar,
ngrihen grushte, hapen varre,
për fashizmin gjakatar.
Zëri i pushkës me furi
Po buçet sot anembanë,
se luftojnë për liri
shokët tanë partizanë
Re: Fatmir Gjata
Plaku dhe i riu
(Këngë partizane)
Po i thotë plaku:”Shko!
Atje tej, në mal, lufto!
Gjith’ rinia po të thrret,
gjith’ rinia po të pret
që ka zjarrin m’u në gji,
që derdh gjakun për liri.
Nisu biro, mos përto,
rrëmbe armët, vendin mbro!”
“Do të shkoj, se
E do djeg me flakë e zjarr,
Do ta bëj unë shkrumb e hi
Të mallkuarën robëri…
Dhe atje mbi shkëmb e gur
Do të ngre t’kuqin flamur,
E në u vrafsha do thërres:
Për liri, unë po vdes!”
(Këngë partizane)
Po i thotë plaku:”Shko!
Atje tej, në mal, lufto!
Gjith’ rinia po të thrret,
gjith’ rinia po të pret
që ka zjarrin m’u në gji,
që derdh gjakun për liri.
Nisu biro, mos përto,
rrëmbe armët, vendin mbro!”
“Do të shkoj, se
E do djeg me flakë e zjarr,
Do ta bëj unë shkrumb e hi
Të mallkuarën robëri…
Dhe atje mbi shkëmb e gur
Do të ngre t’kuqin flamur,
E në u vrafsha do thërres:
Për liri, unë po vdes!”
Re: Fatmir Gjata
Hakmarrje
(Këngë partizane)
Po ngrihet një zë nga fundi i varrit
Si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe:
“Hakmarrje, hakmarrje, në grykë barbarit, -
Përpara o popull, mbi të si rrufe!”
“Hakmarrje rini!,
dëshmori thërret,
ai ra për liri
mbi truallin e vet.
(Këngë partizane)
Po ngrihet një zë nga fundi i varrit
Si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe:
“Hakmarrje, hakmarrje, në grykë barbarit, -
Përpara o popull, mbi të si rrufe!”
“Hakmarrje rini!,
dëshmori thërret,
ai ra për liri
mbi truallin e vet.
Re: Fatmir Gjata
Ato maja rripa-rripa
(Këngë partizane)
Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë,
ndizet lufta për liri e derdhet gjak,
janë trimat partizanë që luftojnë,
janë bijt’ e Shqipërisë që marrin hak.
Sot po dridhet tirania anembanë,
sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
se u mbushën malet plot me partizanë,
se u ngrit sot gjith’ rinia për liri.
1942
(Këngë partizane)
Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë,
ndizet lufta për liri e derdhet gjak,
janë trimat partizanë që luftojnë,
janë bijt’ e Shqipërisë që marrin hak.
Sot po dridhet tirania anembanë,
sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
se u mbushën malet plot me partizanë,
se u ngrit sot gjith’ rinia për liri.
1942
Re: Fatmir Gjata
MARATONOMAKU
(Këngë partizane)
Dëshmorit Kristo Isak
Në burg të lidhur me zinxhirë,
Xhelati s’të përkuli dot,
Këpute prangat n’errësirë
Dhe shokëve u dole zot.
Në zjarr e flak’ me trimëri
Në Dardhën tënde derdhe gjak,
vrapove drejt lirisë ti,
o Kristo, maratonomak!
1943
(Këngë partizane)
Dëshmorit Kristo Isak
Në burg të lidhur me zinxhirë,
Xhelati s’të përkuli dot,
Këpute prangat n’errësirë
Dhe shokëve u dole zot.
Në zjarr e flak’ me trimëri
Në Dardhën tënde derdhe gjak,
vrapove drejt lirisë ti,
o Kristo, maratonomak!
1943
Re: Fatmir Gjata
FRYN VERIU
Me tërbim po fryn veriu
E çdo gjë po shkul,
po borigën majë malit
dot nuk e përkul!
Fryn murlani e stuhia
Çdo gjë e përlan,
po boriga, si selvia
kokën lart e mban
Me tërbim po fryn veriu
E çdo gjë po shkul,
po borigën majë malit
dot nuk e përkul!
Fryn murlani e stuhia
Çdo gjë e përlan,
po boriga, si selvia
kokën lart e mban
Re: Fatmir Gjata
SHQIPERIA ESHTE E VOGEL
Digjet zjarr e digjet flakë,
qielli seç u nxi!
Digjet zjarr e digjet flakë
Nëna Shqipëri!
Digjet vendi im i shtrenjtë,
Nëna Shqipëri
Po brigada partizane
Ka zënë pusi!
Digjet zjarr e digjet flakë,
qielli seç u nxi!
Digjet zjarr e digjet flakë
Nëna Shqipëri!
Digjet vendi im i shtrenjtë,
Nëna Shqipëri
Po brigada partizane
Ka zënë pusi!
Re: Fatmir Gjata
MALLI SEÇ ME MORI
Oh, këtij Nëntori,
oh, këtij Nëntori,
malli seç më mori
shoqe e dashur, moj!
Po nga fundi i tij,
po nga fundi i tij,
pritmë do të vij,
shoqe e shtrenjtë, moj
Oh, këtij Nëntori,
oh, këtij Nëntori,
malli seç më mori
shoqe e dashur, moj!
Po nga fundi i tij,
po nga fundi i tij,
pritmë do të vij,
shoqe e shtrenjtë, moj
Re: Fatmir Gjata
DO TA PRES
(sipas motiveve popullore)
Trëndafilin mbolla
M’u në kopshtin tim,
Në mal e përcolla
Partizanin trim.
Çeli trëndafili,
çeli bukuri,
edhe trimi im
erdhi në shtëpi.
(sipas motiveve popullore)
Trëndafilin mbolla
M’u në kopshtin tim,
Në mal e përcolla
Partizanin trim.
Çeli trëndafili,
çeli bukuri,
edhe trimi im
erdhi në shtëpi.
Re: Fatmir Gjata
O TI ZJARRI PARTIZAN
(Këngë)
O ti zjarr në mes të pyllit,
O ti zjarr që s’ke të shuar,
Ngrohi trimat partizanë
Që përreth të kanë qëndruar.
Sa të ketë armiq të huaj
E tradhtarë në vatan,
Ndizu, ndizu, mos u shuaj,
o ti zjarri partizan!
(Këngë)
O ti zjarr në mes të pyllit,
O ti zjarr që s’ke të shuar,
Ngrohi trimat partizanë
Që përreth të kanë qëndruar.
Sa të ketë armiq të huaj
E tradhtarë në vatan,
Ndizu, ndizu, mos u shuaj,
o ti zjarri partizan!
Re: Fatmir Gjata
FORCA JONE SHTOHET
Mbi bar shkëlqen loti,
vesa mëngjesore.
Akoma po flenë
Malet madhështore.
Kush këtë mëngjes
Në pyll do dëgjohet?
Një djalosh i ri
Me çetën bashkohet.
Ecin partizanët
Rrugës pa mbarim
Edhe kënga e tyre
Ngrihet si kushtrim.
Mbi bar shkëlqen loti,
vesa mëngjesore.
Akoma po flenë
Malet madhështore.
Kush këtë mëngjes
Në pyll do dëgjohet?
Një djalosh i ri
Me çetën bashkohet.
Ecin partizanët
Rrugës pa mbarim
Edhe kënga e tyre
Ngrihet si kushtrim.
Re: Fatmir Gjata
KENGA E PARTIZANIT BENKO
Dielli shkon të flejë
Matanë Lenijes.
Me shtambat në dorë,
Thurur si kurorë,
Shkojnë mbushin ujë
Te burim’ i fshatit
Vajzat ndajnat’herë.
Te burimi mbledhur
Dy a tre çapkënë
Rrugën kanë zënë.
Benkon djal’n e ri,
shokët gjithë zili
e pyesin me afsh:
- As na thuaj, më qafsh,
Cila të pëlqen?
Vajzat u shpërndanë
Porsi turtulleshat
Kur i ndjek gjahtari.
Minushi më prapa
E shpejtoi hapin.
Benkua nga prapa
Ia arriu çapin.
- Mos e merr rrëmbyer,
Moj vetullmbërthyer.
Minushe… të dua!
Nëmi shtambat mua
Dielli shkon të flejë
Matanë Lenijes.
Me shtambat në dorë,
Thurur si kurorë,
Shkojnë mbushin ujë
Te burim’ i fshatit
Vajzat ndajnat’herë.
Te burimi mbledhur
Dy a tre çapkënë
Rrugën kanë zënë.
Benkon djal’n e ri,
shokët gjithë zili
e pyesin me afsh:
- As na thuaj, më qafsh,
Cila të pëlqen?
Vajzat u shpërndanë
Porsi turtulleshat
Kur i ndjek gjahtari.
Minushi më prapa
E shpejtoi hapin.
Benkua nga prapa
Ia arriu çapin.
- Mos e merr rrëmbyer,
Moj vetullmbërthyer.
Minushe… të dua!
Nëmi shtambat mua
Re: Fatmir Gjata
EJANI KETU
Eci në ngricë, hunda më skuqet,
në akull rrëshqas e vritem në gju,
po shkoj në shkollë kur, ja dëgjoj”
“Eja, mblidhuni këtu, këtu!”.
Kënga i lidhi brezat si mur,
Si valë lumi kalojmë ne:
“Eja, mblidhini këtu, këtu,
bashkë me ne!”
Eci në ngricë, hunda më skuqet,
në akull rrëshqas e vritem në gju,
po shkoj në shkollë kur, ja dëgjoj”
“Eja, mblidhuni këtu, këtu!”.
Kënga i lidhi brezat si mur,
Si valë lumi kalojmë ne:
“Eja, mblidhini këtu, këtu,
bashkë me ne!”
Re: Fatmir Gjata
DESHIRE
Tridhjet’ e një Dhjetor dyzet e tre.
Mesnatë... Vit i Ri...
Dikush, diku një gotë ngre,
tek Ura e Kovaçit unë roje rri!
Shkëmbinjtë ka mbuluar bora,
Kapota më është bërë gur,
Mbi pushkë më ka ngrirë dora,
Me mend urime thur:
Tridhjet’ e një Dhjetor dyzet e tre.
Mesnatë... Vit i Ri...
Dikush, diku një gotë ngre,
tek Ura e Kovaçit unë roje rri!
Shkëmbinjtë ka mbuluar bora,
Kapota më është bërë gur,
Mbi pushkë më ka ngrirë dora,
Me mend urime thur:
Re: Fatmir Gjata
NE NJE STAN
Gjithë natën rri pa mbyllur sy mbi djep.
Lëngon nga ethet një fëmijë.
Pres diellin me rreze në sqep,
nga hatullat e hapura të vijë.
Ne ngrihemi të zemëruar e pa gjumë
Betejave të ashpra përmbi mina shkojmë,
Me dashurinë partizane lumë
Fëmijët nëpër djepe mbrojmë!
E kush guxon ta prishë këtë buzëqeshje?!.
Gjithë natën rri pa mbyllur sy mbi djep.
Lëngon nga ethet një fëmijë.
Pres diellin me rreze në sqep,
nga hatullat e hapura të vijë.
Ne ngrihemi të zemëruar e pa gjumë
Betejave të ashpra përmbi mina shkojmë,
Me dashurinë partizane lumë
Fëmijët nëpër djepe mbrojmë!
E kush guxon ta prishë këtë buzëqeshje?!.
Re: Fatmir Gjata
MIGJENI
Si shumë shpejt ra pena jote,
Si shumë shpejt mbaroi zemra që lëngonte!
S’u fik mendimi yt i ri dhe i guximshëm,
pa mbeti vargu yt rebel e i pathyeshëm!
Të rralla toka lindi djem si ti,
në gjinë e vet të mban me dashuri,
E varfra, krenarja toka jonë
Si gur të çmuar të gjerdanit të ka pronë.
Si shumë shpejt ra pena jote,
Si shumë shpejt mbaroi zemra që lëngonte!
S’u fik mendimi yt i ri dhe i guximshëm,
pa mbeti vargu yt rebel e i pathyeshëm!
Të rralla toka lindi djem si ti,
në gjinë e vet të mban me dashuri,
E varfra, krenarja toka jonë
Si gur të çmuar të gjerdanit të ka pronë.
Re: Fatmir Gjata
ORE, PARTIZAN
Kapërceva jazin, më ra shamia në ujë.
- Ore, partizan, ta kam gjetur unë!
Ngjita malin lart, kisha etje shumë.
- Ore, partizan, të jap të pish unë!
Hyra në një pyll, më vinte për gjumë.
- Fli, o partizan, roje qëndroj unë!
Sulmova llogoret, mora plagë shumë.
- Ore, partizan, ilaç bëhem unë.
Kapërceva jazin, më ra shamia në ujë.
- Ore, partizan, ta kam gjetur unë!
Ngjita malin lart, kisha etje shumë.
- Ore, partizan, të jap të pish unë!
Hyra në një pyll, më vinte për gjumë.
- Fli, o partizan, roje qëndroj unë!
Sulmova llogoret, mora plagë shumë.
- Ore, partizan, ilaç bëhem unë.
Re: Fatmir Gjata
TREGIM I KORRIERIT
Po ecja qëmenatë
Mes shkrepave pa udhë,
Takova te burimi
Një vajzë që mbushte ujë.
I thashë:”M’u dogj xhani,
Moj vajzë me kaçurrela,
Pak ujë partizanit
Të lutem, nga ****la!
Po ecja qëmenatë
Mes shkrepave pa udhë,
Takova te burimi
Një vajzë që mbushte ujë.
I thashë:”M’u dogj xhani,
Moj vajzë me kaçurrela,
Pak ujë partizanit
Të lutem, nga ****la!
Re: Fatmir Gjata
DASHURIA
Tringëllin një zilkë mushke,
Diku këndon bulku
Po nga krisma e një pushke
Dridhet tërë muzgu.
Tringëllin një zilkë mushke
Vargjeve të mia
Po nga krisma e një pushke ndizet dashuria
Dashuri si këngë e ëmbël,
e ashpër, e zjarrtë,
dashuri e tokës mëmë
sa shekujt e gjatë!
Tringëllin një zilkë mushke,
Diku këndon bulku
Po nga krisma e një pushke
Dridhet tërë muzgu.
Tringëllin një zilkë mushke
Vargjeve të mia
Po nga krisma e një pushke ndizet dashuria
Dashuri si këngë e ëmbël,
e ashpër, e zjarrtë,
dashuri e tokës mëmë
sa shekujt e gjatë!
Re: Fatmir Gjata
SODITJE
Nën këmbët e Moravës
Shtrihet Korça ime plakë
Dhe mbi pyllin e Dëmbravës
Ngrihen lart reflekse flakë.
Digjet djepi im i blertë,
që më tundi si një zog,
digjet zjarr mëhall’ e shkretë,
në qerpik më ngrin një lot!
Eh, duro, moj Korçë plakë,
Edhe pak,
Edhe pak!
Nën këmbët e Moravës
Shtrihet Korça ime plakë
Dhe mbi pyllin e Dëmbravës
Ngrihen lart reflekse flakë.
Digjet djepi im i blertë,
që më tundi si një zog,
digjet zjarr mëhall’ e shkretë,
në qerpik më ngrin një lot!
Eh, duro, moj Korçë plakë,
Edhe pak,
Edhe pak!
Re: Fatmir Gjata
SHOQENI E MOTRANI
(këngë)
Mbushja ujë te burimi,
humba mendt’ e mia,
seç m’u thye, moj, bardhaku
dhe më ra shamia.
Kur kaluan aty pranë
Djem e vajza tok,
që të gjithë si azganë,
shpirti seç m’u drodh!
“Shqiptarja e re”, nr. 8, 1978
(këngë)
Mbushja ujë te burimi,
humba mendt’ e mia,
seç m’u thye, moj, bardhaku
dhe më ra shamia.
Kur kaluan aty pranë
Djem e vajza tok,
që të gjithë si azganë,
shpirti seç m’u drodh!
“Shqiptarja e re”, nr. 8, 1978
Re: Fatmir Gjata
KALTERSI
Liqeni i Pogradecit,
si lot i rënë nga qielli!
Penën e ngjyej në të,
që vargu të ndrijë si dielli!
Të jetë i thellë e i përvëluar,
si zemra e komitëve,
Të jetë i kulluar
Si ti,
o çerdhe e nositëve!
“Drita”, 11.09.1977.
Liqeni i Pogradecit,
si lot i rënë nga qielli!
Penën e ngjyej në të,
që vargu të ndrijë si dielli!
Të jetë i thellë e i përvëluar,
si zemra e komitëve,
Të jetë i kulluar
Si ti,
o çerdhe e nositëve!
“Drita”, 11.09.1977.
Similar topics
» Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi
» Eli Fara në lidhje me Fatmir Mediun?
» Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi
» Arqile Gjata
» Elvana Gjata në aksion
» Eli Fara në lidhje me Fatmir Mediun?
» Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi
» Arqile Gjata
» Elvana Gjata në aksion
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi