Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meda nuk është shkurorëzuar

 :: Show Biz

Shko poshtë

Meda nuk është shkurorëzuar Empty Meda nuk është shkurorëzuar

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Mar 2011 - 8:26

Meda nuk është shkurorëzuar Main_meda-me-grua

Në gusht të vitit 2008 në Kosovë u organizua një
dasmë glamuroze e menduar enkas për ceremoninë e martesës së hit
këngëtarit të njohur kosovar Mehedin Përgjegjaj, i njohur në publik me
emrin e artit Meda.

Ceremonia zyrtare është mbajtur në hotel “Grand” në qendër të
Prishtinës, ndërsa aty kanë marrë pjesë një numër i madh i kolegëve të
estradës. Meda është i martuar me Lulen, një fanse e tij nga Kosova, por
që jeton në Suedi, vend ku dhe janë njohur çifti, kur Meda ka mbajtur
disa koncerte atje.

Një vit pas martesës, mediat në Kosovë filluan të hapin thashetheme
duke thënë që Meda është ndarë nga Lulja, e këto fjalë bazoheshin në atë
se këngëtari nuk shfaqej askundi përkrah bashkëshortes së tij, dhe
menjëherë më pas filluan dyshimet nësë vërtetë Meda është divorcuar.

Dhe si për çudi këto thashetheme nuk i ka mohuar asnjëherë Meda në
ndonjë intervistë të tij, teksa ne zbulojmë se këngëtari është shfaqur
përkrah Lules në dasmën e Edonës (vajzës së Sinan Vllasaliut) në dhjetor
të vitit të kaluar.

Meda njihet për zhanrin e tij tallava të cilin e kultivon prej vitesh
dhe siç thuhet falë këtij zhanri ai është pasuruar shumë dhe njëri nga
albumet e tij të fundit ka pasur një shitje të jashtëzakonshme në Kosovë
dhe diasporë, duke u bërë pjesë e historisë së albumeve më të shitura
të muzikës shqipe, e duke thyer rekord edhe nga albumet e këngëtarëve më
të njohur.

Thuhet se në vit Meda fiton deri në 300 mijë euro, ndërsa njihet dhe
për humanitetin e tij të cilin e ka shfaqur gjithmonë duke ndërtuar
shtëpi për familjet në nevojë.

Meda nuk është shkurorëzuar Moz-screenshot-1
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi