Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edita: Maqedonasit ma shpifën mbiemrin me ‘ski’

 :: Show Biz

Shko poshtë

Edita: Maqedonasit ma shpifën mbiemrin me ‘ski’  Empty Edita: Maqedonasit ma shpifën mbiemrin me ‘ski’

Mesazh nga Geri Tue 23 Nov 2010 - 11:29


Shqiptarja Edita Abdiu, e cila kohë më parë fitoi shoun e mirënjohur gjerman “X-Factor”, ka pushtuar zemrat e shumë gjermanëve dhe zviceranëve.Ajo është e lindur në Bern të Zvicrës, ndërsa jeton në Keln të Gjermanisë. Mbrëmjen e së enjtes, ajo ishte mysafire e shout të televizionit gjerman ARD, nën udhëheqjen e moderatorit Harald Schmidt. Gjatë bisedës, ajo para opinionit gjerman ka rrëfyer se si nga mbiemri Zahini, është krijuar një mbiemër i shpifur.“Mbiemri im është disi i shpikur. Kur familja ime ka dashur të shpërngulet nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet maqedonase kishin krijuar një rrëmujë të vërtetë me mbiemrin tim. Ata na emërtuan me emrin e gjyshit tonë Abdi dhe thjesht e kishin shtuar ‘ski-në’. Të parët tanë janë quajtur Zahini. Por, mua më quani thjesht Edita”, ka deklaruar shqiptarja me një buzëqeshje.Në fund të shout televiziv, ajo ka kënduar një këngë me të cilën la mbresa të mëdha te spektatorët, ndërsa moderatori është treguar mjaft i kënaqur nga prania e Editës, duke deklaruar: “Këtë fat nuk e ka secili televizion”.Ndryshe, “X Factor”, është një shou televiziv i cili rrjedh nga Britania e Madhe. Ky shou karakterizohet me konkurrencë në të kënduar, gjersa sot ai organizohet në shumë vende të botës. /Lajmpress/
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi