Filip Shiroka
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Filip Shiroka
Filip Shiroka (1859 - 1935)
Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj.
Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha.
Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë.
Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu.
Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.

Re: Filip Shiroka
Shko Dallëndyshe
Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.
Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim
Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.
Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim
Re: Filip Shiroka
DALLENDYSHE EJA ! ...
Filip Shiroka (1859 - 1935)
[ image disabled ]
Mire se vjen, me krahe te lehte,
Dallandyshe, tuj fluturue !
Mire se vjen ! M' ket ane te xete
T' dheut t' Misirit me dimnue:
Eja, pra, ktu fluturim,
M' gzo me at za gjith ambelcim !
kur je nise t' kam porositun
Atje larg t' shkojsh kah SHqypnija;
M' difto pra, kur ke shetitun
A t' kan ra n' mend fjalt e mija,
Me m' shkue n' SHkoder fluturim,
Me m' j' u fale gjytetit t' im ?!..
Atje malet n' i pac pa,
Jane prej boret nalt zbardhue:
N' ato fushat ne pac ra,
Jane me lule lulezue
Atje n' pac vojt fluturim
Aty asht gjyteti i im !
Barit t' njome gjith atje veshen
Cuka e kodra, e atje ndine
Tue kendue blegtoreshen
Qi kullote rreth bagtine;
Atje n' pac vojt fluturim,
Aty asht gjyteti i im !
N'Shkodren t' ime te SHqypnise
Burrat lejne qi s' dijne c' asht friga,
Cupat e bukura t' urtise
Atje lejne qi s' dijne c'asht flliga;
Atje n' pac vojt fluturim
Aty asht gjyteti i im !
Disheroj shum, por ... nuk po dij
Akam prap fat t' mire me shkue
Nji here tjeter ne SHqypni,
N' Shkodren t' ime me kalue...
Atje du t' shkoj fluturim,
T' vdes, aty n' gjytetin t' im ! ...
T' kam pas thane ... se n' Fushe t' Rmajit
Kam dy vorre t' dashtunise,
Nane e babe kam n' at vend vajit,
QI m' kane lanun t' vorfenise;
Me zane t' and t' permallshem shqim,
A m' ke ba mbi ta vajtim ?!...
A u ke thane se un t' kam cue
Prindet e dashtun me m' i qa ?!..
A u ke thane sa kam lotue
Kur t' kam nise vorrin m' e pa?!...
A e ke thane, t' permallshme shqim,
Kangen t' ande gjith vajtim ?!...
A u ke thane se zemra e ime
N' dhena t' hueja keq u shkri,
Se s' ka gzim, as s' ka ngushllime
Se po digjet per SHqypni?!...
Me zane t' and t' pervajshem shqim,
Ae ke qamun fatin t' im ?!...
Pra dallandyshe, kah ke shetitun
Gjytetin t' im a e ke pa?!...
N' ato vende ku ke rritun,
N' mend per mu a te ka ra ,
Me m' shkue n' Shkoder fluturim,
Me m' j' u fale gjytetit t' im ?!...

NJI LULES SE VESHKUN
luleja e bukur ---- kpute kush te ka ,
Prej shoqesh t' ueja ----- kush t' paska nda ?..
M' je veshke e thamun --- luleja e shkrete,
Qysh se t' kan trete!
Se ti edhe une --- nda pre shoqenise,
Larg prej qytetit ----t' im, prej SHqypnise
Si ti u dogja --- luleja e shkrete
N'dhe t' huejin trete!
Ti, ne kopsht t' andin--- ku ke lulzue ,
T' ka ushqye voesa --- dielli t' ka gzue,
Por tash je veshkun ---- luleja e shkrete,
Tash qi t' kan tret!
Edhe' un, n' dhe t' imin --- gjith i gazmue,
Prindet me knaqshin --- ishe i lumnue;
Por tash po digjem --- luleja e shkret
N' dhe t' huejin tret !

LULES QI M' DERGON NANA E EME
Luleja e dashtun,kur te ka nda
Nga shoqet t' ueja, me lot tue qa,
Kur te ka kputun,me dor te leht,
Nana e ime , o luleja e shkrete.
M' thuej si t' ka thanun, kur t' ka dergue
Te un me ardhun, me m' permallue;
Luleja e Shkodres, m' thuej c' te ka than
Kur te ka nisun e mjera nane?!.
T' ka than se nana pushim nuk ka,
Se per gjith her,po rri tue qa?!..
T'ka than s' e mjera vetem ka mbete,
Ne shpi si qyqe, o luleja e shkrete?!..
Luleja e shkodres,nana t' ka cue
Ktue n' dhe t' misirit, me fol me mue;
Me m' than se e mjera e lige tue vdek,
Disheron me m' pamun,o luleja e shkret!(*)
1900

BYLBYLIT
C'ke bylbyl qi tue gjimue
Qan e nuk prane?
C'ke qi m' rri tue u ankue
Naten per hane?...
Zemren t' ande c' fare idhnimit
Eka depertu?
m'thuej c' asht shaku i ktij ankimit
Qi t' ka trazue?!...
Fushe e male tue kerkue
Fluturim per ere,
Co ma mire zaninn me kendue,
Pse qan per here!
*
* *
Len t' qaje ai i shkrete
Qi dheut t' vet asht largue,
Qi atje disheron me shkue
E atje me vdeke!..
Ah ! ai, po,ai t' vajtojne
Qi n' mall t' dheut t' vet po shkrihet,
Qi zemra gjith i grihet
Sa dite t' kalojne!
Por ti qe qan gjith here ,
Kush t' thote ty me vajtue?..
Kur qaj, pse qan me mue
Bylbyl' i mjere?!..
*
* *
M' thuej, a t' dha ty perendija
At za t' ambel me m' vajtue,
A t' tha mjerimet e mija
Me m' i qamun tue kendue?!
M' qaj, bylbyl me ate za te mire ,
Se jam Shkodren tu, e dishrue;
M' qaj se s' jam si ti i lire
N' qytet t' imin prap me shkue!
M' qaj bylbyl, kur drita e hanes
Bje mbi vorret me i zbardhue,
M' qaj, bylbyl, o mbret' i kanges
Se n' dhe t' huej kane me m' vorrue!
1898.
C'ke bylbyl qi tue gjimue
Qan e nuk prane?
C'ke qi m' rri tue u ankue
Naten per hane?...
Zemren t' ande c' fare idhnimit
Eka depertu?
m'thuej c' asht shaku i ktij ankimit
Qi t' ka trazue?!...
Fushe e male tue kerkue
Fluturim per ere,
Co ma mire zaninn me kendue,
Pse qan per here!
*
* *
Len t' qaje ai i shkrete
Qi dheut t' vet asht largue,
Qi atje disheron me shkue
E atje me vdeke!..
Ah ! ai, po,ai t' vajtojne
Qi n' mall t' dheut t' vet po shkrihet,
Qi zemra gjith i grihet
Sa dite t' kalojne!
Por ti qe qan gjith here ,
Kush t' thote ty me vajtue?..
Kur qaj, pse qan me mue
Bylbyl' i mjere?!..
*
* *
M' thuej, a t' dha ty perendija
At za t' ambel me m' vajtue,
A t' tha mjerimet e mija
Me m' i qamun tue kendue?!
M' qaj, bylbyl me ate za te mire ,
Se jam Shkodren tu, e dishrue;
M' qaj se s' jam si ti i lire
N' qytet t' imin prap me shkue!
M' qaj bylbyl, kur drita e hanes
Bje mbi vorret me i zbardhue,
M' qaj, bylbyl, o mbret' i kanges
Se n' dhe t' huej kane me m' vorrue!
1898.
Re: Filip Shiroka
NANES S' IME
Gith n' vaj m' mbushet zemra kur rri tue mendue,
E sa here prej mallit loti m' ka pikue;
M' duket se po t' shoh prap tue gjimue!..
Edhe mendja e ime kalon tue kujtue
Kohen t' vogjeliss' eme , qi shpejt ka kalue;
M' vjen se me ata sy t' zez je prap tue m' shique,
Se msimet e zanin t' and jam tue ndigjue.
Nane ! sa me shpejt vetem m' le m ket bote te lasht,
Nane ! a s' po shef se rrkaj po shkojn lot e mij?!..
Ah!.. m' ka vdekun nana qi aq shum m ' ka dasht!
Por , nane, nuk ke vdekun ! Atje me t' yn-Zone,
Ti je tash tue gzuemun,' dhe nga ajo lumni
Birin t' and bekoje, si ke pase zakon!..
1899.

SI PO PRISHET GJUHA SHQYPE?..
Gjyshat t' one , eh pacin drite!
Njerz kok trash, kurrgja skan dijt:
Jan kene t' hutuemun!..
Ata t' mjert s' kan dijt at hera,
As buon giorno, as kali spera,
As sabah sherif teheir-osllun!
Na sot jem per t' u luvdue,
Dijm me fol, me bisedue,
Nga mendja jem holluemun!
Cojme n' dhe t' huej djalin m' u msue,
Kombin t' one m' e perparue,
Dhen t' one m' e nderumun;
Rri ne shkolle djali pes-gjasht vjet ,
Kur vjen n' shkoder , shqyp nuk flet,
Shqypen ka harruemun!!
Kur flet SHqyp, asht cud m'e ndi
Gjys-per-gjys tue e perzi
Me fjalt' gjuhve t' hueja!..
Thote: me thane la verita
Ktu ne shkoder sot dicka
Civilizuemun...
La gioventu ka studiue
Di me fole, me ragionue,
Po m' vjen mire: bravissimo.
Veramente, n' shkolla t' hueja
Me kene me studiue dhe grueja,
Kish me u ndrite il popolo;
Se n' dhe t' huej asht rispettata,
Grueja asht emancipata,
Nuk asht schiava e burrave!..
Dhe kah ana e Toskenis
Ku jane shkollat e greqis,
Cud asht me i ndigjuemun;
Atje Toska t' thot gjith hera:
Mire mbrema, kali imera
Si te kam , kalamoise?!
Thuej : c' po bahet nga greqija?
T' thote: atje asht elefterija,
Bota esht e gezuar!!
Nga Jakova e nga Prizreni,
N' Stara Serbia(:!)ku i krishteni
Msohet n' shkolla t' Serbeve,
Tue fole SHqyp t' thot me pa hir:
Si je brate, nadja e mire,
Dobro itro, kakoti?..
E kshtu gjuha po shemtohet,
Dhe kshtu kombi po mjerohet
nga shkollat e hueja!..
1898.
Gjyshat t' one , eh pacin drite!
Njerz kok trash, kurrgja skan dijt:
Jan kene t' hutuemun!..
Ata t' mjert s' kan dijt at hera,
As buon giorno, as kali spera,
As sabah sherif teheir-osllun!
Na sot jem per t' u luvdue,
Dijm me fol, me bisedue,
Nga mendja jem holluemun!
Cojme n' dhe t' huej djalin m' u msue,
Kombin t' one m' e perparue,
Dhen t' one m' e nderumun;
Rri ne shkolle djali pes-gjasht vjet ,
Kur vjen n' shkoder , shqyp nuk flet,
Shqypen ka harruemun!!
Kur flet SHqyp, asht cud m'e ndi
Gjys-per-gjys tue e perzi
Me fjalt' gjuhve t' hueja!..
Thote: me thane la verita
Ktu ne shkoder sot dicka
Civilizuemun...
La gioventu ka studiue
Di me fole, me ragionue,
Po m' vjen mire: bravissimo.
Veramente, n' shkolla t' hueja
Me kene me studiue dhe grueja,
Kish me u ndrite il popolo;
Se n' dhe t' huej asht rispettata,
Grueja asht emancipata,
Nuk asht schiava e burrave!..
Dhe kah ana e Toskenis
Ku jane shkollat e greqis,
Cud asht me i ndigjuemun;
Atje Toska t' thot gjith hera:
Mire mbrema, kali imera
Si te kam , kalamoise?!
Thuej : c' po bahet nga greqija?
T' thote: atje asht elefterija,
Bota esht e gezuar!!
Nga Jakova e nga Prizreni,
N' Stara Serbia(:!)ku i krishteni
Msohet n' shkolla t' Serbeve,
Tue fole SHqyp t' thot me pa hir:
Si je brate, nadja e mire,
Dobro itro, kakoti?..
E kshtu gjuha po shemtohet,
Dhe kshtu kombi po mjerohet
nga shkollat e hueja!..
1898.
Re: Filip Shiroka
PLEQNIJA
O pleqt e dashtun, pleqet e bekue,
Dy fjal po i flasim permbi pleqni,
Si ju edhe un keq jam plakue,
Por, kadale t' flasim , kush mos me ndi!
Si gjetht e mandit qi n' dimen bijne ,
Shpenset e tij grihen, natyra e ndine
Se s' punojne gliqet si tjeter here!
Ata qi kemi njoft,te gjith kan dek,
Q'i kemi dashtun e n' a kan dasht
Ne rini t ' onen...e s' n' a ka mbete
Vec se kujtimi i kohes s' lashte!
Dora n' a dridhet, floket jan zbardhue,
'Dhe drita e synit nise me n' a lane;
Me shkop po ecim per mos m' u rrxue,
'Dhe veshet s' po ndjene, kanekane nise m' u zane!
Kot mbahet plaku si burr i forte,
Eshkon e rruhet dy here ne jave;
Por... t' rijte e shohin se asht ba per shporte;
Edhe po piqet si mishi n' tave!
Kot flet e qeshet me t' rije t' reja,
Kot e mba vehten si gjeli n' pleh,
Se me ate tallen' dhe grat' e veja
Kur shohin plakun si do m' u ngreh!
Por!...s' asht nevoja kot m' u idhnue,
Gjith here plaku per nder asht kene;
'Dhe ner gjith shpijat per m' e nderue
Ne krye te vendit plakun vene.
T' gjith pyesin plakun,t' tane e ndigjojne,
S'e dijne se plaku e ka urtine,
'Dhe ner ngaterrime te plaku shkojne,
Me arsye t' plakut e gjejne dobine.
*
* *
S' po flas per plakat,as s' kam c' me thane,
Se s' kam pa plaka un njiher:
T' tana jane t' reja,per gjith vend jane
Si njajo luja qe cile ne prandvere.
Nana e pare , Eva, i ka urue,
I ka thane: qyrni, o femijete mij,
Ma vone njerzit kane per t' u shtue
,,Gjith here m' a paci flokun e zi!''
Floku i bardhe m' krye kurr mos t' u mbese
Por qofshin thijat per burra e pleq;
Se burri o t' mjera, asht i pa bese,
E... shiqon t' rejat: mos Zot ma keq!...
'Dhe i ka dhane grues kto msime tjera:
Kur te kesh mbushun vjetet katerdhete,
Coju si dielli kur del prendvera,
E thuej se s' ke vec se tridhete.
Folni edhe qeshni e bisedoni
Ka hije fjala e grues s' re :
Cakun e urtise mos e kaloni,
Gjith here urtija asht nder per ne.
Vjeher kur t' bahesh, mendo o grue,
S' edhe ti nuse ke kene nji here ,
'Dhe si ti reja dishron me gzue,
S'asht rob i blemun me fjale m' e there.
Ashtu edhe reja duhet t' mendoje
Me kene per vjehren e saj si bi:
Gjuha gjith here mjalt te pikoje
Se gjuha e ambel lumnon ne shpi.
N' Hadet (Libano) 14 Qershor 1931

KOMBIT T' ONE
Vime nga Pelasget,njerz te lavduem
C'ne kohet e vjetra te njerzize,
Jemi t' permendun e te nderum
C' ne kohe te mocme te historise.
Komb kreshnik jemi ushtare,
Kemi luftue trimnisht gjithmone,
Nga Shqypja kemi emnin Shqipetar,
Me Shqype kemi flamurin t'one .
Asht mjaft i vleret kombi' i Shqyptarit,
Me te mira Zoti e ka begatue;
Por... c' se pat ramun n' dore t' barbarit,
Ky komb i ndercim keq asht mjerue!
Ne mest t' one solli anmiqesine,
Vllaznit me vllazen t' vet i helmoi;
N' a hupi nderen e bashkine
'Dhe n' faqe t' botes keq n' a turpnoi;
Fjalt e anmikut tue i ndigjue
" Baba Daulet (?!)" s' asht tue n' a lane
Ne Shypnit' onen Shqyp me na mesue,
E n' shkolla t' hueja fmijet t' one po nxane;
Per me n' a mbajtun ne robeni,
N' a suell mjerime, n' a ka rrenue,
E drejta hupi,e ne Shqypni
Nuk ka Shqyptari ku me ankue!..
Coniu nga gjumi birt e Kastriotit,
Se robnija turp asht per trimnin;
Coniu bre burra,per Emen t' Zotit,
Ner male e n' fusha qitni kushtrimin!
Coniu sokola, coniu nji here,
Cou, njeshi armet burr' i Shqypnise:
Perpara botes s' ka robi ndere:
Turp asht per trimin zgjedha e robnise!---

MALEVE TE SHKODRES
Gjith here n' mend u kam malet e dashtnue,
E zemra e ime n' dhena t' hueja keq lengon;
Tridhete vjet te gjata , o male, kam kalue,
Tridhet vjet qi zemra ime po i deshron !
Po , gjith here u kujtoj!...N'at kohe kur prendojne
Hyjt,edhe kur dielli malet i praron !
'Dhe kur zogjt ner gema t' lisave kendojne
Kangen aq t' bukur qi n' a Permallon !...
Po gjith here u kujtoj!...Me u sose kur t' jet nisun
Dita, dhe kur dielli mbas malit kalon;
'Kur hana e bukur , si nuse e stolisun,
Del, e me drite t' sajen shkodren e zbardhon!...
Oh ! gjith here u kujtoj!... Kur nise me dale vera,
Mal' e cuka e kodra kand-e-kand lulzon,
Kur vjen vapa e gushtit - edhe kur at hera
Vjen vjeshta e bekume qi me peme n' a gzon!..
Po, gjithhere u kujtoj !.. Dimni kur afrohet,
E kur n' voter t' eme zjarmi flakuron;
Tham: n' Shkoder me bore tash mal e koder mbulohet,
Fryjne me duhi ernat e uji akullon ! ..
Dhe naten kur bota n' gjume asht tue pushue,
Shkoj me fjete, por mendja atje fluturon;
Se n' ander u shof, o vendet e dashtnue,
E prej mallit zemra ime gjak loton !..
1922.

MAJI
Vjen muji i luleve, t' kaluemen Prilli,
Te gjith male e fusha veshen e lulezojne;
Eren ma t' kandshmen e shpraze drandofilli,
N'gemba t' tij bylbylat nisin e vallzojne;
Rrezet e shkelqyeshme n' mjes i flakron dielli,
Zogjt tuba tuba me gezim fluturojne,
Rrogojne bujqit arat, tui kendue gjith cilli,
Berret n' bjeshke t' malit blegtoret i cojne.
I mallshemm per njerin asht muji i majit,
Lulet jane shemtyra e shpreseve t' djelmnise,
At here kur s' dihet vec se emni vajit...
Gjith nder lule jeta , se shkon , pace kujtue,
Por shpreset e mija , c' se dola prej Shqypnise,
Si lulet e Majit jane bjerre e kane shkue !...
1900.

NE DITEN E LIRISE S' ONE
Mire se erdhe, me rreze rrethue
Diell, i bukur i dites s' Lirise,
Qi shkelqen sot n' dhena te Shqypnise
Ku Shqyptari robnijet peshtoi !
Oh! sa e bukur kjo dite e bekue
Vllaznit t' one, sot, gjith-kah po gezojne,
Zemrat t'ona sot t' gjitha kendojne
Lirine shejte qi kombin gjalloi !
Oh sa i bukur Flamur' i nderum,
Gjith me lule te njoma stolisun;
Dhe sa e bukur n' pelhure e qendisun
Shqypja e burrit qi pruni lirim !
Sot n' dhe t' onin pleqt t' one te gezuem,
Ket Flamur shejt me malle e shiqojne,
Burrat e nuset e cupat kendojne
Kngat te luftes qi suellen bashkim!
Me gazmend qi ka robi i lirue,
N' male e n' fusha vikate brohorija,
Fusha e malet thone :"rrnofte Shqypenija,
Se sot robi lirimin e gjet!"
Shprazi, shprazi o diell' i bekue,
Gjith-kah shprazi ato rrezet te arit,
Gjith-kund shprazi ku djal'i shqiptarit
Ka derdhe gjakun per kombin e-vet !
Se ai gjak i bekuem po ngrofet,
Se fatosat e-vdekun gazmojne,
Tue pa vllaznit e-tyne qi gezojne
Lirin shejte qi kombin gjalloi!
Skander Begu nga vorri n' a cohet
Lod gazmendi nga synit tue pikue,
'Dhe con doren e-ti me bekue
Ket Flamurin qi kombin lumnoi ! -
1912.

MSIMET E HARAPIT
Mos thuej se asht i vorven (1) nj'q'kane vdekun
Prindet, dhe i vobet (2)keq n' rruge ka mbetun ;
Por ka mbete i vorfen nj' ai qi ne rini
As urti s' ska msuemun kurr, as dituni.
Se gjaku as gjinija djalin s' e nalton,
Por veprat e mira ata vec e cmojne:
N' dac me t'nderue,djal,t' nderon vec urtija,
E n' dac me t' naltuemun,t' nalton ditunija.
Mos thuej kurr pse paske t' holla je zotni,
Ty aret e bashtinat nuk t'japin madhni:
Zotni per me t' thirrun duhet te jesh bujar
E zemra edhe gjuha duhet t' pikojne ar.
Oh ! mos te genjeje mendja kot me n'a u madhshtu
Ne qofte se katundi kryetar t' ka vu :
Drejtesi po s' pate ,emen s' ke as ndere,
Se m'je si rrshiqi i mbushun me ere;
E lisin ma t' naltin ma shum e tundin
Ernat, dhe goglat me pa-hir j' a shkundin.
'Dhe deka asht per t' drejtin ndere e bukuri,
Ma e bukur se dita e marteses s' ti.
*
* *
Oh mos thuej, cupe, je e re, mos thuej,je e bukur,
Se cmimin ma shum nuk e ke, vec sa nji flutur !
Por cupen e bukur urtija e lulzon,
Edhe para botes bukuri m' i shton.
E cupa puntore?..Ajo vec ka shum ndere,
Se ajo asht si dielli qi ndrite ne prandvere,
Ajo asht si zana qi gazmend i nep
Gjinis s' saj e nji dit edhe burrit t' vet.
Grueja!.. oh grues Zoti n' a i ka thane ,
Me j' u ba ndime burrit e fmive t' vet nane;
Nuk njehet per grue ajo qe per ftyre
E hup kohen e vet m' u hieshue n' pasqyre,
E cupa edhe gruaja per me ken e urte,
T' ult do t' a kene zanin e gjuhen e shkurte;
Sepse gjuha e femnes nji pushtet t' madh ka
Zemrat me i pajtuemun a me i djege, me i vra...
Femna ka mjalten qe fik idhnimin
Edhe n'mest t' anmiqven' n' a sjell dashtnimin;
Por ... ka edhe helmin ne gjuhen e vet ,
E ne gjuh ka zjarmin qi ndez nji gjytet !..
Pra, vesha as mbatha femnen s' e nalton,
As pektat e ' arta turpin nuk e mblojne:
SHkrolat e lulzueme dinarin s'e cmon,
Vec ari kulluemun ai vjeftim i shton.
1922

D I M N I
Trishtim sjell dimni, m' bahet se po m' shkrihet
Permallshem zemra qi nuk di me diftue,
Gembat e lisit lkunden gjith e ndihet
Kah po i rreh murrlani sikur me gjimue.
Bima prej brymet e akullit po ngrihet
Hidhen gjethet e mandit poshte tue rrokullue
Me duhi fryn era, edhe qilla xihet
Bje shiu, dhe vetima vjen tue bumbullue.
Dhe kur bje bora, ateher gjith zbardhohet
Mali edhe fusha; vec kur j' a nise me ardhe
Prendvera, rishtas toka prap lulzohet;
Oh! por jeta e nierit ne mbarim kur mrrijne,
Edhe bora e pleqnise flokt e kres i zbardhe,
Prendvera qi prap vjen, jeten s' e pertrine !

B U R R I (Pyrrhus)
--Une SHqypja jam, por nalt me fluturue
Pa ju nuk mundem,ju jeni flatrat t'mi ! --
Keshtu i thote Burri ushtris s' vet t' lumnue
Kur e mblidhte e bahej gati n' lufte me u pri .
Kur ndieu se Roma , boten me mjerue,
Kand -e-kand shum lufta ishin tue pertri:
--Me Romanet----tha--t' shkojme, o djelm, me luftue,
E t' merret vesht c' burra lejne te na n' Shqypni ! --
Atje u nis edhe urysh ushtris s' Romes i ra ,(1)
Trimnisht n' at luften qi kurr nuk harrohet,
'Dhe u bind n' anmikun aq trimni tue pa.(2)
Prap, n' tjera lufta, mbas ksaj luftes leshohet,(3)
Shqyptari ndezun me nji guxim, qi sa
N' luftaret t' nderuemun Mbret Luftar emnohet.
1897
--------------------
N' Eraklea,280 vjet para J.Krishtit.

NJI ANDER
VJERSHE E KUSHTUME TRATHTORVE T' ONE...
Le souvenir a des instants d' agonie
bien amere...
* * *
Nji nate, n' javen tjeter,rash ne shtrat me fjete,
Zemra m' ish helmue, gjumi m' kishte trete,
Mejtoshe c' po vuejne tash burrat e Shqypnise
Prej disa halldupve n' sherbim t' qeverise,
Prej trathtorve t' kombit,qi per me fitue,
Kundr' atdheut veprojne,Shqypnine me shemtue;
E keshtu i helmuemun nuk dijta se c' tham,
Shava t' tane njerzit ' dhe baben Adam!
N' ket idhnim gjumi m' kishte ardhe,
E... nji plak me mjeker t' bardhe
Erdh, me petka porsi bore
Edhe me nje shkop ne dore :
------C' ke, bre bir- m' thote -c ke me mue,
Qi m' ke sha e m' ke trazue? ..-
- M' ndiei,o plak - thace,gabim ke,
- Nuk t' kam sha as s' di kush je ! -
Nuk po m'njeh - tha - m' shiqo mire:
Jam Adami plak,bre bire! -
Sa e njohta Adamin t' drejten i diftova,
Se me njerzit e botes shum keq u zemrova,
Qi Shqypnin po e hupin keta njerz t' keqij,
Kta trathtore t' kombit qi jane fares s' tij.
-Fares s' ime ? mos xen bese! -
Tha - j' u ngrehne flokt e krese.
- O babe - thace - bota nji tjeter
Nuk ka pase, se ti ma t' vjeter ...-
- Po baj cude - tha - me t' vertete
S' po di, Eva, ku i ka gjete,
Kta trathtor te patyzone
Qi turpnuene emnin t' one;
E ... me idhnim briti tue thane :
''Fares s' ime kta nuk jane !,,
Se ... me kene t' ont - tha tue qa
Gruen kishe tash m' e nda !!..
Por kta njerz kane le ma vone
Prej Kainit t' patyzone,
Qi ka mbytun vllan e vet,
E nder ' ta mallkimi vret,
Vret mallkimi i Perendise,
Q' i turpnon para njerzise !

"K U SH T R I M I,,
La trompette a jete le signal de alarmes:
Aux armes ! et l' echo repete au loin :Auxarmes!
Lamartine
Kur dhene t' one n' rrezik e kemi,
Pleq e t' rij cohemi m' kambe,
Mal ne mal vikate kushtrimi,
Kalon zani ane per ane ;
Gjith kush asht shqyptar lekundet ,
E rrok pushken gjith kush mundet
Tue vikate ,si c' kemi zakon:
"Bini burra anmikut t' one !"
Bini burra anmikut t'one!
Thrrasin nanat djelmnise!
Bini burra anmikut t'one !
Gjimojne malet e Shqypnise.
Gjith kush asht Shqyptar lekundet
E rroke etj.
Nuk n'a ndane kisha as xhamija,
Te gjith lidhemi me nji bese,
Urysh n' lufte bie djelmnija
Marre kombit mos ti mbese.
Gjith kush asht Shqyptar lekundet,
E rroke etj.
Me gjak t' vet n' a kane lane shkrue,
Babat t, one n' fushe t' ushtrise:
Djal mbas djalit qofte turpnue
Ai qi s'i del zot Shqypnise!
Gjith kush asht Shqyptar lekundet
E rroke etj.
Se n' ket dhe jane shpijat t' ona,
Fushe e male t'onat jane ;
N'dhenat'ona anmiq nuk dona,
Votrat t'ona anmiq xane !
Gjith kush asht Shqyptar lekundet,
E rroke etj.
Gjuha Shqyp gjith kahe ku flitet
Dhe ku lene burr'i Shqypnise,
N'qofte se anmiku po afritet
Ndeshe sokola n'lame t' ushtrise.
Gjith kush asht Shqyptar lekundet,
E rroke etj.
Keto vende,Shqyptart me vlere,
I kan la me gjak t' djelmnise,
Jane t' urueme, dhe gjith here
Jane vakyfi i Perendise !
Gjith kush asht Shqyptar lekundet,
E rroke,etj.
Jemi bijt e Kastriotit,
Per soj na e kem burrnine:
Tym e flake,me ndime te Zotit
Shprazin malet per Shqypnine
Gjith kush asht Shqyptar lekundet
E rroke pushken gjith kush mundet
Tue vikate, si c' kem zakone:
"Bini burra anmikut t'one !"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi