Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kupa e Shqipërisë: Bylis eliminon Flamurtarin, përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste

Shko poshtë

Kupa e Shqipërisë: Bylis eliminon Flamurtarin, përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste Empty Kupa e Shqipërisë: Bylis eliminon Flamurtarin, përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste

Mesazh nga Geri Wed 8 Dec 2010 - 8:56

Kupa e Shqipërisë: Bylis eliminon Flamurtarin, përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste Kupaaaaaaaaaaaaaaaaaa1




Bollëk golash në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së 59-të të Shqipërisë. Plot 22 gola, që u janë shtuar golave të realizuar në ndeshjet e para të këtij turi, kanë nxjerrë edhe skuadrat e kualifikuara për më tej, duke konfiguruar katër çiftet e turit të tretë të kësaj veprimtarie të rëndësishme kombëtare në futboll. Fitore të thella kanë arritur Laçi ndaj Gramozit, në ndeshjen e luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, 4-0, ku 3 gola i ka realizuar sulmuesi Selimi, aq sa ka triumfuar edhe Vllaznia ndaj të rinjve të Elbasanit (skuadra e parë e ka bojkotuar stërvitjen prej ditësh, për shkak të mospagimit të rrogave dhe nuk ka udhëtuar drejt Shkodrës, për të luajtur). Duke qenë se stadiumi “Loro Boriçi“ është vënë në dispozicion të helikopterëve, që ulen dhe ngrihen aty, duke dërguar ndihma për popullin e përmbytur shkodran, por edhe duke evakuar të rrezikuarit, ndeshja e Kupës është luajtur tek e ashtuquajtura “fusha e këpucëve të lëkurës“. Një kualifikim i lehtë i kuqebluve, që kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Elbasan, ashtu si i kurbinasve, që përplasen me njëri-tjetrin në turin e tretë, duke përvijuar çiftin Vllaznia-Laçi.
Dinamo e ka zhvendosur vendin e zhvillimit të ndeshjes së kthimit me Kamzën pak para nisjës së saj. Nëse ishte planifikuar që ndeshja e kthimit e turit të dytë të Kupës të zhvillohej në kompleksin blu, një orë para startit të saj është kaluar te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa“. Kjo ka sjellë edhe vonesë në fillimin e kësaj sfide, e cila, megjithatë, është zhvilluar normalisht dhe është fituar 2-0 nga kampionët në fuqi. Një gol i Bakajt dhe një tjetër i Sefës, kanë mjaftuar që blutë të kalojnë në turin tjetër, ku do të përballen me Shkumbinin e Peqinit. Bardhekaltrit, nga ana e tyre kanë barazuar 2-2 në Peqin, ndaj Kastriotit, por falë fitores së arritur në Krujë e kanë “kaluar lumin“.
Tirana e ka luajtur ndeshjen e kthimit me Adën e Velipojës në kompleksin “Skënder Halili“. Aty ku miqtë kanë fituar në pjesën e parë, me golin e Gjinit, por në të dytën ka barazpeshuar gjithcka Gentian Muca, pastaj ka kaluar bardheblutë në epërsi i riu Sorra. Në fund të lojës ka qenë sërish Gjini, për velipojakët, ai që ka vulosur barazimin 2-2 në këtë ndeshje. Duke llogaritur se ndeshjen e parë në Velipojë, Tirana e kishte fituar me rezultatin 3-0, ata kalojnë në turin e tretë të Kupës, ku do të ndeshen me Bylisin e Ballshit. Mallakastriotët kanë bërë surprizën më të madhe të këtij turi, teksa kanë eliminuar Flamurtarin, mjaft ambicioz në këtë edicion, që udhëheq edhe kampionatin e superligës. Një goditje e madhe kjo për kuqezinjtë e drejtuar nga Gugash Magani, që detyrohen t’i “lajnë duart“ me Kupën qysh në turin e dytë, ndërsa ballshiotët meritojnë komplimenta për këtë sukses. Barazimi i bardhë në ndeshjen e parë, të luajtur në Ballsh, ka prodhuar fitoren minimnale të mallakastriotëve në kthim, në Vlorë, teksa goli i mesfushorit Gega, realizuar që në minutën e 11-të të lojës, i ka dhuruar kualifikimin Bylisit. Që do të ballafaqohet, sikurse thamë, me Tiranën 24 herë kampione të vendit në turin pasardhës.
Në ish-fushën e vjetër të Kavajës, jo në stadium, Besa ka pritur Lushnjën, në ndeshjen e kthimit, të cilën e ka fituar minimalisht, 1-0, me golin e Bilal Velisë, realizuar në minutën e 15-të. Kësisoji, verdhezinjtë e shohin veten në turin tjetër të Kupës, ku do të ndeshhen me Skënderbeun e Korçës. Juglindorët, për të mbërritur këtu, kanë mundur në kthim, në “Niko Dovana”, Teutën e Durrësit, falë dy golave në pjesën e dytë, të realizuar nga Joliç dhe Soza. Një hakmarrje korçare kjo për humbjen e pak ditëve më parë të Skënderbeut në Durrës, në kuadrin e kampionatit.

Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja edhe pasqayra e plotë e turit të dytë të Kupoës së 59-të të Shqipërisdë (në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para të turit të dytë).



(08.12.2010)
Grupi A
DINAMO-KAMZA 2-0 (3-2)
Shënues: Bakaj 9’, Sefa 59’

TIRANA-ADA 2-2 (3-0)
Shënues: G.Muça 55’, Sorra 60’ / Gjini 28’, 80’

FLAMURTARI-BYLIS 0-1 (0-0)
Shënues: Gega 11’

SHKUMBINI-KASTRIOTI 2-2 (3-1)
Shënues: Mustafaj 17’, Gërboviç 63’ / Alikaj 37’, Babiç 61’

Grupi B
BESA-LUSHNJA 1-0 (0-0)
Shënues: Velija 15’

LAÇI-GRAMOZI 4-0 (2-2)
Shënues: Selimi 38’, 40’ (pen), 60’, Hysa 48’

VLLAZNIA-ELBASANI 4-0 (1-0)
Shënues: Jovanoviç 18’, 35’, Hasani 44’, Kaçi 84’

TEUTA-SKËNDERBEU 0-2 (0-0)
Shënues: Joliç 48’, Soza 80’

……………………………………………………………………………………………….

Ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës
(24.11.2010)
Grupi A
KAMZA-DINAMO 2-3
Shënues: Ceka 83’, Kënga 89’ / Vila 72’ 86’, Sekseni 81’

ADA-TIRANA 0-3
Shënues: Morina 58’, Hajdari 80’, 87’

BYLIS-FLAMURTARI 0-0

KASTRIOTI- SHKUMBINI 1-3
Shënues: Mucollari 67’ / Nora 51’, Mustafarj 53’, Gerbovic 80’

Grupi B
GRAMOZI-LACI 2-2
Shënues: Muhaj 80’, Mudeini 86’ / Kaja 4’, Kastrati 70’

ELBASANI-VLLAZNIA 0-1
Shënues: Shtupina 60’

SKENDERBEU-TEUTA 0-0

LUSHNJA-BESA 0-0

……………………………………………………………………………………………….

Turi i tretë i Kupës së 59-të të Shqipërisë
(16.02.2011 - 02.03.2011)
SKËNDERBEU - BESA
VLLAZNIA - LAÇI
SHKUMBINI - DINAMO
BYLIS - TIRANA
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi